| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Nė Strazburg, mė 16
dhjetor 1998, nė selinė e Parlamentin Evropian nė Strazburg |
|
| |
Ibrahim Rugova nderohet me Ēmimin Saharov |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
1 shkurt 2006 /TN /QIK
-
-
Nė Strazburg, mė 16
dhjetor 1998, nė selinė e Parlamentin Evropian nė Strazburg, Dr.
Ibrahim Rugovės, nė njė ceremoni madhėshtore iu dorėzua Ēmimi
Saharov nga kryetari i Parlamentit Evropian, Hoze Maria Robles
Delgado.
-
Nė praninė e parlamentarėve, tė mysafirėve tė shumtė evropianė
dhe nga Kosova dhe tė disa prej laureatėve tė deritashėm tė
kėtij Ēmimi tė lartė, nė kėtė ceremoni arsyetimin e dhėnies sė
kėtij ēmimi e paraqiti kryetari i Parlamentit Evropian, Hoze
Maria Robles.
-
Duke folur pėr personalitetin e dr.Ibrahim Rugovės, zoti Robles
tha se "njeriun qė po e nderojmė sot ka zgjedhur rrugėn e
mosdhunės dhe tė negociatave nė kėrkim tė njė zgjidhjeje
politike, qė do t'i garantonte liritė themelore pėr popullin e
Kosovės". Rruga qė ka zgjedhur dr.Rugova pėrfshin edhe lirinė e
vetėvendosjes pėr popullin e tij, siē jepet nė Konventėn e
OKB-sė, theksoi zoti Robles.
-
Dr. Ibrahim Rugova, tha nė fjalėn e tij Kryetari i Parlamentit
Evropian, ėshtė njeriu rreth tė cilit kanė mundur tė
bashkoheshin bashkėvendėsit e tij, tė cilėt e kanė zgjedhur
pėrfaqėsues tė tyre nė rrehana mė tė jashtėzakonshme, tha ndėr
tė tjera z.Robles, duke pėrkujtuar se kėtė Ēmim e ka marrė edhe
Adem Demaēi.
-
Fjala e Ibrahim Rugovės
me rastin e marrjes sė Ēmimit Saharov
-
Kryetari i Republikės Kosovės Ibrahim Rugova, duke u falenderuar
pėr kėtė mirėnjohje tė lartė tė Parlamentit Evropian, tha: - Kam
kėnaqėsi tė madhe qė sot gjendem nė kėtė institucionin mė tė
lartė evropian. Kjo kėnaqėsi ėshtė mė e madhe meqė ky
institucion mė nderoi me ēmimin e vet mė tė lartė, me Ēmimin
Saharov, i cili tashmė ėshtė bėrė i njohur nė Evropė dhe nė
mbarė botėn. Brenda kėtyre dhjetė viteve ky ēmim ėshtė bėrė
simbol pėr paqe, liri dhe humanitet.
-
Zoti president, e them me gjithė mend, se ky ēmim ėshtė njė
mirėnjohje pėr mua personalisht dhe pėr popullin e Kosovės,
rezistencėn e tij paqėsore dhe sakrificat e tij.
-
Poashtu e them me gjithė zemėr se Parlamenti Evopian si dhe
Kongresi Amerikan janė institucionet e para tė larta qė sė pari
kanė reaguar pėr Kosovėn qe mė se njė dekadė dhe e kanė
pėrkrahur vazhdimisht.
Shumė deputetė tė kėtij Parlamenti tė nderuar e kanė vizituar
Kosovėn dhe i kanė dhėnė forcė popullit tė saj pėr tė qėndruar.
-
Zoti president, brenda kėtyre dhjetė viteve nė Kosovė kemi
arritur tė ndėrtojmė njė shoqėri civile. Sė pari vendosja e
rendit demokratik, mbajtja e sistemeve krusiale siē janė:
arsimi, ekonomia e vogėl, bujqėsia, shėndetėsia dhe
solidariteti. Tė gjitha kėto populli i Kosovės i ka bėrė me njė
fuqi tė madhe shpirtrore, pėrkundėr dhunės, dhe represionit
sistematik mbi tė. Ky popull gjatė kėtyre viteve ka treguar me
shembullin e tij se di tė organizojė shoqėri dhe institiucione
demokratike tė realizuara pėrmes rrugės paqėsore, aktive me
sakrifica tė mėdha.
-
Qė nga marsi i kėtij viti Kosova u gjend nė gjendje tė rėndė dhe
dramatike. U vranė shumė njerėz dhe u bėne shkatėrrime masive,
tė fshatrave dhe qyteteve. Gjendja nė Kosovė ėshtė ende e rėndė
dhe e ndieshme.
-
-
Shpresojmė se me
vendosjen e misionit tė OSBE-sė dhe tė angazhimit tė NATO-s do
tė arrijmė tė qetėsojmė gjendjen dhe tė krijojmė mė shumė
hapėsirė pėr zgjidhje politike. Theksojmė se zgjidhja me e mirė
pėr Kosovėn ėshte, Kosova e pavaruar me tė gjitha garancat pėr
serbėt e Kosovės dhe njė prorektorat ndėrkombėtar si fazė
kalimtare.
-
Pavarėsia e Kosovės do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė
botės. Sė pari do tė qetėsonte Shqipėrinė, Maqedoninė madje edhe
Serbinė. Pra do tė ishte njė faktor stabilizues nė rajon. Po
punojmė nė njė marrėveshje kalimtare pėr Kosovėn e cila do tė
qetėsonte gjendjen, do tė linte derėn e hapur pėr tė ardhmen e
saj.
-
Zoti president, ndjehem posaēėrisht i nderuar me Ēmimin tuaj nė
vitin jubilar dhe po ashtu qė mė ndahet nė 50-vjetorin e
Deklaratės sė OKB-sė pėr tė drejtat e njeriut, e cila ka ngritur
nė botė vetėdijen pėr njeriun.
Edhe njė herė i falėnderoj deputetėt e kėtij institucioni tė
lartė, shpresoj e dėshiroj qė njė ditė edhe Kosova tė ketė
vendin e vet kėtu, sepse siē thoshte profesori im i nderuar,
Roland Bart, dėshirat duhet t'i vendosim nė politikė nė aksion,
sepse janė pjesė e njerėzve dhe e popujve.
-
Zoti president, mė lejoni qė kėtė fjalė timen ta pėrmbyll me njė
proverb shqiptar, tė njėrit nga popujt mė tė vjetėr tė
kontinentit, se "shtėpia nuk mbahet pa miq".
-
-
Kosova sot mund tė
themi se ka shumė miq nė kėtė shtėpi, pėrfundoi kryetari i
Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova.
-
QIK - 16 dhjetor 1998
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|