|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Grupi i Kontaktit: Beogradi tė ketė parasysh qė zgjidhja duhet tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės

 
 

 
Londėr, 1 shkurt 2006 /TN /QIK - Grupi i Kontaktit ka bėrė thirrje pėr njė zgjidhje realiste tė qėndrueshme shumetnike brenda vitit 2006 pėr statusin e Kosovės.

Nė njė njoftim zyrtar tė lėshuar nga Forin Ofisi (Foreign Office) thuhet se ministrat kanė shprehur pikėllimin e thellė pėr humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova pėr tė cilin thanė se "kishte fituar respektin e botės pėr mbrojtjen parimore tė tė drejtave tė njeriut dhe demokracisė".

Ministrat e jashtėm tė Grupit tė Kontaktit, ku bėjnė pjesė Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia, Franca dhe Rusia, janė mbledhur pėr njė takim nė Londėr.

Nė takimin e Grupit tė Kontaktit nė Londėr kanė marrė pjesė edhe kryenegociatori ndėrkombėtar pėr bisedimet e statusit Marti Ahtisaari, nga Bashkimi Evropian Havier Solana dhe Komisioneri pėr Zgjerim, Oli Rehn, si dhe shefi i UNMIK ut, Soren Jessen Petersen.

Ata kanė diskutuar fillimin e bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit pėr tė ardhmen e statusit tė Kosovės.
Ministrat nėnvizuan rėndėsinė e gjetjes sė njė zgjidhjeje tė qėndrueshme pėr statusin e Kosovės qė promovon shoqėrinė shumetnike.

"Kjo do tė forcojė jashtėzakonisht stabilitetin nė rajon si dhe perspektivėn evropiane dhe euro atlantike tė Serbisė, Kosovės, dhe rajonit nė pėrgjithėsi," thuhet nė deklaratėn e Grupit tė Kontanktit.

Ministrat besojnė se duhen bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr arritjen e njė zgjidhjeje tė negociuar gjatė vitit 2006, dhe shprehin mbėshtetjen e fortė pėr kryenegociatorin Marti Ahtisaari.

Ata i bėjnė thirrje Beogradit e Prishtinės qė tė punojnė nė mėnyrė konstruktive me zotin Ahtisaari pėr tė gjetur zgjidhje realiste pėr shumė ēėshtje tė vėshtira, ndėr tė tjera pėrfshihen "liria e lėvizjes, lidhjet konstruktive dhe transparente mes komuniteteve lokale nė Serbi e Kosovė, mekanizmat pėr zgjidhjet e ēėshtjes sė personave tė zhdukur dhe njė paketė masash tė posaēme pėr mbrojtjen e komuniteteve dhe objekteve fetare".

Ministrat besojnė se, sikurse thuhet nė komunikatėn zyrtare, procesi i decentralizimit do tė jetė shumė i rėndėsishėm pėr zgjidhjen e statusit.

"Decentralizimi mund tė sigurojė qė komunitetet pakicė tė mbeten pjesė jetike e tė ardhshmes sė Kosovės dhe tė ndihmojnė procesin e kthimit tė tė zhvendosurve."

Ministrat rikujtojnė se kur ėshtė fjala pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės nuk ka kthim para vitit 1999, "jo ndarje tė Kosovės dhe jo bashkim me ndonjė vend tjetėr".

Ministrat kėrkojnė nga Beogradi qė tė ketė parasysh qė zgjidhja duhet tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės.

"Politikat shkatėrrimtare tė Beogradit nė tė kaluarėn qėndrojnė nė thelb tė problemeve tė tanishme," theksohet nė njoftimin lidhur me takimin e Grupit tė Kontaktit.

Grupi i Kontaktit, gjithashtu i bėn thirrje Prishtinės tė pranojė se njė zgjidhje shumetnike ėshtė "alternativa e vetme e realizueshme", dhe sa mė shpejt tė adresohen interesat jetike tė pakicave aq mė shpejt mund tė arrihet njė marrėveshje e pranueshme nė pėrgjithėsi.

Nė tė, po ashtu ritheksohet gatishmėria e bashkėsisė ndėrkombėtare qė "pas gjetjes sė njė zgjidhjeje, pėr njė periudhė kalimtare, tė vendosen struktura tė pėrshtatshme ndėrkombėtare, civile dhe ushtarake, pėr tė garantuar pėrmbushjen e dispozitave tė zgjidhjes."

"Ata qė kėrkojnė tė pėrdorin dhunėn do tė minojnė kauzėn e tyre," thuhet nė deklaratė.

Ministrat u bėjnė thirrje udhėheqėsve nė Serbi e Kosovė qė tė tregojnė kurajon politike dhe vizionin e duhur qė tė dalin me propozime realiste dhe largpamėse si pėr tė ardhmen e Kosovės ashtu dhe tė Serbisė.

"Qeverisjen e pėrditshme, qė duhet tė jetė mbi baza shumetnike, duhet ta kenė pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė Kosovės," thotė deklarata.

"Udhėheqėsit e Beogradit sot kanė pėrgjegjėsi tė mėdha pėr tė pėrcaktuar atė qė do tė ndodhė tani dhe nė tė ardhmen", njofton BBC.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.