|
- 1
shkurt 2006 /TN
-
-
Jeton KELMENDI
-
Nė ngjarje tė mėdha duhet tė ketė vend vetėm pėr gazetarė tė
mėdhenj, mė dukej se vazhdimisht mė tingėllonte nė vesh kjo
thėnie, gjithė ditėn e ceremonive mortore tė presidentit tė
Kosovės Ibrahim Rugova. E kam dėgjuar kėtė thėnie nga njė
veteran i njohur i gazetarisė kosovare, por tė cilit edhe, pse
ende aktiv, atė ditė nuk ia dėgjova zėrin.
-
-
Me siguri nė mediet
tona elektronike e kishin mėnjanuar nga skena pėr tu lėnė vend
ca tė tjerėve qė pretendonin tė vetėshpalleshin tė mėdhenj nė
gazetarinė e Kosovės, pėrmes transmetimit dhe komentimit tė
ceremonisė sė varrrimit -komentim me duar nė xhepa.
-
-
Kamerat flasin vetė,
por edhe pamjet e tyre nuk mund tė jenė kuptimplota nėse prishen
nga komentimet e amatorėve, tė cilėt flasin sikur komentojnė
ndonjė ngjarje tė parėndėsishme, por edhe tė panjohur pėr ta.
-
-
Tri televizionet kombėtare nė Kosovė
transmetuan drejtpėrdrejt shumicėn e ceremonisė mortore. Me kėto
transmetime bartėn te shikuesit dhe degjuesit gjithė paaftėsinė
e tyre profesionale. Raportuesit dhe komentuesit nėpėr studiot e
transmetimit folėn, por nuk arritėn ta pėrcillnin si duhet te
publiku atmosferėn e kėtyre ceremonive.
-
-
Ata vetėm belbėzuan, si ti nxirrnin
fjalėt nga bunari. Profesionalisht ishin tė papėrgatitur pėr
mbulimin e njė ngjarjeje si kjo. Transmetimi i ceremonisė e
lakuriqosi jo vetėm amatorizmin gazetar, por edhe mungesėn e
njohurive tė pėrgjithshme politike, historike dhe tė gjithė
bagazhit tė nevojshėm qė duhet ta ketė njė gazetar i cili merr
pėrsipėr komentimin e ngjarjejve tė tilla.
-
-
Munguan detaje interesante nga jeta
e presidentit tė ndjerė, sigurisht Presidentit nuk i kanė
munguar. Mungoi pėrcjellja me detaje pėr vlerėsimet apo takimet
e tė ndjerit me personalitete tė njohura qė ishin tė pranishėm
nė ceremoni.
-
-
Nė RTK kaluan tė pavėrejtur psh. ish
shefi i UNMIK-ut Bernard Kushner, Marti Ahtisari etj.
-
-
Hyrjen e tyre nė sallėn 1 tetori,
RTK-ja e mbuloi me komente pėr interesimin e madh tė mediave pėr
ceremonitė. A thua asnjė frazė nuk mund tė gjendej pėr
pėrshtypjet e tyre pėr Rugovėn, ose fakte historike pėr raportet
e Rugovės me ta. Jo vetėm kaq. Shihej qartė se ata nuk i dijnė,
apo nuk duan ti zbatojnė rregullat bazė tė profesionit tė
gazetarisė.
-
-
Tė transmetosh
drejtpėrdrejt dhe me dinjitet profesional e kombėtar kėtė
ngjarje nuk nėnkupton zvarritjen e fjalėve nė fjali tė
pakoordinuara siē bėnin kėta tė ashtuquajtur gazetarė. Kjo punė
me njė pėrkushtim mė tė madh nuk ishte e parealizueshme, vetėm
ti hapnin agjencitė aty kanė mundur tė gjejnė materiale tė
bollshme.
-
-
Presidenti Rugova
ishte shumė i publikuar nė agjencitė botėrore. Pėrafėrsisht e
njėjta dukuri ishte nė tė tria televizionet, por barra mė e
madhe sidoqoftė bie mbi Televizionin (publik) tė Kosovės.
Trasmetuesi publik vazhdoi dėshtimin e filluar qė nė ditėn e
vdekjes, kur u vonua me lajmin e po ashtu edhe me materialet
pėrcjellėse arkivore qė duhej tė ishin tė gatshme dhe tė
transmetoheshin menjėherė.
-
-
RTK-ja lajmin e parė e
jep shumė tė shkurtėr dhe jo vetė, por lidhet me radion
multietnike Blue Sky. Do tė duhej ta ndėrpriste programin dhe
tė dilte njėri ndėr shefat e ti njoftonte qytetarėt. Kėtė ua
kishte pėr obligim qytetarėve tė Kosovės qė pėr ēdo muaj ua merr
nga tre euro e gjysmė.
-
-
E njėjta situatė ishte
edhe nė Radio Kosovė, si pjesė pėrbėrse e RTK-sė. Qė dy orė para
fillimit tė fjalimeve nė sallėn 1 Tetori, dėgjuesit e kėtij
stacioni, nė njė situatė tjetėr, do tė mund tė kėnaqeshin me
muhabetin ndėrmjet moderatorėve nė studio dhe atyre nė sallė.
-
-
Fjalinė shpesh e niste
njėri nė studio, e miratonte me njė padyshim tjetri nė sallė
dhe e pėrmbyllte moderatorja tjetėr nė studio. Nganjėherė rolet
ndėrroheshin, derisa moderatorėt nė studio mundoheshin ta
nxirrnin nga situata tjetrin nė 1 Tetor.
-
-
Sidoqoftė, me dėshtime
nė televizionet dhe radiot tona jemi mėsuar. Mirėpo, mė 26 janar
dėshtimi ishte shumė mė i madh dhe mė i rėndė. Kjo ngjarje ishte
sprovė edhe pėr mediat tona qė pretendojnė se punojnė sipas
standardeve perėndimore gazetare. Problemet nė kėto raste nuk
ishin teknike.
-
-
Ishin probleme tė
mendjes dhe penės, tė mungesės sė profesionalizmit e tė
seriozitetit, tė mungesės sė gazetarėve tė mėdhenj pėr ngjarje
tė mėdha. Fundja, kėsaj ngjarjeje tė rėndė kombetare i duhet
mendje nė tė gjitha nivelet, veēanėrishtė medies. Nė kėto ditė
tė zisė nuk ėshtė e domosdoshme tė merremi me gjėra tė tilla,
por pėveē dėshtimit profesional mė bėhet se ėshtė edhe dėshtim
kombėtar.
|
|