|
-
Londėr,
1 shkurt 2006 /TN /QIK
- Bisedimet pėr
pėrcaktimin e statusit tė Kosovės do tė duhej tė pėrfundonin nė
vitin 2006, ėshtė shprehur mbrėmė nėnsekretari amerikan i
Shtetit, Nikolas Bėrns, dhe premtoi se Uashingtoni ėshtė i
pėrgatitur pėr tė luajtur rol "shumė tė rėndėsishėm nė kėto
bisedime me mbėshtetje tė Kombeve tė Bashkuara".
-
-
Siē njofton AFP nga
Londra, kėto komente u bėnė pas takimit tė Grupit tė Kontaktit
pėr Kosovėn. Mėtutje, zoti Bėrns u tha reporterėve se diskutimet
pėr Kosovėn "duhet tė pėrshpejtohen". "Viti 2006 duhet tė jetė
vit i vendimit pėr Kosovėn", tha ai dhe shtoi se vendimi do tė
jetė "jashtėzakonisht i vėshtirė" dhe se nuk do tė duhej ta
detyrojė minoritetin serb qė tė largohet nga Kosova nė
"pastrimin etnik tė kundėrt".
-
-
Nė kėtė kuadėr ai
kėrkoi qė shqiptarėt shumicė nė Kosovė tė tregojnė "tolerancė
dhe respekt pėr minoritetet", nė mėnyrė qė tė bėhet e mundshme
pėr serbėt qė tė mbesin nė Kosovė.
-
-
Njėherėsh, ai kėrkoi
nga Beogradi qė tė negociojė "seriozisht" lidhur me kėtė
ēėshtje. "eshtė korrekte tė thuhet, se nga pikėvėshtrimi
amerikan, ka ekzistuar shumė pak pėrkushtim nga ana e qeverisė
nė Beograd, qė realisht tė jetė nė kėto negociata dhe ti
pėrkushtohet pėrfundimit eventual", tha Bėrns.
|
|