|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

B. Mustafaj pėrshėndet LDK-nė qė ka propozuar kandidatin e saj pėr kreun e vendit

 
 

 
Tiranė, 1 shkurt 2006 /TN /QIK - Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj tha se pėrshėndet Lidhjen Demokratike tė Kosovės, e cila, ka propozuar kandidatin e saj pėr kreun e Kosovės. Mustafaj theksoi se me kėtė veprim LDK-ja tregon se ėshtė "njė parti tėrėsisht e pėrgjegjshme pėr fatin historik tė saj, tėrėsisht e pėrgjegjshme pėr detyrat e mėdha qė ka nė situatėn qė po kalon vendi".

"Tregon se ėshtė me tė vėrtetė njė parti e madhe nė kuptimin mė tė thellė tė kėsaj fjale. Nuk ėshtė fjala kėtu pėr tė zėvendėsuar Presidentin Rugova. Eshtė fjala pėr njė veprim politik dhe moral me njė pėrgjegjėsi tė thellė pėr tė mbushur vakuumin institucional tė krijuar nga largimi i parakohshėm i Presidentit Rugova".

Me kėtė vizion pėr specifikat qė ka ky moment historik, tha mė tej ai, Lidhja Demokratike e Kosovės tregon se ėshtė njė trashėgimtare e denjė e mendimit politik dhe e veprimit politik tė Presidentit Rugova.

Ndėrkaq lidhur me negociatat pėr statusin e Kosovės, Mustafaj nė njė takim me gazetarė tha se Shqipėria do ta ndjekė me vėmendje procesin dhe do tė jetė nė krah tė delegacionit tė Kosovės. "Do tė jetė nė sinkron tė plotė me Grupin e Kontaktit dhe me Grupin Negociator nė mbėshtetjen pa rezerva pėr Grupin e Ahtisaarit dhe tė gjithė ekipin e tij", tha ai.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.