|
-
Prishtinė,
31 janar
2006 /TN /QIK
- Njė delegacion i Ministrisė sė Bujqėsisė, Pylltarisė dhe
Zhvillimit Rural, i kryesuar zėvendėsministri Tomė Hajdari, kanė
bėrė homazhe nė "Varrezat (Memoriale) Pėrkujtimore", ku prehet
trupi i Presidentit Rugova. Hajdari, tha se e vlerėson si
njė thesar tė ēmuar jetėn dhe veprėn e Presidentit tė ndjerė
Ibrahim Rugova.
-
- "Presidenti
Rugova do tė jetė edhe udhėrrėfyes pėr tė gjithė ne", tha
Hajdari.
"Dhashtė Zoti qė vepra e Tij e madhe tė jetė histori pėr ne nė
shekullin e ri. Trupi i tij qė pushon nė paqe tė jetė udhė e
bashkimit tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė tė feve dhe tė
ideve. Ėshtė detyrė dhe obligim i yni qė amanetin e tij ta ēojmė
nė vend", tha ai.
Kreu i Prishtinės sė bashku me qeverinė dhe deputetėt e Kuvendit
Komunal, vendosėn kurora lulesh mbi varrin e presidentit Rugova,
Ismet Beqiri, kryetar i Prishtinės, tha se shtegėtimin qė e bėmė
me Presidentin Rugova ėshtė rrugė e pakthyeshme, rruga e lirisė.
"Rruga e tij ėshtė rrugė e pa kthim, rrugė e pavarėsisė sepse ai
ishte dhe do tė jetė President i pavarėsisė sė Kosovės dhe
pavarėsia jonė do tė identifikohet me emrin e Tij", tha Beqiri.
Ndėrsa, kryetari i shoqatės sė invalidėve tė punės Asllan
Asllani tha se Presidenti Rugova ėshtė i pazėvendėsueshėm. "Ne
shpresojmė se do tė bėhet mirė dhe nė mėnyrė paqėsore do tė
kėrkojmė nga bota demokratike tė na i njohė tė drejtat tona
legjitime e tė na pranojė si shtet sovran dhe tė pavarur", tha
ai.
Poashtu homazhe kanė bėrė edhe sot mijėra qytetarė nga mbarė
vendi dhe viset shqiptare.
|
|