|
-

31
janar 2006 /TN /QIK
Shkruan: Ilir MATI
-
Pėrgjithėsisht, edhe laikėt, mahniten nga magjia e tempujve tė
feve tė ndryshme, tė cilėt imponojnė miliona njerėz nė botė . tė
meditojnė nė qetėsi hyjnore. Kohė meditimi nė shumė kultura janė
edhe ēastet e ngjarjeve tė mėdha tė popujve qė i pėrbėjnė.
-
-
Fitoret nė luftė, humbjet,
pėrkujtimet e bėmave tė zotit marruk tė luftės Marsit,
shakullimat natyrore, gjėmat e mėdha, tė gjitha kamė mes tyre
meditimin vetjak dhe shpesh herė tė krejt gjindjes. Meditim
gjithmonė pėr gjetjen e rrugėve pėr jetė mė tė mirė.
-
Ne shqiptarėt nė doket tona, ato qė latinėt i quanin mores,
etruskėt tradita, sllavėt zakone, pra nė pėrvojėn e grumbulluar,
tė ruajtur e tė pėrdorur nė jetėn e pėrditshme, ēast meditimi
kemi edhe humbjen e njerėzve tė dashur, tė shquar dhe shoqėrisht
tė vyer. Janė ēaste kur koha ngrin. Ngrijnė hasmėritė, zėmėratat.
-
-
Ngrijnė punėt nė arė, ngrijnė dasmat
dhe njerėzit mblidhen pėr mort. Ngushėllojnė dhe ngushėllohen.
Shihen sy mė sy e durojnė ato qė edhe gurit po ti bien e
shkatėrrojnė. Qajnė halle e thurrin vaje, vargje e rapsodi.
Presin miq e dashamirė. Respektojnė vdekjen edhe jetėn.
-
Njė nga kėto ēaste meditimi ėshtė zia kombėtare pėr humbjen e
Ibrahim Rugovės. Humbje e paralajmėruar, shumė herė mė shumė e
dhimbshme prej shkakut tė saj, prej sėmundjes qė ende sot mund
edhe shkencėn.
-
Meditojnė bijtė e shqipeve pėr fatin e tyre tė nxitur, shtyrė
pėrpara drejt paqes dhe progresit edhe prej veprimit, mendjes
dhe zemrės tė Ibrahim Rugovės. Rrinė e mendohen shqiptarėt pėr
rrugėn e bėrė, pėr kulturėn e tyre tė spikatur tė mbijetesės,
pėr shtegtimin ndėr kohėra, qepur maleve tė ashpra, duke kėnduar
brengat e veta ndėr kulla shekullore, lėndina mahnitėse si ato
tė grykės sė Rugovės dhe burime madhėshtorė si ai i Drinit tė
Bardhė.
-
-
Shtegtim i gjatė, vetėm ndėr kohėra,
sepse nė hapėsirė aspak duket se kanė lėvizur shqipet qė nga
vendi ku kanė ngjizur kulturėn e tyre. Kulturė, historia e tė
cilės, tė paktėn nė dy shekujt e fundit, ėshtė keqtrajtuar nė
historiografi si pak histori tė kulturave tė tjera tė planetit
Tokė.
-
-
Dhe nė meditim, tek shohin
shqiptarėt se nė mortin e Rugovės vijnė nga gjithė bota burra
shtetesh, njerėz tė artit, tė kulturės, tė shkencės, njerėz tė
paqes e tė mendimit tė lirė, kuptojnė se rruga e zgjedhur me
prijės Ibrahim Rugovėn ėshtė ajo e duhura, drejt paqes dhe
progresit, me tė gjithė ata popuj qė besojnė tek shoqėria e
hapur, e lirė, e cila rregullon veteh me ligje tė bazuar tek tė
drejtat e njeriut dhe zbatimi i tyre.
-
«Ngushėllime ! Ju pastė lėnė rrugėn e mbarė Ibrahim Rrugova dhe
uratėn pėr paqe e pėrparim ! » - shndėrrohet nė mendjen e
shqiptarėve ēdo shprehje sysh, shtrėngim dore, pėrqafim,
pjesėmarrje e miqve dhe dashamirėve tė huaj nė mortin e Ibrahim
Rugovės.
-
Dhe tek shohin shqiptarėt se pranė Rrugovės, nė ēastin e
lamtumirės, janė afruar tė gjithė ata qė i qeverisin, nė meditim
e sipėr bėjnė lutjen :
-
« Lutemi qė tė merrni shembull nga Ibrahim Rrugova, ju qė na
qeverisni. Kuptoni se interesat e kombit nė kėtė ēast udhėkryq
tė historisė sonė, janė tė tilla qė ju detyrojnė tė pushoni ēdo
mosmarrveshje mes vedit. Tė pushoni nxitjen artificiale tė
xhelozisė, rivalitetit politik.
-
-
Tė uleni e tė konvergjoni mendimet
dhe kėndvėshtrimet e ndryshme nė tė mirė tė kuptimit, tė
shtrimit e tė zgjidhjes tė tė gjitha problemeve qeverisėse qė ka
vendi i shqipeve. Nė tė kundėr do tė ēoni ujė nė mullirin e atij
dhe atyre qė nė majė tė gjuhės kanė pasur, kanė e do tė kenė
fjalėn se shqiptarėt nuk dinė tė qeverisen. »
-
Tre ditė zi kombėtare, tre ditė kohė meditimi, reflektimi,
kuptimi tė ēėshtjeve tė mėdha pėr tė cilat jetoi, punoi e na la
uratėn Ibrahim Rrugova.
-
Shumė uratėn e Ibrahim Rrugovės e kuptuan kėshtu : « Tė doni
Shqipėrinė do tė thotė tė doni veten, tė tjerėt, mjedisin qė na
rrethon dhe tė vėrtetėn nė lidhje me jetėn nė paqe e drejt
progresit. »
-
Tiranė, 30 janar 2006
|
|