|
-
31
janar 2006 /TN
Baki Ymeri, Bukuresht (Rumani)
-
-
Shqiptarė tė panumėrt, tė prekur thellė nga kjo ngjarje e
dhembshme, theksuan para mikrofonave tė reporterėve
ndėrkombėtarė, se njė ceremoni e kėtillė e varrimit pėrbėn pėr
ta njė nga momentet e themelimit tė shtetit tė ri.
Varri i Ibrahim Rugovės, i ngritur prej granitit tė zi,
ėshtė i rrethuar nga 61 pemė tė mbjella pėrgjatė natės, secila
duke pėrfaqėsuar nga njė vit, i atij qė u bė simbol i aspiratave
tė shqiptarėve kosovarė pėr pavarėsi.
-
-
Si
kudo nė botė, edhe shqiptarėt e Rumanisė e pritėn me pikėllim
vdekjen e liderit tė shqiptarėve tė Kosovės, dr. Ibrahim
Rugovės.
Publicitet tė denjė kėsaj ngjarjeje tė dhembshme i dhanė edhe
mediat bukureshtare si Ziua, Realitatea, Cronica Romana,
Romania libera etj. Sipas tė pėrditshmes Realitatea
romaneasca (23 janar), Vdekja e Mahatma Gandit tė Kosovės
lė njė zbrazėtirė politike madhore nė radhėt e shqiptarėve.
-
-
Rugova nė rrugėn e tij tė fundit,
Vdekja e Rugovės i mėnjanon negociatat pėr Kosovėn,
Apel i liderėve ndėrkombėtarė pėr qetėsi, Funeralėt me karakter
kombėtar e shtetėror nė Kosovė, janė disa nga titujt e
mestitujt e shumtė tė artikujve tė gazetarėve rumunė.
Sipas gazetares Lieselotte Millitz-Stoica (Romania libera,
27 janar), Presidenti i krahinės sė Kosovės qe pėrcjellė dje nga
pėrmbi njėqindmijė shqiptarė tė regjionit, nga dhjetra
oficialitete dhe personalitetet tė huaja dhe lokale. Funeralėt e
presidentit Rugova kishin karakter kombėtar e shtetėror.
-
-
Shqiptarė tė panumėrt, tė prekur thellė nga kjo ngjarje e
dhembshme, theksuan para mikrofonave tė reporterėve
ndėrkombėtarė, se njė ceremoni e kėtillė e varrimit pėrbėn pėr
ta njė nga momentet e themelimit tė shtetit tė ri. Muhamet
Hamiti, zėdhėnėsi i deridjeshėm i liderit tė ndjerė kosovar, pat
theksuar nė deklaratėn e tij se kryetari i Kosovės do tė
varroset si njė kryetar i vėrtetė.
-
-
Duke pėrshkruar nderimet e fundit qė iu bėnė presidentit Rugova,
qėndresėn dinjitoze tė anėtarėve tė familjes, temperaturat e
ulėta, ardhjen e dhjetėramijė shqiptarėve nga fshatrat mė tė
largėta tė Kosovės, pėrcjelljen nėpėr qendėr tė kryeqendrės tė
trupit tė tij nga trupat e elitės sė UĒK-sė, ceremoninė zyrtare
ku patėn marrė pjesė rreth 30 delegacione tė huaja dhe
pėrgjegjės tė panumėrt evropianė, ndėr tė cilėt edhe sekretari
shtetėror pėr ēėshtje evropiane pranė Ministrisė sė Punėve tė
Jashtme tė Rumanisė (Lucian Leustean); pasi pėrmend faktin se
agjencitė e mėdha tė shtypit informuan pėr refuzimin qė ia pat
bėrė familja Rugova presidentit serb pėr pjesėmarrje nė varrim,
autorja rumune e Rumanisė sė lirė (Romania libera),
konkludon:
Varrimi qe zhvilluar nė orėt e pasdites, nė kompleksin Varrezat
e martirėve. Varri i Ibrahim Rugovės, i ngritur prej granitit tė
zi, ėshtė i rrethuar nga 61 pemė tė mbjella pėrgjatė natės,
secila duke pėrfaqėsuar nga njė vit i atij qė u bė simbol i
aspiratave tė shqiptarėve kosovarė pėr pavarėsi.
|
|