|
-
Uashington,
31 janar 2006 /TN /QIK
- Presidenti Ibrahim Rugova ishte njė figurė
dominuese nė politikėn e Kosovės, njė fakt tregues se politikat
e tij paqėsore dhe qėndrimi i moderuar kishin gjetur vend nė
zemrat e shqiptarėve, tha analisti i Institutit Amerikan
Enterprise, (Interprajz) Tomas Doneli.
-
Nuk ėshtė e rastit qė Dr. Rugova ishte figura dominuese nė
politikėn e Kosovės, tha mė tej analisti Doneli dhe theksoi dy
arsye: qėndrimin e tij paqėsor dhe aftėsinė pėr tė bashkuar
fraksionet.
-
Dr. Rugova ishte pėrfaqėsues i aspiratave pėr pavarėsi, por
ishte njėkohėsisht njė njeri paqėsor dhe me kėtė qėndrim ai
gjeti vend nė zemrat e kosovarėve, u shpreh Doneli nė njė
intervistė pėr "Zėrin e Amerikės".
-
"Kosova ka njohur dhunė ekstreme dhe tė gjithė shpresojmė qė
askush tė mos dėshirojė mė dhunė.
-
-
Shpresojmė se edhe pas vdekjes sė
Dr. Rugova, fryma e tij tė mbijetojė. Mendoj se momenti pėr
radikalizim ka kaluar, qė pas pėrfundimit tė konfliktit dhe
mendoj se kosovarėt e kuptojnė se procesi politik qė ka filluar
dhe qė po mbėshtetet nga Shtetet e Bashkuara dhe evropianėt ka
shumė gjasa t'i ēojė drejt pavarėsisė".
-
Mirėpo ai kėrkoi nga liderėt kosovarė tė tregohen tė moderuar
dhe tė duruar ngase, siē tha, procesi pritet tė pėrfundojė me
pavarėsinė.
-
Pasi vuri nė dukje dėshirėn e Presidentit Rugova pėr politikė
paqėsore, Doneli shfaqi shpresėn se kjo politikė jetė
trashėgimia qė la pas vetes Dr.Rugova.
-
Ky analist amerikan shprehu mendimin se "ka ardhur koha t'i
afrohemi direkt urės sė pavarėsisė".
"Shtetet e Bashkuara dhe me sa duket edhe evropianėt e kanė
pranuar se pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje e pranueshme", tha
Doneli, megjithėse, siē tha, "do tė jetė e vėshtirė tė bindet
edhe Beogradi pėr kėtė, por gjendja nė Ballkan ka ndryshuar".
-
"Pasi tė kalojė njė periudhė e logjikshme zie pėr Presidentin
Rugova, do tė vijė koha pėr punė serioze pėr tė shėnuar pėrparim
jo vetėm nė Kosovė, por nė mbarė rajonin qė ishte
ish-Jugosllavia. Ėshtė koha qė popujt e rajonit tė mėsojnė
pėrsėri tė bashkėjetojnė nė paqe dhe tė kapėrcejnė shkatėrrimet
qė kaluan nė 15 vitet e fundit", u shpreh nė fund tė kėsaj
intercvsiėt analisti amerikan Tomas Doneli pėr "Zėrin e
Amerikės".
|
|