|
-
31
janar 2006 /TN
-
-
-
Kryetari Agim Veliu: LDK nė Llap pėrherė do tė bėjė jetė me Ty
z. President
-
-
Kryesia e Degės e LDK-sė nė Podujevė e prirė nga kryetari Agim
Veliu e ku merrnin pjesė edhe kryesitė e 19 Nėndegėve dhe e 77
Aktiveve, shumė anėtarė e veprimtarė tė LDK-sė nga tė gjitha
anėt e Llapit si dhe qytetarė tė gjitha moshave vizituan varrin
e Presidentit Rugova ku bėnė homazhe vunė kurorė lulesh.
-
Vargut tė shumė autobusėve e dhjeta veturave qė kishin ardhė tė
organizuar nga Dega e LDK-sė nė Podujevė, iu kishin bashkuar
edhe shumė qytetarė qė tė pėrlotur shprehin gjithė dhembjen e
madhe pėr ndarjen fizike me Presidentin e tyre tė dashur.
-
-
Tash e njė javė Zyra e Degės sė LDK-sė nė Podujevė ėshtė
shndėrruar nė shtėpi dhembjeje krenare ku mė shumė folė loti dhe
heshtja, ka deklaruar menagjeri i Zyrės Naser Rama. Qė nga 21
janari kur u dha lajmi pėr ndarjen nga kjo jetė tė Presidentit,
kjo zyrė ėshtė vėrshuar nga anėtarė e simpatizantė tė LDK-sė,
por edhe qytetarė tė shumtė qė me lot nė sy vinin pėr tna
ngushėlluar, tha menagjeri i Zyrės sė LDK-sė nė Podujevė Naser
Rama.
-
-
Sipas tij, deri mė tash, qindra qytetarė janė nėnshkruar nė
Librin e pikėllimit duke i bėrė nderime Presidentit Rugova,
fotografia e tė cilit, me shiritin e zi ėshtė vendosur afėr
flamurit tė Dardanisė. Rama tha se qė nga mėngjesi e deri nė
orėt e vona tė mbrėmjes shumė qytetarė vijnė pėr ti shprehur
ngushėllime Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Podujevė.
-
-
Ai
tha se jo vetėm zyrėn e partisė sė parė nė Llap, por nė gjithė
qytetin ndihet atmosfera e zisė dhe e pikėllimit. Pėrkundėr tė
ftohtit qė po merr kėto ditė, kjo zyrė ėshtė bėrė vend takimi i
anėtarėve e veprimtarėve tė LDK-sė qė vijnė vazhdimisht dhe nuk
flasin ata, por lotėt e dhembja krenare, deklaroi Naser Rama.
-
-
Ndarjen fizike nga Presidenti Rugova, kryetari i Degės Agim
Veliu e ka cilėsuar tė pa pranueshme. Ndarje fizike qė nuk e
shpreh fjala as loti, ndarje fizike qė smund tė pranohet, ka
shkruar kryetari Veliu duke vazhduar: Ishe dhe pėrjetėsisht
mbetesh misionar i paqes, lirisė e pavarėsisė, prandaj LDK nė
Llap pėrherė do tė bėjė jetė me Ty z. President, ka shkruar nė
Librin e pikėllimit kryetari Agim Veliu.
-
-
Do
theksuar se anėtari i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė Ahmet Ahmeti
ka njoftuar se nė Librin e pikėllimin nė Kuvendin komunal tė
Podujevės janė nėnshkruar mijėra qytetarė, kurse menagjeri i
zyrės sė LDK-sė Naser Rama ka njoftuar se gjatė kėtyre ditėve tė
zisė e pikėllimit shumė qytetarė nga tė gjitha anėt e komunės sė
Podujevės, por edhe bashkėatdhetarė nga vendet e Evropės
perėndimore, po vizitojnė zyrėn dhe i shprehin ngushėllimet e
dhembjen e tyre Kryesisė sė Degės.
-
-
Nderimi i kujtimit pėr Presidentin vazhdon, kurse Llapi vazhdon
heshtjen e zisė, por mbetet i pėrhershėm premtimi dhe betimi se
amaneti i Presidentit do tė qohet deri nė fund...!
|
|