|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
                              Dardania Antike - Vendi Ynė i Shenjtė  
 

 
 
Shkruan: Ndue UKAJ

(Ibrahim Rugovės)
 
Kur t’lypsej tė veshėsh lėkurėn e Dardanisė antike tė rrudhur e tė pėrdhosur
Nėpėr shekuj tė harruar dhe pluhurosur
Ne s’dinim as pėr Florin as pėr Laurin
As pėr ėndrrėn e ringjalljes
 
 
Na mėsove shumė, o sa shumė,
Shkėmbinjtė dhe zemrat e ngurrėta t’i bėjmė tė qajnė,
T’qajnė edhe gurėt, edhe gurėt tė qajnė
Me lotin e tyre tė ujisim shekujt nė harrim
Kohėt e zeza t’i zbardhim, t’i zbardhim kohėt e zeza
Tė mbjellim Pemėn e Jetės
 
O Princ, kur tu kėrkua tė veshėsh lėkurėn e Dardanisė Antike
Hoqe tė mbathurat nga kėmbėt
Dhe shekujt e harrimit i kap me shuplakė dore
Lak i lidhe shekujt fortė e mė fortė
E me yllin e shenjtė nė ballė ece e ece e ece...
 
Tundej e tundej pluhuri i kohėve tė zeza
Na zihej fryma
A, nga buzėt Tua dėgjonim:
 
Hiqni tė mbathurat nga kėmbėt, sepse vendi ku shkelim ėshtė  i shenjtė
 
Eh, ne trishtoheshim nga heshtja e magjishme e ėndrrave shekullore
Trishtoheshim nga nata e gjatė, o sa shumė e gjatė
 
Pėr premtimet e Tokės sė Bekuar
 
Sa shpejt kėnga mori malin, fushat, qielli kėndonte, kėndonin edhe zogjtė
Zogjtė bashkė mė qiellin bashkė me fushat
E zėri Yt u shndėrrua  n’simfoni
Ne ecnim dhe dėgjonim peshėn e rėndė,
O sa tė rėndė tė Fjalėve
Dardania, ky Vendi Ynė i Shenjtė
 
Ėmbėl tingėllojnė, o sa ėmbėl, tingujt e magjishėm tė muzikės sė fjalėve tua
Vendi ku shkelim ėshtė i shenjtė
 
 
Kur buzėqeshja t’ngrysej
Ne dridheshim nė ankth, O Prijės Mojėsi
 
Ēdo tė premte si Krisht na dėftove profecinė e ringjalljes
Tė mėsuar nė pluhur e errėsirė,
S’dinim as pėr dritė
As pėr kėngėn e dashurisė
 
Ēdo kohe i dhe shpirt, me shpirt i mbushe kohėt
Shekujt e harruar, shekujt nė trishtim
T’pllandosur thellė e mė thellė me shpirt tė egėrsuar
Historia e ēnderuar pėrballej me egėrsinė
Ballėhapur nėpėr flakė zjarri ece e ece, derisa triumfove
 
 
Atė ditė kur vdekja t’i puthi buzėt
Kėnga t’u ndal ne maje gjuhe
Dardania u mbyt nė Lot
Nė lot u shndėrrua Dardania
Qanin fushat, malet, o sa shumė qanin
Qante buzėqeshja jote, drithėrimat dėgjoheshin n’qiell
Qante refreni i ėmbėl i kėngės, o sa pėrmallshėm qante 
Qė askush s’mund ta kėndon mė si Ti
 
Pluhuri shekullor i shkundur
S’jetonte
As Dardania e rrudhur
Vetėm fjalė tė shenjta, tė shenjta bekimi dhe dėftimi: Dardania e Shenjtė
 
Ne pamė ėndrrėn tėnd tė fashitur nga vdekja
Sa triumfalisht kėndohej
Jo vetėm nga ata qė kėndonin Ilirisht
 
Atė ditė kur vdekja t’i puthi buzėt
Nė humbėm diellin, ngrohtėsinė e tij
 
Atė ditė ku vdekja t’i puthi buzėt
N’ katėr anė dėgjonim zėrin e Kangės tande
Uashington, Bruksel, Vatikan, Londėr, Berlin:
Kosova, Dardania, Ky vendi Ynė i shenjtė.
 
Atė ditė kur vdekja t’i puthi buzėt
E Dardania u mbyt nė lot
 
Qielli galdonte
Sa mrekullisht u bashkove me, mė tė dashurit e Tu, qė aq shumė i mbaje nė gojė,
Gjergjin e madh, Bogdanin, Nėnė Terezėn, Papa Gjon Palin e Dytė
 
Ne dridheshim, dridheshim deri nė palcė dhe fshinim sytė, teksa kėnga jote dėftohej  e dėftohej:
 
Pas sė Premtes sė Vdekjes vjen E Djella e ringjalljes
Na shpalle Ringjalljen triumfalisht-por tash me sy tė vdekur
 
Poetėt mbetėn pa fjalė, pa fjalė mbetėn poetėt
 
Grigja kėndonte refrenin tėnd, qė askush s’mund ta kėndon mė si Ti,
Jehonte, o sa furishėm jehonte:
Grigja sa mirė kėndonte: tė duam Dardaninė Antike, kėtė vendin Tonė tė Shenjtė

                                                                            
 

 

 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.