|
-
Prishtinė,
30 janar 2006 /TN /QIK
- Nderimet pėr Presidentin Ibrahim Rugova, po vazhdojnė me
homazhe pranė varrit tė tij nė Velani.
-
Sot pėr homazhe ishin njė delegacion i Grupit parlamentar tė
LDK-sė nė ora 12.00, tė cilėt kanė vendosė kurora lulesh.
Ndėrsa, mė vonė ishte ministerja e Shėrbimeve Publike, Melihate
Tėrmkolli me gjithė kabinetin e saj dhe tė strukturave tė tjera
udhėheqėse tė ministrisė, pastaj kėshilltari i Presidentit tė
Kosovės, Skender Hyseni,
-
Edhe sot po vazhdojnė homazhet pranė varrit tė Presidentit tė
ndjerė tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova. Qytetarė tė shumtė nga
vendi dhe diaspora po vazhdojnė tė bėjnė nderime te varri i tij
nė lagjen Velania nė Prishtinė.
-
-
Pėrveē qytetarėve, homazhe sot kanė
bėrė edhe Grupi parlametar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, tė
cilėt shprehen dhembjen e thellė pėr humbjen e Presidentit
Rugova, ndėrsa apeluan pėr unitet dhe forcė, tė cilat thanė se
duhet tė jenė nė prag tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės.
Fatmir Sejdiu, i propozuar nga LDK-ja pėr trashėgimtar tė postit
tė Presidentit Rugova, tha: "Vdekja e Presidentit Rugova ėshtė
humbja mė e madhe qė e kemi pėrjetuar dhe ai mbetet njė
personalitet i pazėvendėsueshėm".
-
Kurora lulesh mbi varrin e Presidentit Rugova vunė edhe tre
kėshilltarėt e Presidentit Rugova, Skender Hyseni, Muhamet
Hamiti e Berim Ramosaj si dhe Elmi Berisha, pėrfaqėsues i
ndėrlidhjes nė zyrėn e senatorit Bob Doll nė Uashington.
-
Ndėrsa, ministrja e Shėrbimeve Publike, Melihate Tėrmkolli qė
ishte pėr homazhe me kabinetin e saj, dhe gjithė strukturat
udhėheqėse tė ministrisė, tha se kjo ėshtė njė dhembje pėr tė
gjithė e sidomos pėr ata tė cilėt punuan njė kohė tė gjatė me
dr.Rugovėn. "Pėrfaqėsuesit e mekanizmave tė kėsaj ministrie
erdhėm pėr t'i bėrė nderime Presidentit tonė tė dashur. Ėshtė
humbje e madhe pėr Kosovėn ndėrrimi jetė i Presidentit, i kėtij
kolosi tė pavarėsisė sė Kosovės, tha Tėrmkolli duke shtuar se
mbetet detyrė e madhe dhe supreme qė ta ēojmė deri nė fund
vizionin, idealin dhe amanetin e tij.
-
Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, qė
poashtu ishte pėr homazhe, tha se po punohet vazhdimisht nė
pėrmirėsimin dhe rregullimin e infrastrukturės sė varrit tė
Presidentit mė qėllim qė sė shpejti ky varr tė marrė pamjen e
duhur, ēfarė i ka hije njė personaliteti siē ishte doktor
Rugova.
-
-
Mė vonė pėr vizitė ishte edhe
kryesia e Forumit Rinor tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė
mesin e shumė delegacioneve tė tjera nga vendi ishin edhe ai i
Kuvendit Komunal tė Prizrenit tė kryesuar nga Eqrem Kryeziu,
kryetar. Poashtu homazhe kanė bėrė edhe anėtarėt e Ansamblit
Kombėtar "Shota".
-
Qytetarė tė shumtė nga vendi dhe diaspora, kanė vazhduar si pėr
uikend ashtu edhe sot tė bėjnė nderime te varri i Presidentit
Rugova.
-
Deri mė sot nė varrin e Presidentit Rugova kanė bėrė homazhe me
dhjetėra mijėra qytetarė dhe delegacione, ndėrsa pritet qė aty
tė ndėrtohet mauzoleu kushtuar Presidentit.
Qytetarėt vazhdojnė
t'i bėjnė homazhe Presidentit Ibrahim
Rugova
Prishtinė, 29 janar 2006 /TN /QIK
- Mbi 1O mijė qytetarė, dje nė ditėn e shtatė tė zisė sė
pėrgjithshme, kanė bėrė homazhe te varri nė Velani pėr tė nderuar
figurėn e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetarė tė shumtė kanė
vazhduar tė bėjnė homazhe te varri nė Prishtinė.
Homazhe kanė bėrė disa degė tė LDK-sė
dhe organizata joqeveritare "Shpėtimi" nga Medvegja, sportistė tanė
nga Gjermania, si dhe qytetarė tė shumtė nga diaspora shqiptare.
Ata thonė se duan ta nderojnė kujtimin
pėr tė dhe ta falenderojnė pėr punėn qė ka bėrė. Qytetarėt shprehin
bindjen se vdekja e Presidentit Rugova ėshtė humbje e madhe jo vetėm
pėr Kosovėn, por edhe pėr gjithė botėn shqiptare dhe rajonin.
Nga qytetarėt tanė qė jetojnė nė Zvicėr
kishte edhe kurora qė ishin vėnė mbi varrin e Presidentit Rugova.
Nderime kanė bėrė edhe disa delegacione nga komuna tė ndryshme tė
Kosovės.
Bashkatdhetarėt tanė kishin ardhur nga
Zvicra me tre aeroplanė t'i bėrė nderimet e fundit Presidentit.
|
|