|
-
30
janar 2006 /TN
-
-
Ali ALAJ,
(ShBA)
-
-
Oh! E shkretė po mė
dukesh oj Kosova jonė pa Njeriun qė ti shėronte plagėt dhe ta
qetėsonte shpirtin,qė ta dinte secilėn dhėmbje nė shtatin tėnd
shekujsh tė pėrgjakur,qė ti numėronte varret dhe qė zgjonte
indinjatėn.
-
-
Kosovė, he tokė e
nėmur dhe e bekuar njėkohėsisht, ku e ke Njeriun fjalėbutė e
zemėrmadhin, qė me zėrin e tij tė bekuar, plotė dy dekada, e
shpėrtheu errėsirėn, heshtjen, injorimin dhe shkujdesjen e
njerėzimit pėr kalavaret dhe golgotat shqiptare. Ai e tha troē :
Evropė, Kosova ėshtė ndėrgjegje jotja e vrarė.
-
-
Njeriu Kolos i
mendjes dhe atdhedashurisė, ua renditi mėkatet mėkatarėve qė
nėpėr shekuj na kishin viktimizuar pėr tė kėnaqur ambiciet e
tyre pėr tė dėshmuar fuqi dhe pėr tė kėnaqur apetitet gjakatare
tė pjellės karpatiane
.
-
-
He,Kosovė,e more nė
gjirin tėnd Njeriun qė ti shėnoi epokat,qė ta davariti tisin e
heshtjes qė e kishte mbuluar vuajtjen tėnde,qė e shpėrtheu
mospėrfilljen e Fuqive qė kėtu ė njė shekull, e kishin prerė
shtatin e tokave arbėrore, duke vėrvitur pjesė tė atij trupi tė
lashtėsisė ballkanike, ndėr thonjtė e kuēedrave sllave. Pasi ta
kishin pėrēudnuar emrin,me nofka e profka, tė kishin ngujuar nė
varrin e quajtur Jugosllavi dhe aty e kishin ndėrprerė rrėfimin
pėr Ty.
-
-
Ishte Ibrahim Rugova
ai qė e rinisi rrėfimin.------Hej, Kosovė, po e zbrazėt po mė
del,sot,pa Njeriun qė tė bėri emėr dhe qė ta ngriti zėrin. Ku e
ke diellin qė tė ngrohte, ku e ke ēiltėrinė, qė ta hiqte qafe
trishtimin qė shpirtin ta kishte shqyer me dhjeta, me qindra
vite. Ku e ke Njeriun qė mbrunte shpresa reale pėr tė mundur
fatet tua fatale?
-
-
Ibrahim Rugova
kishte mbushur veten me imazhe tė tragjikes shqiptare dhe
shkonte me to nėpėr kancelaritė botėrore,jo si njė hije, po si
njė burrė-shteti. Me kėdo qė foli, anekėnd metropoleve,ua
shpalosi,eposet, legjendat,rrėfimet dhe traditat Arbėnore.
-
-
E po e trishtė ke
ngelur oj tokė dardane dhe sa hijerėndė je bėrė nė kėtė pikėllim
qė tė ka ngrirė dhe qė tė ka shndėrruar nė ftohtėsi e gurė tė
heshtjes. Po ti Kosovė je mėsuar me varre, me gjėma e
vaje,apo,mbase ky varri i njomė i Njeriut Epokė tė ka lėkundur
deri nė thellėsi, me themele e me shpirt. Ke hak o dheu ynė, se
vizionari i ardhmėrisė sate u dogj dhe u pėrvėlua pėr lirinė
tėnde dhe, tashmė,u mbėrthye nė arkivol- qė Ti tė frymosh
lirshėm.
-
-
Ai u bė theror dhe
hyri nė simfonitė e heroizmave shqiptare,pėr tė na dhėnė besim,
shpresė, fuqi dhe guxim pėr ardhmėri. Biri yt i madh,si edhe
pararendėsit e kastės sė tij,nuk pėrvetėsoi asgjė tėnden, pos qė
ta mori dhimbjen,pos qė ti mori plagėt dhe vrragėt. Ta mori
edhe lotin pėr ta kthyer nė buzėqeshje tė rinive qė nuk i patėm
e qė nuk i gėzuam kurrė.
-
-
Populli ynė
gjithmonė pati ushtarė tė lirisė. Pati e dha dėshmorė e heronj.
Populli ynė pati e dha gjeneralė fushėbetejash. Dha trima deri
te legjendat Adem Jashari, Sali Ēeku, Agim Ramadani
Dhe, nė
ndėrrim-shekujt e fundit dha edhe Strategun politik dhe
diplomatik. E dha Ibrahim Rugovėn,i cili i hapi dyert mė
ekskluzive tė politikės botėrore. Madje edhe dyert e kancelarive
tė njohura pėr antishqitarizmėn e tyre ndėr shekuj.
-
-
Ndaj,Kosova sot qanė
birin e saj,qė me dinjitet e pėrcolli nė pėrjetėsi. Por,oj toka
jonė,ktheje kėtė pikėllim nė forcė qė ta bėsh jetė punėn,veprėn
dhe amanetin e tij dhe tė atyre qė ranė pėr kėtė dhe e pėr kėtė
nėnqiell.
-
-
Tė duhet forca pėr
ta mposhtur plogėshtinė dhe ligėshtinė qė mund tė pėrpiqen ta
mbjellin farėrat e dreqit. Ibrahim Rugova me politikėn e tij na
solli nė prag tė pavarėsisė,tė cilėn mund ta rrezikojnė vetėm
mburravecėt dhe plėng-prishėsit, ata qė gjuhėn e djeshme prej
gjarpri, sot mundohen ta ėmbėlsojnė me lojė perfide tė
fjalėve.
-
-
Ata qė, nė vend se
Kosovėn ta kenė pėrparėsi dhe interesim, shėnjestrojnė kolltuqe
dhe pasuri. Kėto ligėsi mund ti ndal vetėm vendosmėria dhe
mendėsia yte kolektive,plebishitare pėr pavarėsi dhe liri.
-
-
Eh Kosovė,po goditje
tė madhe e tė rėndė ke marrė nė kėtė fund-rrugėtim para
pavarėsisė,se vdekja ta mori birin e fjalės dhe zemrės sate
bujare. Ta mori njeriun qė ishte dinjitoz edhe nė hidhėrim,qė
ishte optimist edhe nė zhgėnjim. Ai nuk merrej me imtėsi,me
mentalitete ballkanike tė puēeve e ndėrskėmcave, komploteve e
konspiracioneve, sepse moto,detyrė dhe pėrparėsi e kishte ecjen
politike,kombėtare, demokratike. Ai vetėm njė gjė nuk e lejonte
- se lejonte askė tia vrasė shpresėn dhe besimin.
-
-
Kosovė, rrugėt tua
janė pėrplot kalimtarė, e megjithatė ato ngjasojnė boshe.
Gjallėria jote nuk dallohet nga heshtja.
-
-
Alpet shqiptare janė
strukur nė lartėsinė e tyre. Shkrepat qė dikur shpėrthenin
hapėsirė e qiell,tash janė ngrysur dhe ndrydhur nga dhembje qė i
ka mbėshtjell,si gjithkah dhe gjithēka gjetiu nė trojet
arbėrore. Oshtima e tyre ėshtė kthyer nė gjėmė tė thellė,aq sa e
thellė ndėr mileniume ėshtė lashtėsia e tyre. Ēdo gjė nė kėtė
tokė rėnkon e loton. Ej,ēfarė kanė kėto male qė po vajtojnė?Qė
po dridhen e lėkundėn. Bjeshkėt, me lisa e prroje, vajtojnė
birin e kėtij dheu,qė i bėri nder atdheut.
-
-
Pėrse tė kėrkojmė mė
thellė?
-
Ai ishte sikurse ne
-
Por,ishte mė shumė
se ne.
-
Esenca e tij flet
pėrmes nesh.
-
Te Ai ne gjejmė
vetveten.
-
-
Ali Alaj
-
(SHBA 29 Janar,
2006)
|
|