|
-
28
janar 2006 /TN /QIK
-
-
Shkruan: Ali ALIU
-
Gjatė ditėve tė zisė nė hapėsirėn shqiptare u fol dhe u shkrua
pėr figurėn e Ibrahim Rugovės, kryesisht pėr profilin e tij tė
politikanit, dhe kryesisht nga njerėzit e politikės. U fol pėr
tė si artikulues tė aspiratave tė popullit tė Kosovės dhe tė
kombit shqiptar. Nga bota u cilėsua si "Gandi i Ballkanit", pėr
tė cilin shprehet respekt dhe admirim - nga personalitete dhe
burra shtetesh tė elitės politike.
-
Nuk ka dyshim se Ibrahim Rugova, Presidenti i Kosovės, edhe
gjatė aktit tė vdekjes dhe pas saj, po e miqėson Kosovėn me njė
pjesė tė botės, madje me atė pjesė qė vendos, dhe po e bėn atė
pjesė tė botės pėrkrahėse tė pavarėsisė, tė ėndrrės pėr t'u bėrė
shtet...
-
E ka arritur kėtė nė radhė tė parė me vizionin e tij paqėsor, po
kėmbėngulės dhe tė prerė nė drejtėsi. pėr drejtėsi, nė Ballkanin
konfliktuoz. Por, po aq edhe me rrezatitmin e tij tė thellsisht
njerėzor dhe me begatinė shpirtėrore nė kontakt
me-bashkėbiseduesit. Dhe tė gjithė, gati pa pėrjashtim, veēojnė
sharmin e tij qė rrezaton apriori dashamirėsi qė nė takimin e
parė.
-
-
E pushton dhe e bėn pėr vete
bashkėbiseduesin pėrmes njė hapjeje tė plotė, tė gatshme pėr tė
rrahur deri nė fund edhe mospajtimin. Pėr arsye se Ibrahim
Rugova, nė mesin e militantėve vinte nga njė tjetėr sėrė, nga
ajo e krijuesve tė vlerave shpirtėrore. Ai ishte krijues pėr nga
natyra, jo pse hapat e parė i bėri nė poezi, por Rugova ishte
poet edhe nė shkrimet e natyres teorike mė precize lidhur me
artin.
-
* * *
-
Nė fund tė viteve tetėdhjetė tė shekullit tė kaluar, Rugova e
bėri kalimin vendimtar: nga pozicioni i krijuesit nė atė tė
prijėsit. Pikėrisht ashtu siē e paralajmėroi rebelimin e vet
Ismail Kadare nė veprėn "'Ftesė nė studio", Ibrahim Rugova e
bėri kėtė pėrmes librit "Refuzimi estetik" (1988).
-
-
Kapėrcimin e bėri nė heshtje, por si
njė kumbim tė prerė, si njė "jo" nėnshtrimit: "Refuzim do tė
thotė tė mos pranosh, tė mos pranosh atė qė tė imponohet...
Njeriu nė kėtė plan ka vetėm dy zgidhje, thjesht e shkurt: po e
jo. Refuzimi ngrihet kundėr imponimit kur ai ėshtė represiv". Ai
e kishte marre kėtė vendim, siē do ta konstatojė Sabri Hamiti,
qė gjatė shkrimit tė veprės. Ibrahim Rugova ėshtė nisur kėsaj
rruge, dhe e kishte heshtur mbase pėr ditė mė tė mira, zėrin e
krijuesit.
-
* * *
-
Dhe ja krijuesi shfaqet tashti si artikulues i ėndrrės pėr liri,
si prijės i popullit tė vet. Rugova e njihte dhe e ka pėrmendur
nė studimet e veta filozofin antik Platonin, i cili poetėt i
mbante tė paaftė nė ēėshtje shteti, i konsideronte si prijės tė
butė, qė i mposht emocioni, mendim qė u miratua dhe u pėrjashtua
gjatė 2500 viteve.
-
Edhe ata qė pajtohen plotėsisht me filozofin, nuk harrojnė
ndėrkaq tė shtojnė: burrėshtetas edhe mė i keq nga poeti ėshtė
ai qė nuk ka lexuar asnjė poezi.
-
Rugova krijues, qė nė nismė gjakon ta shtrijė edhe ta gjejė sa
mė thellė shpirtin e gjuhės dhe tė mendjes, tė popullit tė vet
ndėr shekuj, qė nė fillim ėndėrronte tė gjejė shkalėt e lidhjes
sė vazhdimėsisė tė kėtij shpirti nė kohė, t'i bėjėt ato tė
prekshme, si fjalė dhe parafjalė, pėr kohėn e vet, krijues qė do
tė jetė kėrkues i qartė, deri nė rreptėsi, i vlerave nė art.
Tani nė rolin e prijėsit, natyra paqėsore dhe tolerante,
tingėllojnė si misionare nė njė strategji pėr tė mos lėshuar pe,
para asnjė ēmimi.
-
Ibrahim Rugova, edhe si prijės, edhe si krijues, ka zėnė vend tė
rėndėsishėm nė historinė politike dhe kulturore shqiptare. Ka
lėnė gjurmė tė qėndrueshme edhe gjatė ecjes sė parė, edhe gjatė
sė dytės. Do tė mbeten vallė njėsoj nė mbamendjen kolektive
shqiptare, vepra kritike dhe ajo politike?
-
-
Mund ta themi me bindje tė plotė se
si krijues, Ibrahim Rugova nuk do tė mund tė anashkalohet. Por,
ndėrkaq, si prijės, ashtu siē e pėrfundoi jetėn, mbetet tė
dshirojmė tė njėjtėn. Mbase vepra e tij nė fushėn e atdhetarisė
do tė ketė mė shumė fat: do tė ndėrpritet tradita shqiptare qė
gjithėēka tė fillojė nga e para, me atė qė vjen i fundit.
-
Mbetet pėr t'u dėshiruar ndėrprerja e kėtij ceni shqiptar, por
jo edhe pėr t'u besuar plotėsisht, kur tė kihen parasysh kėto
ditė zie: sidomos lotėt dhe lotėt, dhimbjet dhe dhimbjet,
bindjet dhebindjet, tė shfaqura me aq bollėk para ekraneve
televizive.
-
Prishtinė, 28 janar 2006, (marrė nga Koha ditore)
|
|