|
-
Prishtinė,
28 janar 2006 /TN /QIK
- Sipas Veton Surroit, lider i partisė Ora dhe anėtar i Ekipi
Negociator, formėn e veprimtarisė politike tė Presidentit Rugova
nuk mund ta zėvendėsojė askush. "Nuk mund tė ketė tė atillė
brenda LDK-sė dhe jo vetėm brenda LDK-sė, por as brenda partive
tė tjera, prandaj as mos tė pretendohet njė ēėshtje e tillė",
tha Surroi pėr gazetėn "Koha ditore".
-
Por megjitatė, sipas Surroit, i takon LDK-sė si obligim
kushtetues qė ta propozojė nga radhėt e saj njė kandidat pėr
president tė vendit, ndėrkohė qė ai kėrkon qė ky kandidat tė
jetė i pranueshėm edhe pėr tė tjerėt.
-
Nė kėtė rast tė pėrcaktimit tė LDK-sė pėr njeriun e saj, thotė
Suerroi, do tė ishte mirė tė konsultohet edhe opozita qė tė ketė
ketė pėrkrahjen e plotė tė saj.
-
Mė tej Surroi thotė se nuk mund tė ketė delegacion tė Kosovės
nėse nuk zgjidhet Presidenti i vendit, edhe pse, sipas tij, me
vdekjen e Presidentit Rugova, fati i delegacionit ka marrė fund.
-
"Pėr Grupin Negociator vdekja e kryetarit Rugova do tė thotė
edhe fund i grupit ose i delegacionit, ēfarė ka qenė, sepse
delegacioni kosovar ėshtė ndėrtuar mbi mundėsinė e rolit prijės
tė Dr. Rugovės".
-
Ndėrkaq duke folur edhe pėr zgjedhjen e kreut partiak tė LDK-sė,
Surroi tha pėr gazetėn "Express", se udhėheqja e saj duhet "tė
marrė pėrgjegjėsinė historike nė kėto momente" dhe tė vendosė se
kush do tė jetė kryetari i saj deri nė zgjedhjet partiake.
Ndėrsa, shton "kėtu ne nuk mund tė pėrzihemi". Po nė kėtė
intervistė, sipas Surroit, "brenda LDK-sė ka struktura
prodemokratike, por edhe struktura jodemokratike".
-
Ai tėrheq vėrejtjen se Kryesia e LDK-sė gjatė propozimit tė
kandidatit tė saj "ta ketė parasysh edhe njė dimension historik,
tė reflektojė pėr atė qė ndodhi gjatė ditės sė varrimit dhe
gjithė kėto ditė. Kjo vdekje ka treguar nevojėn e popullit tė
Kosovės qė tė jetė i unifikuar, tė ndajė edhe pikėllimin edhe
ambicien pėr tė ardhmen", ėshtė shprehur Surroi.
|
|