|
-
28
janar 2006 /TN
-
-
Nga Grup
bashkatdhetarėsh nėpėr botė
Jemi ne bashkatdhetarė tė shkapėrderdhur nė tė gjitha anėt e
botės ku pikėtakimi e kemi projektin
www.dardania.de nė pamundėsi pėr tu pėrkulur para trupit tė
pajetė tė Misionarit tė paqes, nga largėsia me pikėllim tė
thellė, me zemėr tė lėnduar e kemi pėrcjell ceremoninė mortore
dhe ndarjen fizike me udhėheqėsin e urtė, jemi duke e ndarė
dhimbjen me ju por ndihemi shumė krenar qė e patėm prijės.
-
-
E quajtėn : «
Korifeu i kritikės letrare shqip, Simbol i rezistencės paqėsore,
Gandi i Ballkanit, Ikona e Kosovės, Misionar i paqes, Baba i
Pavarėsisė sė Kosovės, Shkėmb nė stuhi, Tempull i urtėsisė,
Thesar kombėtar, Tempull historik, Rilindėsi i shekullit 20,
Politikan i urtė, Zėri i arsyes, Ibrahim Kosova ».
-
-
Tė gjitha kėto
epitete, kėto ditė, i pėrdorėn majat e penave mė tė shquara tė
kombit shqiptar pėr ta ilustruar veprimtarinė letrare, politike
tė figurės sė Presidentit Rugova, i cili, ndėrroi jetė nė muajin
e vdekjeve tė mėdha shqiptare - nė muajin janar.
-
-
Sigurisht qė
Presidenti Rugova ėshtė nderuar edhe me epitete tjera, qė
akėcila qenie njerėzore do ti kishte lakmi, por kush mund ti
numėroj tė gjitha? Kush mundet ti pėrthekojė tė gjitha ato qė
janė thėnė kėto ditė janari nė shtypin e shkruar, nė mjetet
elektronike, ne faqe interneti, apo nė librat e zisė kombėtare.
Vdekja e Presidentit Rugova vuri nė lėvizje, veē shtypit
kombėtar dhe ndėrkombėtar edhe tė gjitha levat e diplomacisė
botėrore.
-
-
Pėr shėmbėlltyrėn
dhe veprėn e Tij folėn burrėshtetasit mė tė mėdhenj e mė me
ndikim nė botė. Secili i dha njė epitet dhe prapė smjaftonte,
sikur bėhej garė pėr tia gjetur njė tė ri, sikur nuk i
mjaftonin gjithė ata qė deri tash ia kishin thėnė. Tė gjitha
kėto epitete i ka dėgjuar pėr sė gjalli, por ka diēka qė ai kurė
se ka dėgjuar as kurrė se ka parė. Po kush foli e kush veproi
mė sė miri atėherė ?
-
-
Padyshim populli i
Kosovės, « substanca e tij kombėtare », tė cilėn u mundua ta
ruaj aq shumė dhe ia doli. Sa e sa herė e ka pėrsėritur se duke
rezistuar nė mėnyrė paqėsore e « ruante substancėn kombėtare ».
Dhe, ajo « substancė kombėtare », gjashtė ditė me radhė, nėn
acarin e temperaturave minus 10 gradė, me orė tė tėra, ndejti nė
kolona duke pritur vetėm pėr njė pėrkulje para arkivolit tė Tij.
-
-
Ajo « substancė
kombėtare », njė milionėshe, veproi nė mėnyrėn mė sublime duke
ia shtruar rrugėn me lule deri nė banesėn e fundit Presidentit
qė ia dha votėn katėr herė me radhė. Kėshtu pra, kjo « substancė
kombėtare », pa laps, pa letėr, pa britma, pa shtyrje, pa ftesė,
pa konferenca pėr shtyp, pa megafon, por me qėndresė titanike
dhe veprimet e veta ia shkroi skenarin pėr ceremoninė e
varrimit Presidentit tė vet Presidentit Rugova.
-
-
Kjo « substancė
kombėtare » tregoi dhe shprehi mė sė miri edukatėn dhe
kulturėn politike, durimin, qėndresėn, papėrkulshmėrinė dhe
atdhedashurinė qė ia mėsoi Presidenti Rugova.
-
-
Kjo « substancė
kombėtare » ua ndėrroi tė gjithė skenarėt e mundshėm edhe
ogurbardhėve edhe ogurzinjve. Derisa tė parėt i ndihmoi tė dytėt
i gjunjėzoi. Derisa tė parėve u ndihmoi tė shprehen dhimbshėm
pikėllimin e shpirtit, tė dytėt i detyroi qė tė nxitojnė pėr tė
kėrkuar falje me pėrkulje, pėr kritikat e gabuara qė ndonjėherė
ia kishin drejtuar. Po, ai, tė cilin e dėrgoi Zoti si njė
misionar nė mesin tonė pėr ditėt e liga, ai qėndronte mbi tė
gjithė.
-
-
-
Shpirti i tij pa
ndėrpre dėrgonte mesazhe dashurie dhe afrie pėr tė gjithė
shqiptarėt. Dhe, shpirtrat e shenjtė, sikur i Presidentit
Rugova, komunikojnė lehtė, sepse ai diti tė flas me tė gjithė.
Me ata qė e donin dhe adhuronin, Ai fliste ėmbėl, me respekt, me
dashuri dhe nė fund tė ēdo fjalimi i bekonte siē e bekonte
Kosovėn, siē i bekonte tė gjithė shqiptarėt.
-
-
Por, as
kundėrshtarėve nuk u fliste egėr, nuk i godiste, nuk u bėnte as
nuk u pėrgatiste kurth. Ndonjėrin e linte tė rrezohej vetė, pa
e goditur.
-
Ndonjėrit, madje, i
jepte dorėn edhe tė ngrihej. Ata qė ia njihnin tė mirat i ulte
afėr veti, e, ata qė ia pėrbuznin nuk merrej me ta. Kėshtu pra
but u fliste tė gjithėve.
-
-
Ai nuk pėrdori
gjuhėn e egėr as ndaj gjakatarėve, jo se i mungonte trimėria, jo
se ia kishte frikėn egėrsisė sė tyre, sepse ishte mė i madh se
ta, por e donte popullin e vetė tė pambrojtur. Pra, ai nuk
pėrdori shpatėn as armėn, por mjetin mė tė fuqishėm FJALĖN.
Arti i luftės sė tij ishte fjala, ishte betimi me tė cilėn i
fitoi tė gjitha betejat pėr Pavarėsinė e Kosovės.
-
-
Ishte vizioni nė
versionin mė tė butė qė ka njohur njerėzimi pėr Pavarėsinė e njė
vendi. Ishte Vizioni i Shenjtit qė me mund e me menēuri e
edukoi diplomacinė botėrore pėr Pavarėsinė e Kosovės, pėr Paqen
nė Ballkan dhe pėr demokracinė e tė gjithė qytetarėve tė saj.
-
-
Ai ēdo ditė, ēdo
fundjavė i luste kujdesėm miqtė, qė i kishte krijuar, pėr
Pavarėsinė e Kosovės. Por, pasi edhe shenjtorėt janė tė
vdekshėm, ditėn kur duhej tė fillonin negociatat pėr Statusin e
Kosovės, Shenjti jonė ndėrroi jetė. Ashtu siē ishte i qetė, i
ėmbėl, me kėrkesa e dėshira pak pėr sė gjalli, para se tė ikte
kishte vetėm njė kėrkesė : Tė varrosej me nderime Kombėtare dhe
Shtetėrore nė varrezat e dėshmorėve.
-
-
Populli ia dėgjoi
kėrkesėn, kortezhin mortor tė Presidentit tė vet, e pėrcolli
deri nė banesėn e fundit duke ia shtruar rrugėn me lule dhe
duke e lutur Zotin pėr shpirtin e tij qė ta vendos nė mes tė
shenjtėve mė tė dashur tė tij.
-
-
Prandaj shprehim
ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė nderuar tė dr.Ibrahim
Rugovės, Institucioneve shteterore, Lidhjes Demokratike tė
Kosovės dhe mbarė popullit shqiptarė.
-
-
-
Nė emėr tė anėtarėve
dhe stafit drejtues
-
Bekim Nikēi dhe
-
Dilaver Kosova
|
|