|
-
Prishtinė,
27 janar janar 2006 /TN /QIK
- Garda e Kosovės nuk e nderoi komandantin e saj suprem pėr nė
banesėn e fundit.
-
-
Morti i Presidentit dėshmoi se
urdhrat e komandantit tė TMK-sė, gjenerallejtėnant Agim Ēeku,
nuk pėrfillen nga njė hallkė e rėndėsishme. Ndėrsa Garda e
Kosovės u dėshmua se ėshtė "bastion" qė nuk lėshon pe.
-
-
Gardės e Kosovės, sipas rregullores,
pėrveē qė ėshtė e obliguar tė bėjė pritjen dhe pėrcjelljen e
burrėshtetasve, duhet tė bėjė edhe nderimet mortore tė
personaliteteve mė tė larta shtetėrore.
-
-
Ajo me kėtė rast ra nė kundėrshtim
me rregulloren pėr marrjen e kompetencave shtesė, e nėnshkruar
nė qershor nga Ēeku, PSSP dhe Lushtaku.
-
-
Arsyetime tė Shtabit tė Pėrgjithshėm
tė TMK-sė ishin se Garda Ceremoniale nuk ishte nė gjendje
gatishmėrie tė kryente ceremoninė mortore.
-
-
Sipas kėsaj, nėse Garda nuk mund t'i
bėnte kėto detyra, e cila ėshtė e trajnuar pėr to, atėherė si
mund t'i kryenin oficeret e Njėsisė pėr Trajnim (TAC).
-
-
Gjenerali Ēeku pėr disa ditė radhazi
tha se Garda po merrte pjesė nė ceremoni dhe gjithēka po shkonte
sipas parashikimeve. "TMK po merr pjesė nė ceremoni.
-
-
Edhe ata nė Kuvendin e Kosovės janė
gardistė. Edhe ajo uniformė ėshtė e Gardės. Uniforma e zezė
vishet nė ceremoni mortore", kishte thėnė Ēeku, tė hėnėn. Por,
oficerėt e TMK-sė, qė pėr pesė ditė nderuan Presidentin nė
hollin e Kuvendit, nuk ishin oficerė tė Gardės sė Kosovės. "Nuk
janė ushtarėt e mi", tha tė mėrkurėn Nuredin Lushtaku, derisa i
shikonte ata, pėrmes televizorit.
-
Ata ishin oficerė-gardistė tė Zonės Operative tė Nerodimes, tė
cilėt e kryen kėtė detyrė me urdhėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm
tė TMK-sė.
-
Uniforma e gjelbėr nė tė hirtė qė ata e mbanin ėshtė uniformė
solemne e oflcerėve tė lartė tė TMK-sė, qė vishet nė akademi
pėrkujtimore. "Ushtarėt qė po i bėjnė roje nderi Ish-
presidentit tė Kosovės, janė pjesėtarė tė kazermės "Epopeja e
Jezercit, nė Ferizaj", kishte thėnė pėr Lajm, tė martėn, Bedri
Zeqiri, komandant i kėsaj kazerme, pėr "Lajm".
-
-
Garda Ceremoniale e Kosovės ka dy
lloj uniformash; atė me ngjyrė tė kuqe, qė pėrdoret pėr pritjet
e delegacioneve tė larta shtetėrote, dhe tė zezėn, qė vishet nė
raste mortore. Lushtaku nuk i dėrgoi oficerėt e Gardės nė
ceremonitė paramortore dhe mortore, sepse, thuhet se nuk kishte
marrė urdhėr nga Ēeku.
-
-
Ky i fundit nuk pėrgjigjet nėse e ka
urdhėruar apo jo. Ndėrsa zėdhėnėsi i Presidencės, Muhamet Hamiti,
thotė se duhet pyetur Garda pse nuk ka marrė pjesė nė cermoninė
e varrimit. "A e keni pyetur TMK-nė?," tha ai.
-
Kortezhit tė Presidentit tė enjten i printe njė oficer i Shtabit
tė Pėrgjithshėm, pas tij ishte rreshtuar Batalioni Gardist "Shkelzen
Haradinaj", mė pas, oficerėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė
TMK-sė, Brigada 30 e Xhenios, Njėsia pėr Taktizim (TAC),
Inspektorati i Rendit, Komanda e Doktrinės dhe Trajnimit,
Akademia e Mbrojtjes.
-
-
Shtatė oficerė tė Njėsisė pėr
Taktizim e kanė lėshuar nė varr trupin e Presidentit.
Performansa e batalioneve dhe njėsive tė TMK-sė u vlerėsua me
nota tė mira nga publiku dhe nga shefi i UNMIK-ut.
-
Garda e Kosovės e ka edhe Orkestrėn e saj, por nė hollin e
Kuvendit ritet mortore i ka kryer Filarmonia e Kosovės. Ndėrkaq,
nė varrim kėngėn "Lamtumirė" e kėndoi Collegium Cantorum. ("Lajm
ekskluzive").
|
|