|
- 28
janar 2006 /TN /QIK
-
-
Editorial i gazetės "Zėri"
-
Ecja e shpejtė nė drejtim tė pėrmbylljes sė kaptinės sė
statusit, duke bėrė realitet synimin e Presidentit Rugova dhe tė
popullit tė Kosovės, ėshtė detyrim i lidershipit aktual tė
vendit. Nuk mund t'i shprehet mė mirė respekti Presidentit
Rugova sesa duke dyfishuar pėrpjekjet pėr t'i kryer tė gjitha
punėt e pavarėsimit tė Kosovės
-
E premtja e 27 janarit ėshtė faktikisht dita e parė politike e
Kosovės pa Presidentin Rugova, i cili ka qenė nė krye tė
Lėvizjes pėr pavarėsinė e Kosovės qė nga dhjetori i vitit 1989,
kur u formua LDK-ja.
-
-
Megjithėse vdiq tė shtunėn e kaluar,
mė 21 janar, nė gjashtė ditėt e kaluara, edhe pėr sė vdekuri, ai
udhėhiqte qytetaret e Kosovės dhe komunikonte me Perėndimin,
sepse si populli i vendit, ashtu edhe politikanėt dhe diplomatėt
perėndimorė, i shprehnin atij respekt jo vetėm duke u pėrkulur
para arkivolit tė tij, por edhe duke mbajtur rend dhe qetėsi,
duke treguar maturi politike, si dhe duke ritheksuar
(politikanėt ndėrkombėtarė), pėrkushtimin e bashkėsisė
ndėrkombėtare pėr Kosovėn.
-
-
Prej kėsaj tė premte pra do tė
kuptohet gjithnjė e mė shumė se javėt dhe muajt e ardhshėm, qė
sė bashku bėjnė atė periudhėn kritke pėr negociatat pėr
defininimin e statusit tė Kosovės, do tė shquajnė
domosdoshmėrinė e ruajtjes sė unitetit politik dhe tė
funksionalitetit, tipare kėto qė pėrkundėr problemeve tė njohura
fillestare, karakterizuan punėn e Delegadonit tė Kosovės pėr
status qė nga fundi i tetorit tė vitit tė kaluar e kėndej.
-
Sesa vėshtirė e ka tė funksionojė Delegacioni i Kosovės pa
Presidentin Rugova u mor vesh edhe pėr tė gjallė tė tij, kur pėr
shkak tė pėrkeqėsimit tė gjendjes sė tij shėndetėsore, Ekipi
Negociator nuk kishte mundėsi tė mblidhej pėr tė vendosur pėr
ftesėn e Marti Ahtisarit, Emisarit Special pėr statusin, pėr
dialogun e Vjenės qė ishte caktuar pėr 26 janar, si dhe pėr
propozimin e Grupit Politik tė "Parimeve themelore pėr reformėn
e pushtetit lokal".
-
Tema e statusit tė Kosovės dhe e funksionimit tė Delegacionit tė
unitetit (siē u quajt prej fillimit ekipi i emėruar prej
Presidentit Rugova dhe i konfirmuar mė pas prej Kuvendit tė
Kosovės), siē u pa edhe nga deklarimet e diplomatėve perėndimorė
qė janė tė vendosur nė Prishtinė apo qė erdhėn pėr ceremonitė
mortore tė Presidentit, ka marrė majėn nė listėn e preokupimeve
tė ndėrkombėtarėve pėr zhvillimet e mėtejme nė Kosovė pas
largimit tė Dr.Rugovės nga skena politike dhe historike e
vendit.
-
-
Pėr kėtė shkak, si nė prononcimet
publike (Filip Goldberg, shefi i Zyrės sė SHBA-sė nė Prishtine),
ashtu edhe nė takimet larg syve tė opinionit (Havier Solana,
Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr sigurinė dhe politikė tė jashtme dhe
Oli Ren, komisionari pėr zgjerimin e BE-sė me Delegacionin e
Kosovės), ėshtė nėnvizuar domosdoshmėria e reagimit sa mė tė
shpejtė tė mundur tė autoriteteve politike tė vendit pėr tė mos
lejuar vakuumin e krijuar me shkuarjen ė Presidentit Rugova.
-
-
Zbrazėtia politike nė kėtė rast ka
njė domethėnie tjetėrfare prej asaj institucionale. Se sa ėshtė
nė gjendje tė tejkalojė kėtė sprovė skena politike kosovare, kjo
nuk mund tė shihet dot pėr disa javė dhe as pėr mė shumė muaj,
por me gjasė, pėr vile tė tėra. Por, vakuumi institucional i
cili njeh postin e Presidentit tė Kosovės, nuk mund tė zgjatet a
durohet shumė, sepse mund tė jetė shumė i rrezikshėm, prandaj
ai, siē edhe kanė sugjeruar miqtė e Kosovės, duhet tė adresohet
sa mė parė.
-
-
Ėshtė shumė e vėrtetė, siē thanė
zaten njė mori politikanėsh tė vendit dhe tė Perėndimit qė
Rugova nuk mund tė zėvėndėsohet dot si lider dhe qė ai nuk mund
tė ketė trashėgimtarė tė mirėfilltė nė historinė dhe politikėn e
Kosovės.
-
-
Megjithatė, ecja e shpejtė nė
drejtim tė pėrmbylljes sė kaptinės sė statusit, duke bėrė
realitet synimin e Rugovės dhe tė gjithė popullit tė Kosovės,
pra, duke bėrė Kosovėn shtet, ėshtė detyrim i gjithė lidershipit
aktual tė vendit. Nuk mund t'i shprehet mė mirė respekti
Presidentit Rugova sesa duke dyfishuar pėrpjekjet pėr t'i kryer
tė gjitha punėt e pavarėsimit tė Kosovės.
|
|