|
-
Pristinė,
26 janar - Sot Kosova i jep
lamtumirėn e fundit Presidentit tė vet, Dr.Ibrahim Rugova, i
cili do tė prehet nė Varrezat e Dėshmorėve nė lagjen Velania
nė Prishtinė.
Gjatė katėr ditėve tė kaluara me qindra mijėra qytetarė tė
Kosovės, por edhe nga vise e tjera shqiptare dhe diaspora,
nėpėr njė kohė tė acartė, i bėnė homazhe dhe nderuan me
pietet tė madh Presidentin qė tashmė tė gjithė e quajnė
historik tė Kosovės.
Ceremonitė e sotme fillua qė nga ora 8.00 dhe deri nė orėn
9.00 -Njėsiti i TMK sė i bėri nderime Presidentit Rugova, nė
hollin e Kuvendit tė Kosovės.
Nė orėn 9 e 15 minuta para Kuvendit tė Kosovės niset
funerali pėr nė palestrėn "1 Tetori", ku do tė zhvillohen
ceremonitė kryesore tė funeralit dhe ku do tė mbahen disa
fjalime pėr Presidentin Rugova.
Pritet tė flasin: PSSP Soren Jesen Petersen, Kryeministri
Bajram Kosumi, Pėrfaqėsuesi i Lartė i BE sė, Javier Solana,
Nėnkryetari i LDK sė, Kolė Berisha, Pėrfaqėsuesi i SHBA ve,
Sekretari Alphonso Jackson, i deleguar i Presidentit Bush
dhe Kyetari i Kuvendit tė Kosovės, Akademik Nexhat Daci.
Tashmė kanė mbėrritur nė Prishtinė shumė delegacione tė
jashtme nė nkivel presidentėsh, ministrash, ambasadorėsh dhe
diplomatėsh tė niveleve e tė ndryshme.
|
|