|
-
26
janar 2006 /TN
-
-
Rizah SHEQIRI*,
Suedi
-
-
Ringjallje
e krenarisė
-
Uratė
e urtisė
-
Guxim
i trimėrisė
-
Ornament
i Lirisė
-
Vizionar
i ardhmėrisė
-
Admirim
i Pavarėsisė
-
-
-
Rugova
- njeriu i durimit, i paqes, i qėndresės, i trimėrisė, i
tolerancės,i guximit, i urtisė, i butėsisė, i menēurisė, i
maturisė dhe i konstruktivitetit njerėzor, kulturor, letrar e
politik.
-
-
Vizionari i lirisė dhe ardhmėrisė. Besimėtari mė i besueshėm nė
lirinė e tė gjithėve dhe tė popullit tė tij. Luftėtari mė i
denjė dhe mė kėmbėngulės pėr Pavarėsi.
-
-
Themeltari i Pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
Miku mė i madh i miqėsisė dhe dashurisė gjithėnjerėzore. Njeriu
me shumė miq. Si ai heroi i fjalės sė urtė: trimi i mirė me
shumė shokė. Njeriu qė popullin e vogėl, po shumė tė lashtė e tė
shumė vuajtur shqiptar e bėri mik me shumė popuj tė tjerė nė
botė.
-
-
Njeriu qė Kosovės i la trashėgim paqen, urtėsinė, miqėsinė,
dashurinė , bujarinė, durimin, maturinė
Njeriu e prijėsi qė
Kosovės dhe popullit shqiptar i la trashėgim shumė virtyte tė
larta njerėzore
Qė i la trashėgim, mė shumė se kushdo tjetėr,
shumė miq. Njeriu qė popullin dhe Kosovėn e bėri mike me shumė
popuj, qė e bėri mike me botėn
-
-
Njeriu qė me kohė e mėsoi mirė atė fjalėn e urtė popullore se
miqtė janė krahėt e njeriut! dhe tė cilėn e bėri bazament dhe
filozofi e jetės dhe veprimtarisė sė tij.
-
-
Duke krijuar kėshtu miqėsi tė sinqerta gjithandej botės. Dhe
kėshtu me respekt, me miqėsi e dashuri, me sinqeritet e maturi,
e bėri tė njohur mė sė miri, mė mirė se gjithkush tjetėr, tė
vėrtetėn e hidhur dhe shumė tragjike tė popullit dhe tė vendit
tė tij nėn thundrėn e shtypjes dhe robėrisė shekullore. Si i
tillė ai u bė njeriu mė i dashur dhe mė i respektuar i popullit
tė tij, u bė njeriu mė i respektuar dhe mė i dashur i shumė
popujve e vendeve demokratike e liridashėse tė botės.
-
-
Prandaj humbja e Kryetarit tė parė e shumėvjeēar tė Kosovės,
humbja e kėtij mishėrimi paqėsor dhe shpirtėror tė Kosovės,
humbja e kėtij krijuesi tė shquar dhe vdekja e kėtij Njeriu,
vdekja e tij e hershme, shumė e hershme ėshtė njė tragjedi e
vėrtetė pėr Kosovėn e pėr popullin e saj, ėshtė njė tragjedi
dhe njė humbje e madhe pėr shqiptarėt kudo janė, ėshtė njė
humbje pėr Ballkanin, pėr Evropėn e pėr Botėn. Sepse ai ishte
emblema e lirisė, e miqėsisė, e dashurisė, e paqes pėr popullin
e tij dhe pėr tė gjithė popujt e vendet e botės.
-
-
Pra, si i tillė njeriu, shkrimtari e Kryetari i parė i Kosovės
Dr. Ibrahim Rugova ishte shumė i madh. Dhe jo vetėm pėr Kosovėn,
dhe jo vetėm pėr shqiptarėt. Por ai ishte Njeriu qė radhitej nė
vargun e njerėzve mė tė shquar qė ka pasur bota. U bė njeriu e
shqiptari mė i dashur e mė i ēmuar pėr miliona njerėz, pėr shumė
burrėshtetas e pėr shumė vende tė botės.
-
-
Ai
u bė idhull i paqes
Ai u bė sinonim i paqedashėsit dhe
paqėsorit. Ai u bė simbol i rezistencės dhe i jodhunės. Ai u bė
sinonim i kėrkesės pėr liri e pėr pavarėsi pėr popullin dhe pėr
vendin e tij. Dhe jo vetėm kaq, por ai u bė simboli i
pavarėsisė, i paqes e lirisė pėr tė gjithė
-
-
Sepse ai me menēuri, me gjakftohtėsi dhe me njė kėmbėngulėsi tė
paluhatshme diti tė ulė gjakrat. Me dashuri e menēuri diti ti
zbus urrejtjet, nga tė cilat fatkeqėsisht bota edhe mė tutje po
vuan aq shumė. Ai nė zemrat e njerėzve diti tė mbjellė farėn e
dashurisė e tė miqėsisė, dhe nė mendjet e njerėzve diti tė
mbjellė farėn e arsyes dhe tė mirėkuptimit
-
-
Dhe ja pse bota sot pėrkulet me dashuri para kėtij njeriu.
Kėtij njeriu qė ishte shembulli mė i mirė pėr dashurinė dhe pėr
tė mirėn pėr tė gjithė. Kėtij njeriu qė ishte dhe do tė mbetet
vėrtetė i madh nė mesin e mė tė mėdhenjve tė kombit shqiptar,
njeriu i cili me maturinė dhe me dashurinė e tij do tė mbetet i
madh nė mesin e mė tė mėdhenjve njerėz nė kėtė botėn tonė tė
trazuar nga urrejtja.
-
-
Njeriu i thjeshtė, shkrimtari e krijuesi, qė u bė prijėsi i
idealeve tė popullit dhe vendit tė tij pėr tu bėrė pastaj
njeriu i tė gjithėve, i dashur pėr tė gjithė. Njeriu qė me tė
drejtė nga shumėkush u quajt edhe Gandi i Ballkanit. Por jo
vetėm kaq, kėtė prijės tė shquar shqiptar e quajtėn edhe
Nelson Mandela, Martin Luther Kingu
apo njeriu i epokave si presidenti amerikan, Abraham Lincoln.
-
-
E
quajtėn kėshtu sepse i tillė ishte ai shqiptari i Dardanisė sė
lashtė, Prijėsi i menēur dhe i urtė i popullit tė Kosovės,
shkrimtari, kritiku e eseisti i shquar dhe njeriu i thjeshtė i
tė mirės gjithėnjerėzore, simboli i Paqes dhe Lirisė sė
popullit. Miku i madh i miqve, miku mė i madh i miqėsisė.
-
-
Projektuesi dhe ideatori mė kėmbėngulės i Pavarėsisė sė Kosovės
-
-
Dhe si i tillė, ai vėrtetė ka lėnė njė zbrazėsi nė mesin e tė
gjallėve, por qė shpresojmė qė virtytet e tij do tė jenė
shembulli mė i mirė jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjithė
njerėzit e e botės, pėr tė gjithė pra, pėr tė sotshmit dhe pėr
ata qė do tė vijnė.
-
-
Shpresojmė se shėmbėlltyra paqedashėse, virtytet dhe fisnikėria
e kėtij prijėsi e njeriu tė madh, vepra e tij prej krijuesi,
vizionari e udhėheqėsi do tė jenė e do tė mbesin mėsimi mė i
mirė pėr tė gjithė shqiptarėt dhe pėr tė gjithė njerėzit nė kėtė
botė pa dallim, mėsim ky qė dėshmon qartė si kristalet e
nėntokės dardane se vetėm mirėkuptimi, respekti, liria, paqja,
miqėsia dhe dashuria janė tė pėrjetshme!...
-
-
Ashtu i pėrjetshėm qoftė edhe kujtimi pėr ndjerin - Ibrahim
Rugova dhe pėr veprėn e tij!
-
Amen!
-
-
Suedi, Karlskrona, 25 janar 2006
-
*Rizah
Sheqiri,
shkrimtar
-
-
anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Suedisė
|
|