|
-
Prishtinė,
26 janar 2006 /TN /QIK
- Fuqitė perėndimore dėshirojnė qė udhėheqja e pėrēarė e Kosovės
tė bashkohet pėr bisedimet pėr pavarėsi, pėr tė mbushur kėshtu
vakuumin e krijuar pas vdekjes sė kryetarit tė Kosovės, Ibrahim
Rugova, kanė deklaruar zyrtarėt.
-
Shefi pėr politikė tė jashtme dhe pėr siguri i BE-sė, Havier
Solana, si dhe komisionari pėr zgjerim, Olli Ren, disa orė para
varrimit tė Rugovės, dje u takuan me udhėheqėsit e Kosovės.
-
Ai gjatė kėtij takimi ishte paraparė tiu thotė se duhet tė
punojnė sė bashku, tė jenė seriozė nė tė gjitha fushat,
deklaroi njė diplomat i lartė evropian.
-
SHBA-ja gjithashtu apeloi te shqiptarėt e Kosovės qė tė
eliminojnė pėrēarjet mes tyre, pėr tė paraqitur njė pozicion
unik nė negociatat pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, tė cilat
janė suspenduar pėr shkak tė varrimit.
-
Rugova ishte njė njeri, mungesa e tė cilit do tė ndihet, ngase
ai bindshėm ishte figura mė e lartė dhe mė e respektuar nė
fushėn politike tė Kosovės dhe pėr arsye se ishte edhe figurė
unifikuese, tha Nikollas Bėrns, zyrtari numėr tre i
Departamentit Amerikan, i cili e ka kryesuar politikėn amerikane
ndaj Ballkanit.
-
Tani, pas vdekjes sė tij, vdekjes sė tij tragjike, ne
shpresojmė shumė se udhėheqėsit kosovarė do tė bėjnė njė
rivlerėsim dhe tė angazhojnė veten pėr unitet, tha Bėrns para
gazetarėve nė Uashington.
-
Vdekja e Rugovės tė shtunėn, nga kanceri nė mushkėri, ndodhi nė
prag tė fillimit tė negociatave tė drejtpėrdrejta me Serbinė pėr
statusin e Kosovės. Por, takimi i cili ishte paraparė tė mbahet
gjatė kėsaj jave nė Vjenė, ėshtė shtyrė pėr muajin shkurt.
-
Rugova, i zgjedhur dy herė kryetar, ka dominuar politikėn e
Kosovės dhe betejėn e shumicės shqiptare pėr pavarėsi gjatė 15
vjetėve tė kaluara. Ai nuk e ka emėruar trashėgimtarin e tij dhe
askush nuk ka dalė nė sipėrfaqe si udhėheqės i mundshėm nga
radhėt e partisė sė tij tejet tė pėrēarė.
-
Nuk e kemi identifikuar njė njeri qė i prin garės pėr tė
trashėguar atė, theksoi njė zyrtar i OKB-sė nė Prishtinė.
Tė brengosur nga mundėsia e dhunės sė re etnike, pėrkrahėsit
perėndimorė tė Kosovės kėrkojnė njė zgjidhje tė fatit tė
Kosovės, e qė konsiderohet se sipas tė gjitha gjasave do tė jetė
pavarėsia e kushtėzuar, brenda vitit.
-
Zyrtari i OKB-sė deklaroi se periudha 15 ditore e zisė, e cila
filloi tė hėnėn, do tė shfrytėzohet pėr tė gjetur njė pasardhės
tė Rugovės, i cili do tė kryesojė ekipin negociator.
-
"Ekziston njė apetit nė mesin e udhėheqėsve politikė qė tė
lėvizet drejt zgjedhjeve tė reja, pas periudhės sė zisė, nė
momentin kur kjo duket e favorshme", tha ky zyrtar. Kryetari i
Kosovės zgjidhet nga parlamenti.
Ai mė tutje shtoi se negociatori kryesor i OKB-sė, Marti
Ahtisari, do tė tubojė tė dyja palėt, posa ato tė jenė tė
gatshme.
-
"Ėshtė njė nxitje pėr tė lėvizur me shpejtėsi", theksoi ky
zyrtar.
|
|