|
-
Prishtinė,
26 janar 2006 /TN /QIK
- Sot, rreth orės 14.45 nė Varrezat e Dėshmorėve nė nė
Velani tė Prishtinės, me nderimet mė tė larta shtetėrore u bė
varrimi i Presidentit tė Kosovės dr.Ibrahim Rugova, nė prani tė
qindra mijėra qytetarėve nga Kosova dhe nga tė gjitha viset
tjera shqiptare, si dhe nga mėrgata shqiptare nė botė.
-
- Nė
varrimin e Presidentit Rugova morėn pjesė shumė krerė shtetesh
nga vendet e rajonit, tė Evropės dhe pėrfaqėsues tė Presidentit
amerikan Xhorxh Bush, duke nderuar edhe me kėtė rast,
personalitetin e pėrmasave evropiane e botėrore, Presidentin
Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova, i cili vdiq tė shtunėn e kaluar mė 21 janar,
dy ditė iu bėnė homazhe nė shtėpi dhe tri ditė nė hollin e
Kuvendit tė Kosovės nga qindra mijėra qytetarė nga Kosova dhe
nga tė gjitha vendet, ku jetojnė ata.
Autoriteti i veēantė tė cilin e gėzonte Presidenti Ibrahim
Rugova pėr vizionin dhe politikėn e tij paqėsore, u dėshmua edhe
sot nė varrimin e tij, ku nė shenjė nderimi morėn pjesė
delegacionet e Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, tė
SHBA-ve dhe tė NATO-s.
Pėr veprėn madhėshtore tė Presidentit Rugova folėn
kryeadministratori i Kosovės, Soren Jessen Petersen,
Kryeministri Bajram Kosumi, Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikė tė
Jashtme dhe Siguri i BE-sė, z.Havier Solana, Nėnkryetari i
LDK-sė z.Kolė Berisha, pėrfaqėsuesi i Presidentit amerikan
z.Alfonso Xhekson dhe Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat
Daci.
|
|