|
-
Prishtinė,
26 janar 2005 /TN /QIK
- Kosova sot nė zi i tha lamtumirėn e fundit Presidentit tė saj
Dr.Ibrahim Rugova, nga disa qindra mijėra njerėz nga mbarė
Kosova, Shqipėria dhe viset ku banojnė shqiptarėt. Pati sot nė
Prishtinė edhe shumė delegacione shtetėrore nga Evropa dhe bota,
tė cilat kishin ardhur pėr tė nderuar Presidentin Rugova, si
lider historik tė Kosovės. Ishin sot tė pranishėm nė Prishtinė
pothuajse tė gjithė liderėt politikė e institucionalė shqiptarė
tė Kosovės, Shqipėrisė, Maqedonisė, Malit tė Zi, Luginės sė
Preshevės dhe diasporės, por edhe krijues e intelektualė.
-
Ishin aty edhe shumė pėrfaqėsues tė
klerit musliman dhe katolikė.
-
Presidenti Ibrahim Rugova u varros
me nderimet mė tė larta shtetėrore dhe kombėtare, nė Varrezat e
Dėshmorėve nė Velani, lagje ku banoi gjatė 15 viteve tė fundit,
nė prani tė familjes dhe disa delegacioneve tė huaja qė shprehėn
dėshirėn tė ishin prezente edhe gjatė ceremonisė sė varrimit.
-
Pasi u lėshua trupi i pajetė i
Presidentit tė prehet nė amshim nė tokėn amnore, tri herė jehuan
breshėrit e tė shtėnave nga togu i nderit i TMK-sė.
-
Dhe mė pas para varrit tė
Presidentit sė pari nderoi Familja Rugova, e pastaj edhe
personalitete tė tjera tė huaja dhe tė vendit, bashkėpunėtorėt
shumėvjeēarė tė Presidentit Rugova.
-
Ceremonitė kryesore tė funeralit pėr
Presidentin Rugova u zhvilluan qė nga ora 1O,3O, ku arkivoli me
trupin e Presidentit Rugova u vendos nė palestrėn "1 Tetori", ku
i bėnė roje nderi pjesėtarėt e TMK-sė.
-
Gjatė kėsaj kohe filharmonia e
Kosovės ekzekutoi muzikė funebėr.
-
Pastaj delegacionet e huaja vendosėn
kurora lulesh dhe bėnė homazhe para trupit tė Presidentit.
-
Nė
fjalimet lamtumirėse personalitete tė huaja dhe tė vendit folėn
pėr jetėn dhe veprėn e Presidentit Rugova dhe kontributin e tij
pėr ēėshtjen e Kosovės.
I pari foli shefi i UNMIK-ut Sofren Jesen Petersen, i cili tha
se Presidenti Rugova la njė boshllėk prapa vetes, por edhe njė
vizion pėr tė ēuar Kosovėn pėrpara "Ėshtė dėshmi e rėndėsisė sė
Presidentit Ibrahim Rugova dhe e personalitet tė tij kjo qė kaq
shumė njerėz janė mbledhur sot dhe gjatė ditėve tė kaluara.
-
-
Pėrkundėr tė ftohtit, pėrkundėr largėsisė, jemi bėrė bashkė, me
mijėra qytetarė, qė t'i themi lamtumirėn Presdientit Rugova",
tha nė fillim tė fjalės sė tij Kryeadministratori Petersen. Ai
nėnvizoi se Presidenti Rugova i tregoi botės, qė nganjėherė
dinte tė ishte indiferente pėr vuajtjet e Kosovės.
"Tani bota nuk ėshtė mė indiferente. Sot bota ka ardhur tek ai,
qė sė bashku me popullin e Kosovės t'i bėjė respekt dhe t'i japė
njė lamtumirė tė pėrzemėrt", tha Petersen.
"Tė gjithė ata qė patėn rastin ta takojnė Presidentin Rugova
janė prekur nga ngrohtėsia e tij, nga urtėsia e tij dhe nga
pėrkushtimi i tij. Ai ishte i paluhatshėm nė besimet e tij dhe
kėmbėngulės nė metodat e tij. Gjatė tėrė jetės ai mbeti i
pėrkushtuar nė atė qė tė pėrdoren ekskluzivisht mjetet paqėsore
- duke iu pėrgjigjur dhunės me vizion".
"Nė kohėn kur nė rajon shumica i ka sytė e kthyer kah e kaluara,
Presidenti Rugova ishte gjithmonė i pėrqendruar kah e ardhmja.
Ai e shtroi njė rrugė pėr Kosovėn dhe e ndoqi atė i patundur.
Rruga e tij shpinte dhe ende shpien drejt njė Kosove
demokratike, shumetnike dhe tė lirė. Njė Kosovė qė ėshtė
fuqishėm e integruar nė Evropė dhe qė mbanė lidhje tė forta me
Shtetet e Bashkuara, qė ai aq shumė punoi t'i ndėrtojė", tha
kreu i UNMIK-ut.
Petersen theksoi se Presidenti Rugova ia kushtoi jetėn njė
qėllimi politik - por kjo nuk ėshtė e tėra. "Ai ishte baba i
Kosovės, por ishte edhe baba i njė familjeje, dhe pėr kėtė
familje, humbjen e tė cilės mund ta ndiejmė, por jo edhe ta
zėvendėsojmė, duhet tash tė mendojmė tė gjithė".
Duke iu drejtuar me emėr anėtarėve tė familjes sė Presidentit
Rugova, Petersen tha: "Ju faleminderit qė ndatė me ne burrin
tuaj dhe babanė tuaj, me popullin e Kosovės dhe me botėn".
Ai vur nė dukje se pasionet intelektuale tė Ibrahim Rugovės pėr
literaturė dhe gjeologji, "e bėnė personalitetin e tij edhe mė
tė gjerė, njė shpirt zemėrgjerė, qė ne tė gjithė do ta kujtojmė
dhe admirojmė".
Presidenti Rugova la njė boshllėk prapa vetes, tha Petersen, por
ai la edhe njė vizion pėr tė ēuar Kosovėn pėrpara.
"Ėshtė ky njė vizion, pėrmbushjen e tė cilit ai nuk jetoi ta
shihte, por qė do tė realizohet falė unitetit dhe pėrkushtimit
tė atyre, qė do ta pasojnė. Ky do tė jetė pėrkujtimi i vėrtetė
pėr tė. Ibrahim Rugova nuk ėshtė mė me ne. Por kujtimi pėr tė
dhe ėndrra e tij do tė jetojnė. U preftė nė paqe, nė dheun e
Kosovės qė aq shumė e deshi. Lamtumirė, miku im, Ibrahim", tha
Petersen.
Ndėrsa, kryeministri Bajram Kosumi, tha se emri i Presidentit
Rugova, njeriut tė bashkimit dhe tolerancės, tė mirėkuptimit dhe
tė forcės intelektuale, tė durimit dhe tė qėndrueshmėrisė,
ėshtė i lidhur pashkėputshėm me pavarėsinė e Kosovės, tė cilėn
e bėri tė njohur kudo nė botė".
"Ne bashkarisht do ta shndėrrojmė nė realitet vizionin e
Presidentit Rugova, pėr njė shtet tė ri demokratik evropian, me
ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare. Ky ėshtė nderimi mė i madh
dhe shpėrblimi i merituar", tha Kosumi duke uruar qė tė prehet
nė qetėsi shpirti i Presidentit Rugova.
Ndėrkaq Havier Solana, Pėrfaqėsuesi i Lartė i Politikės sė
Jashtme tė BE-sė, nė fjalimin e tj rikujtoi miqėsinė e gjatė dhe
shumėvjeēare me Presidentin Rugova dhe me tė cilin ėshtė takuar
aq shpeshė nė ditė tė vėshtira dhe nė kohė mė tė mira. "Ibrahim
Rugova ishte i palėkundur dhe i vendosur nė pėrpjekjet e tij,
mirėpo ai ishte njeri i paqės, i pėrkushtuar thellė nė arritjen
e objektivave pėrmes metodave jo violente. Dhe pėr kėtė ai ishte
i dashur nga populli i Kosovės dhe i respektuar nga e gjithė
bota", tha Solana.
Ai e ka vlerėsuar vdekjen e Presidentit Rugova si ironi tė
vrazhdė tė historisė. "Vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe.
Dhe njėra nga ironitė mė tė vrazhda tė historisė, ai iu nda nga
jeta nė momentin kur duhej mė sė shumti, nė momentin kur ai
pritej qė prej lideri tė ndihmonte nė zgjidhjen e statusit tė
ardhshėm tė Kosovės", tha Sollana duke shprehur besimin se vepra
e Presidentit Rugova do tė vazhdojė ta udhėheqė Kosovėn. Duhet
shumė punė pėr t'u bėrė dhe nuk ka kohė tė humbet. Tė gjitha
bashkėsitė etnike nė Kosovė duhet tė sigurohen se kanė njė tė
ardhme tė mirė dhe tė sigurtė.
-
- Kjo
ėshtė mėnyra e vetme pėr tė siguruar njė vendosje tė suksesshme
tė statusit tė Kosovės dhe pėr tė promovuar tė ardhmen e saj
evropiane. "Dhe jam i sigurtė se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr
tė nderuar kujtimin pėr Presidentin Rugova", tha nė fund Solana.
Kolė Berisha, nėnkryetar i LDK-sė, tha se Presidenti Rugova
krijon epokėn e vet. "Ishte njeriu qė lindi nė kohė tė huaj, por
qė, me punėn e tij intelektuale, politike dhe diplomatike, e
shndėrroi atė nė Epokė tė veten", tha ai. "E, ēfarė do tė duhej
tė them unė sot pėr Kosovėn kėtė pjesė tė Atdheut tonė tė
rrudhur!?
-
-
Ēfarė duhet tė thėnė unė sot pėr kėtė tragjedinė tonė
gjithėkombėtare? Mbase, kėtė mė mirė se unė e kushdo tjetėr e
tha populli, i cili pėr kėto 6 ditė, nė temperaturat - 15 gradė,
qėndroi nė rrugė", tha ai.
Berisha tha se kur Kosova dhe populli i saj pėrpėlitej pėr jetė
a vdekje, shkrimtarin e ri, por tė shquar shqiptar, e thirri
zėri i atdheut, qė, pėrkohėsisht ta lėrė punėn letrare dhe tė
vihet nė ballė tė popullit.
-
- Ai
formoi Lėvizjen e parė legale demokratike shqiptare, unifikoi
popullin dhe, duke e promovuar pėr herė tė parė nė historinė e
Evropės, njė frymė tė re filozofke nė politikėn e kėsaj pjese tė
Ballkanit dhe tė Evropės
"Nė kėtė janar tė kobshėm Kosova e humbi Njerun i cili, me
veprimet e tij, i ndėrroi rrjedhat e historisė", tha Berisha
duke shtuar se kėtė janar "tė zisė kombėtare, Kosova e humbi
arkitektin he strategun e pavarėsisė sė saj.
Shefi i delegacionit tė SHBA-ve, sekretari amerikan pėr strehim
dhe zhvillim urban, Alfonso Xhekson, nė nderim tė Presidentit
Rugova mbajti njė fjalim, ku shprehu ngushėllimet e SHBA-ve pėr
familjen Rugova dhe gjithė popullin e Kosovės. "Humbėm njė mik
tė vėrtet, njė mik tė SHBA-ve, qė gėzon respekin e tyre, ashtu
siē gėzon respektin e popujve tė mbarė botės.
-
- Ne
ju pėrcjellim njė mesazh paqeje, dhe ju themi se keni njė mik
dhe dėshirat me tė mira nga SHBA-tė. Tani ėshtė koha tė
bashkohemi sė bashku dhe tė pėrfundojmė punėn e Dr.Rugovės, tė
ndėrtojmė kėtė vend. Ju lutem mos iu shmėngėni kėsaj rruge",
porositi Xhekson.
Kryekuvendari Nexhat Daci, pas vdekjes sė Presidentit, e ka
pėrshkruar vendin tė mbėshtjellė nė "kostum bore tė zezė", nga
"dhembja e madhe pėr liderin historik".
-
- Ai e
quajti "botė shqiptare e dinjitetshme", nė shenjė respekti pėr
atė qė po tregonte gjithė populli shqiptarė pėr udhėheqėsin
shpirtėror tė vendit.
"Kosovė e pėrlotur e heshtur, por zonjė qė sot Altarit tė
shenjtė tė Atdheut, tė bijve dhe bijave qė kaluan nė legjendėn e
epokės mė tė re, tė Adem Jasharit, Shkėlzen Haradinajt, Zahir
Pajazitit, Fehmi Aganit, Imzot Mark Sopit me Nėnėn e dashurisė,
Nėnėn Tereze, qė nga sot ju bashkohet simboli dhe prijėsi i
krenarisė sonė, qė u bė legjendė pėr sė gjalli duke e shpėtuar
dhe ruajtur substancėn tonė kombėtare nga fashizmi i
fundshekullit njėzet Presidenti ynė i respektuar Ibrahim
Rugova", tha Daci.
Ai tha se Kosova e liderit shpirtėror dhe politik, Ibrahim
Rugovės, sė shpejti do tė jetė pjesė e Evropės sė Bashkuar. "Ju
e pėrmbushėt ėndrrėn Tuaj, i bėtė themelet qė Kosova tė jetė
Shtet i Lirė dhe i Pavarur, krijuat mirėbesimin dhe filozofinė
Tuaj paqėsore e ndėrtuese, qė tė gjithė qytetarėt pa asnjė
dallim tė gėzojnė liri tė plota dhe tė drejta tė barabarta", tha
Daci ftoi Amerikėn dhe Bashkimin Evropian, si vende qė frymėzuan
Kosovėn pėr demokraci, qė tė prijnė nė finalizimin e Projektit
tė Presidentit Rugova, "i cili nga sot do tė prehet i qetė nė
Kosovėn Dardanin e tij antike".
-
Delegacionet qė nderuan presidentin
Rugova
Delegacioni Amerikan: Alfonso Xhekson, Sekretar pėr Banim dhe
Zhvillim Urban, Filip Goldberg, shef i Misionit Amerikan nė
Kosovė dhe Frank Uizner, Pėrfaqėsues Special i Sekretares
Amerikane tė Shtetit nė Bisedat pėr Statusin e Kosovės
Delegacioni Britanik: Dagllas Aleksander, ministėr pėr Evropė,
Sofi Honi, sekretarja personale e ministrit Aleksander, Angus
Lapsli, zėvendės koordinatori pėr Ballkanin dhe Dejvid Blunt,
shef i misionit britanik nė Prishtinė
Delegacioni nga NATO: Admirali Herri Ulrih, komandant i Aleancės
pėr Krahun Jugor tė Aleancės, Martin Erdman, Ndihmės-Sekretari i
Pėrgjithshėm pėr Ēėshtje Politike
Delegacioni nga Shqipėria: Presidenti Alfred Moisiu,
kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė,
Jozefina Topalli, kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama,
tarshēgimtari i fronit mbretēror, Leka Zogu II, ish Presidenti
Rexhep Meidani, ish kryeministri Fatos Nano, kryetari i LSI-sė
Ilir Meta si dhe ministra deputetė, shefa tė grupeve
parlamentare dhe liderė tė partive tė tjera
-
-
Ambasadori i Norvegjisė nė NATO, Kai Aide Ish -shefi I UNMIK-ut,
Maihael Shtajner Presidentėt e Sllovenisė, Kroacisė, Maqedonisė,
pėrkatėsisht Janez Dėrnovshek, Stipe Mesiq, Branko Cėrvenkovski.
Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr Politikė tė jashtme dhe Siguri tė
Bashkimit Evropian, Havier Solana dhe Komisionerit tė BE-sė pėr
Zgjerim, Oli Ren dhe emisari special i BE-sė pėr statusin,
Stefan Lehne
Delegacionet nga Gjermania, Zvicra dhe Austria u pėqėrfaqėsua me
ministrat e jashtėm, pėrkatėsisht Frank-Valter Shtajnmajer,
Mishlin Calmi-Rej, Ursula Plasnik.
-
- Nė
delegacionin austriak kanė qenė edhe koordinatori i Paktit tė
Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, Erhard Busek dhe zėvendėsi
i emisarit special pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės, Albert
Rohan.
Francėn e ka pėrfaqėsuar ministrja e shtetit pėr ēėshtje
evropiane, Katerin Kolona dhe ish shefi i UNMIK-ut gjatė viteve
1999- 2001, Bernar Kushner
Turqia, Hungaria, Rumania, dhe njė numėr vendesh tė tjera janė
pėrfaqėsuar nė nivel ministrash.
I dėrguari i OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisaari.
Delegacioni nga nga Vatikani, i kryesuar nga Kryeipeshkvi Pier
Luigi Celata, nga Kėshilli Pontifikal pėr Dialog Ndėrfetar.
Nga Italia dje ėshtė parė tė ketė qenė ish-kryemnistri Masimo DAlema,
ndėrsa nė ceremoninė qendrore kanė marrė pjesė edhe delegacione
nga Holanda, Belgjika, Suedia, Luksemburgu deh vende tė tjera,
afėėrsisht rreth 40 delegacione tė huaja.
Numri i madh i delegacioneve, ka bėrė qė nė disa raste, njerėzit
nga Kėshilli Organizativ tė lidhur me Protokollin tė hasin edhe
nė vėshtirėsi rreth akomodimit me kohė tė mysafirėve, nė raste
tė caktuara edhe pėr shkak se liderė lokalė apo politikanė
vendorė, duke mos i futur nė kėtė mes megjithatė, disa tė
kujdeshsėm qė u treguan, treguan edhe njė herė se kanė dėshirė
tė ulen nė rreshtat e parė, pa marrė parasysh nėse mbetet dikush
i huaj dhe qė duhet nderuar nė kėmbė.
Ndėrsa ka pėrfunduar ceremonia qendrore nė sallėn 1 Tetori
shumica prej delegacioneve tė huaja, e kanė pėrfunduar aty
pjesėmarrjen nė varrimin e Presidentit Rugova. Mirėpo, ka pasur
edhe burrėshtetas tė tjerė tė cilėt kanė marrė pjesė edhe ne vet
ceremoninė e varrimit nė Velani, siē ishin presidenti i Kroacisė
Stipe Mesiqi, ai i Shqipėrisė Alfred Moisiu bashkė me
kryeministrin Berisha, etj.
-
-
Gjithashtu, te varri i Presidentit Rugova ishin edhe
ish-kongresisti amerikan Eliot Engėll, shefi i UNMIK-ut, Soren
Jesen Petersen, komandanti i KFOR-it, gjenerali Gjuzepe Valoto,
kryeparlamentari Nexhat Daci, kryeministri Kosumi,
ish-kryeministrat Bajram Rexhepi e Ramush Haradinaj, lideri i
Ora-s Veton Surroi si dhe shumė figura tė tjera politike nga
vendi e bota.
|
|