|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė lamtumirėn e fundit pėr Presidentin Rugova morėn pjesė rreth 40 delegacione tė huaja

 
 

 
Prishtinė, 26 janar 2006 /TN /QIK - Nė ceremoninė mortore tė Presidentit Rugova morėn pjesė rreth 40 delegacione tė larta shtetėrore nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Evropa dhe rajoni dhe tė institucioneve tė ndryshme ndėrkombėtare.

Nė delegacionin e SHBA-ve, i cili udhėhiqej nga Alfonso Xhekson, ministėr i ndėrtimit urban, morėn pjesė edhe Frenk Uisner, pėrfaqėsues special i sekretarit amerikan tė shtetit pėr bisedime pėr statusin dhe Filip Goldberg, shef i Zyrės Amerikane nė Kosovė. Nga SHBA mori pjesė edhe kongresmeni Eliot Engėl, njė mik i presidentit Rugova qė prej vitit 1990.

Nė delegacionin e Bashkimit Evropian, i cili udhėhiqej nga shefi pėr politikė tė jashtme e siguri, Havier Solana, ishte edhe komisionari pėr zgjerim, Oli Ren, ndėrsa Parlamentin Evropian e pėrfaqėsoi evroparlamentarja Doris Pak.

Nė pėrbėrje tė delegacionit tė NATO s, tė cilin e kryesoi, Admirali Ulrih, komandant i Aleancės pėr Krahun Jugor, ishin edhe ndihmės sekretari i pėrgjithshėm pėr ēėshtje politike, Martin Erdman.

Delegacionin e Gjermanisė e kryesoi ministri i punėve tė jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, Belgjikėn - ministri i punėve tė jashtme, Karl de Guht, ndėrsa Zvicrėn - ministrja e punėve tė jashtme Mishlin Kalmi Rej. Austrinė e pėrfaqėsoi ministrja e punėve tė jashtme Ursula Plasnik, ndėrsa nė pėrbėrje tė delegacionit ishin edhe Erhad Busek, kordinator i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore dhe Albert Rohan, zėvendėsi i kryenegociatorit  ndėrkombėtar pėr Kosovėn.

Nė ceremoninė mortore tė Presidentit Rugova morėn pjesė edhe krenegociatori ndėrkombėtar pėr bisedimet pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari, kryeadministratori i parė i Kosovės, Bernar Kushner, i cili mori pjesė nė pėrbėrjen e delegacionit shtetėror tė Francės, dhe ish-kryeadministratori gjerman, Mihail Shtajner.

Nė ceremoninė mortore tė Presidentit Rugova morėn pjesė edhe kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Junker dhe ministri i jashtėm, Zhan Aselborn, ndėrsa qeverinė e Suedisė e pėrfaqėsoi ministrja e donacioneve, Karin Jemtinė.

Nė ceremoni morėn pjesė edhe delegacionet shtetėrore tė Italisė, Britanisė sė Madhe, Francės, Rusisė, Japonisė, Turqisė, Hungarisė, Rumanisė dhe Greqisė.

Nga vendet e rajonit, nė ceremoni morėn pjesė: delegacioni i Sllovenisė, i kryesuar nga Presidenti Janez Dėrnovshek, delegacioni i Kroacisė, i udhėhequr nga Presidenti Stipe Mesiq, delegacioni i Maqedonisė i kryesuar nga Presidenti Branko Cervenkovski, nė tė cilin gjendeshin edhe zėvendės-kryeministri Musa Xhaferi dhe liderėt e dy partive mė tė mėdha politike shqiptare, Ali Ahmeti (BDI) e Arbėr Xhaferi (PDSH).
 
Delegacioni shumanėtarėsh i Shqipėrisė, tė udhėhequr nga Presidenti Alfred Moisiu, ishin
edhe kryeministri Sali Berisha, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, si edhe disa ministra, kryetarė tė grupeve parlamentare e drejtues tė partive mė tė mėdha politike.

Nė ceremoni mori pjesė edhe njė delegacion i Selisė sė Shenjtė, i kryesuar nga Kryeipeshkvi Pier Luigi Celata, nga Kėshilli Pontifikal pėr Dialog Ndėrfetar, si edhe Kryegjyshata botėrore e bektashinjve, me seli nė Tiranė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.