|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 OPINIONE

   
 

Ndihem krenar qė isha bashkėkohės i Tij

 
 

 
25 janar 2006 / TN
 
Milaim NELA, Londėr
 
Kreshniku, Ideatori, Arkitekti, Mendimtari, Udhėheqėsi i pėrjetshėm i shqiptareve tė Kosovės dr Ibrahim Rugova fizikisht nuk ėshtė mė. Dhe megjithėse kane kaluar vetėm pake ditė qe ai nuk ėshtė mė midis bashkėkombėsve te vet, ashtu thjesht ndihem krenar qė isha bashkėkohės i Tij.
 
Rugova e filloi karrierėn e tij politike pikėrisht atėherė kur Kosova kishte nevoje mė shumė se kurrė pėr udhėrrėfyes. Ai e filloi karrierėn e tij, pikėrisht atėherė, kur dara shoviniste serbe ishte ngulitur mė shumė se kurrė nė trupin e Kosovės martire. Dr Rugova i doli zot Nėnės Kosovė bash atėherė kur askush nė Kosovė nuk guxonte t’i bėnte opozitė regjimit pushtues tė Serbisė.
 
Ibrahim Rugova erdhi nė skenėn politike me njė agjendė tė qartė, dhe me njė llogaritje qė vetėm mendje si e atij mund ta bėnin. Sot, pas mė shumė se 16 vitesh shumė kujt mund ti duken tė lehta hendeqet nėpėr tė cilat atij ju desh tė kalonte.
 
Por, atyre tė cilėve ju kujtohet Kosova e vitit 1989 vit kur mori fillesėn e vet Alternative kosovare siē quhej nė atė kohė Lidhja Demokratike e Kosovės e kuptojnė mė sė miri se pa Ibrahim Rugovėn as qė mund tė bėhej fjalė pėr Kosovė jashtė Serbisė.
 
Pa Ibrahim Rugovėn autori i kėtyre rreshtave akoma do tė ishte duke ėndėrruar “ A do tė mundem gjatė jetės time ta vizitoj Prishtinėn?! Eh falė punės dhe menēurisė sė Atij burri e kam vizituar Prishtinėn, e kam shkelė Ferizajn dhe jam mahnitė nga bukuria e Prizrenit.
 
Nuk njoh ndonjė politikan tjetėr (shqiptar jo e jo) por as tė kalibrave perėndimorė qė te jetė mė konsekuent nė politikė aq sa ishte Dr Rugova. Ai e filloi karrierėn me mision tė qartė pėr ta shpėtuar Kosovėn dhe mrekullisht e shpėtoi. Shumė shkrues tė shumė rrymave e quajnė jo pacifist, jo gardist e ku ta di unė. Tė mos i shkojė askujt mendja qė Ibrahim Rugova ishte pacifist i lindur. Babai i tij dhe gjyshi ishin maskuar nga hordhitė serbe.
 
Asnjė qenie normale njerėzore qė ka humbur paraardhėsit e gjakut nė mėnyrė tė tillė makabre nuk bėhet automatikisht pacifist apo gardist. Dr Rugova ishte i bindur qė ēdo lloj e rezistence e armatosur e shqiptarėve tė Kosovės, sidomos atėherė kur sapo kishte filluar shpėrbėrja e federatės jugosllave do tė vinte nė pikėpyetje tė madhe ekzistencėn e mėtejshme tė asaj pjese tė kombit qė sot jeton nė Kosovė.
 
Siē e thashė mė sipėr Ai kishte njė agjendė pika e parė e sė cilės ishte ndėrkombėtarizimi i ēėshtjes sė Kosovės dhe ai kėtė e bėri hap pas hapi dhe me menēuri tė pashoqe. Ai bindi Shtetet e Bashkuara qė tė ndėrhyjnė e ta shpėtojnė Kosovėn. Tė mos harrojmė se kėtė e ka bėrė nė kushtet kur Kosova nuk njihej fare nė Perėndim, Kosova ishte shkėputur barbarisht nga trungu amtar nė para gati 80 vitesh dhe nuk kishte qenė kurrė shtet.
 
Tė mos harrojmė gjithashtu faktin qė propaganda serbe ishte (dhe vazhdon tė jetė sot e kėsaj dite) jashtėzakonisht e fuqishme nė perėndim. Serbėt kishin lidhje gjaku dhe aleanca me njė sėrė shtetesh tė fuqishme me peshė nė politikėn perėndimore.
 
Dr Rugova ju prezantua perėndimit  (jo rastėsisht) si politikan i moderuar mė qėndrimin (qė ne fakt ėshtė kompromis nė vetvete)” KOSOVA E PAVARUR DHE NEUTRALE E HAPUR NDAJ SHQIPĖRISĖ DHE SERBISĖ. Serbėt nuk mund dhe nuk kanė argument mė tė madh se kaq pėr kompromis politik. Pasardhėsit e Rugovės duhet ta vėnė vėth nė vesh se nuk mund tė nėnshkruajnė asnjė dokument qė i jep Kosovės mė pak se sa pavarėsi.
 
Popullariteti qe ai gėzoi sa ishte gjallė nuk ishte dhuratė nga Zoti, ai e fitoi atė me meritė tė plotė.
 
Populli i Kosovės e votoi nė mėnyrė plebishitare edhe ne kohėn e Serbisė, edhe nė kohėn kur disa qė e mbanin veten pėr baballarė tė kombit krijonin parti fantazma bash atėherė kur nuk duhej (dhe votuesi kosovar ju dha ma pak se 1%.
 
Populli e zgjodhi masivisht Presidentin e Parė tė  Kosovės sė lire, qė pa e tepruar dhe pa u udhėhequr nga emocionet e ka fituar vendin si Babai i Shtetit tė Kosovės. Ai sakrifikoi lirinė e tij pėr ditė ma tė mira pėr popullin e tij.
 
Ai kurrė nuk nxori njė fjalė tė ligė nga goja edhe kur kundėrshtarėt e tij (amatorė politikė do tė thoja) e quanin tradhtar. Ai nuk e prishi ēehren edhe kur i bėnė atentat. Ai kishte njė moto nga e cila nuk do ta lėkundte asgjė dhe pėr tė cilėn do tė paguante ēdo ēmim, dhe kjo ishte PAVARĖSIA E KOSOVĖS.
 
Ai ia kishte falė jetėn Kosovės. Ai foli rrallė si burrat e legjendave qė fjala ju kushtonte flori por kur foli fjala i zuri vend. Dr Rugova ishte shumė i matur kur fliste para shtypit, Ai kurrė nuk kapardisej me pompozitet para mikrofonave apo para intervistuesve.
 
Ai fliste ashtu thjesht si burrat e lashtė po fjala i dėgjohej me etje, fjala i kishte hije. Politikanėt e sotėm shqiptarė  dhe ata qė kanė ndėrmend t’i futen rrugės sė politikės, qoftė nė Kosovė, Shqipėri apo Maqedoni duhet ta kenė shkollė dhe sistem referimi paraqitjen e Rugovės para publikut dhe para zgjedhėsit. Kėshtu ata do tė edukohen, civilizohen dhe fitojnė respektin e popullit siē e fitoi Ai.
 
Milaim Nela
Londėr, mė 24 Janar 2006


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.