|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Mediat amerikane dhe ato evropiane raportuan nė hollėsi ceremoninė e varrimit tė Presidentit Rugova

 
 

 
Prishtinė, 26 janar 2005 /TN /QIK - Mediat evropiane dhe ato amerikane pėr varrimin e Presidentit Rugova njoftuan gjerėsisht pėr funeralin e Presidentit Rugova. Po ashtu edhe kanalet kryesore televizive botėrore raportuan pėr ceremoninė mortore nė Prishtinė.

Televizonet amerikane njoftuan pėr radhėt e gjata tė njerėzve pas kortezhit si dhe nderimi treditėsh nė temperaturat nėn zeroi qė iu bė Presidentit nė arkivolin e tij nga qindra mijėra kosovarė nė Kuvendin e Kosovės, u vlerėsuan si njė dhembje dhe njė resepekt me plotė dinjitet pėr njeriun qėn personifikonte kėrkesat e tyre dhe udhėhoqi popullin e Kosovės pėr 16 vjet nė rrugėn drejt lirimit nga sundimi nė sovranitet dhe pavarėsi.


Mediat gjermane vlerėsojnė pjesėmarrjen e madhe tė popullatės shqiptare nė nderim tė Presidentit Rugova

Gjithashtu edhe mediat elektronike gjermane e pėrcollėn me interesim tė veēantė ceremoninė e varrimit tė Presidentit Rugova. Burimet informative gjermane pasqyrojnė ngjarjen e sotit duke vėnė nė fokus pjesėmarrjen e madhe tė popullatės shqiptare pėr t'i bėrė nderimin e fundit Presidentit tė Kosovės.
 
Me qindra mijėra qytetarė i dhanė nė Prishtinė lamtumirėn e fundit Presidenttit tė tyre Ibrahim Rugpvės, theksohet nė lajme. Nėpėr teletekstet e telveizionit gjerman dr. Ibarahim Rugova u pėrshkrua si simbol i pavarėsisė tė popullit shqiptar dhe njėherit iu kushtuar vėmendje e vecantė pranisė sė dyzet pėrfaqėsuesve tė vendeve tė ndryshme qė i bėnė ndėrin e fundit Presidentit Rugova.
 
Krahas kumtesave e lajmeve rreth varrimit tė dr. Ibrahim Rugovės gazetat gjermane ishin pėrqėndruar nė spekulime dhe analiya rreth tė ardhmes sė Kosvoės pas vdekjes sė Gandit tė Ballkanit, sic shkruajnė ato. Ceremonia e varrimit tė Presidentit Rugova u pėrcoll veēanėrisht nga komuniteti i shqiptar nė Gjermani, tė cilėt vdekjen e Presidentit Rugova e pėrjetuan si njė humbje shumė tė madhe, sidomos nė kohėn mė vendimtare pėr ardhmerinė e Kosovės.

Shtypi suedez vazhdon gjithashtu tė japė informacione tė shumta pėr personalitetin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe pėr Kosovėn pasrugoviane, i ndjeri Rugova ishte i vetmi politikan nė Ballkan qė asnjėherė nuk prodhonte urrejtje. Nė vend tė kėsaj theksojnė mediat suedeze, ai dėshironte afrimin e popujve tjerė me shqiptarėt nė mėnyrė tė ndėrsjell.
 
Televizioni i Zvicres frankofone ndėr tė tjera dr. Ibrahim Rugovėn e quan "Gandi i Kosovės", njeri qė ka lėnė njė boshllėk tė madh nė politikėn kosovare, pikėrisht nė prag tė negociatave pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

Gazeta mė prestigjioze Noje Cyhrer Cajtung shkruan se Ibrahim Rugova pėr gjatė nė ēerek shekulli ka mishėruar nė vete synimin e shqiptarėve tė Kosovės pėr mėvetėsi politike. Kjo gazetė Presidentin Rugova e vlerėson si symbol tė pavarėsisė tė Kosovės.


Arma e Presdientit Rugova ka qenė fuqia e fjalės

Edhe shumė gazeta tė tjera authoritative zvicėrane vdekjen e Presidentit Rugova e kanė vlerėsuar si njė humbje tė madhe pėr politikėn kosovare. Njė gazetė tjetėr authoritative zvicėrane shkruan se arma e Presdientit Rugova ka qenė fuqia e fjalės. Nė disa komunikata zyrtare tė Min Ministrisė sė Jashtme tė Zvicrės Presidenti Rugova radhitet ndėr figurat mė tė mėdha politike nė Ballkan.

Ndėrkaq Tevizioni zvicėran varrimin e Presidentit Rugova e ka emetuar si lajm tė parė.

Agjencia AFP gjithashtu thekson praninė e zyrtarėve mė tė lartė ndėrkombėtarė nė ceremoninė mortore tė Presidentit Ibrahim Rugova dhe shtonte se Rugova e simbolizonte kėrkesėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr t'u pavarėsuar nga Serbia.
 
AFP thotė se bashkėsia ndėrkombėtare e shihte Rugovėn si udhėheqės, i cili asnjėherė nuk predikoi dhunėn. Ndėrkaq rrjeti televizive evropian EUR-Njuz ka bėrė transmetimin e dretėpėrdrejt, pothauj tėrė ceremonialit tė varrimit tė Presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova.
 

 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.