|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kumtesė e Kėshillit pėr Varrimin e Presidentit Rugova

 
 

 
 
Prishtinė, 26 janar 2006 /TN /QIK - Kėshilli Ekzekutiv pėr Varrimin e Presidentit Rugova, i mbledhur mbrėmė nėn drejtimin e kryetarit tė Kėshillit, Nexhat Daci, e finalizoi formatin e ceremonisė sė varrimit tė Presidentit Rugova ditėn e enjte, mė 26 janar 2006.

Kėshilli i Varrimit ka vendosur qė nė ceremoninė qendrore, qė do tė mbahet sot nė palestrėn "1 Tetori" duke filluar nga ora 13:00, tė mbahen gjashtė fjalime. nga PSSP Soren Jesen Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, pėrfaqėsuesi i BE sė, nėnkryetari i LDK sė, Kolė Berisha, pėrfaqėsuesi i SHBA ve, dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci.

Ndėrkaq mbrėmė vonė pėrfunduan homazhet publike para trupit tė pajetė tė Presidentit Rugova.

Kėshilli ritheksoi se gjatė 15 ditėve tė zisė sė shpallur kombėtare, qė ka filluar tė hėnėn mė 23 janar 2006, nuk do tė ketė aktivitete politike, kulturore dhe sportive.

Kėshilli i Varrimit nė pėrbėrje tė gjerė do tė takohet ditėn e premte, nė ora 11:00, nė ndėrtesėn e Qeverisė pėr tė vlerėsuar mbarėvajtjen e ceremonive pėrkujtuese dhe mortore pėr Presidentitn e ndjerė, Dr. Ibrahim Rugova.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.