|
-

-
-
Prishtinė,
26 janar 2005 /TN /QIK
Idriz MORINA
Kosova e mposhtur nga dhembja Presidentin e
vendit Dr.Ibrahim Rugova, e pėrcolli si njė shenjt pėr nė
amshim. Si ngushėllim tė mbi 500 mijė vetave nga tė
gjitha vendet shqiptare, morėn pjesė nė varrim si dhe
delegacioneve shtetėrore nga mbarė bota, tė cilėt u janė
bashkuar atyre dhe Familjes Rugova nė lamtumirėn e Presidentit
nė Varrezat e Dėshmorėve nė Velani.
Presidenti Rugova u varros me nderimet mė tė larta shtetėrore
dhe njerėzore, tė bėra kėto nga pjesėmarrja e delegacioneve tė
krerėve tė shteteve dhe tė diplomacisė evropiane e botėrore, si
dhe me ceremoninė e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.
E gjithė Kosova, dhe tė gjithė shqiptarėt nga do janė, sot i
kanė dorėzuar qiellit vullnesėn e tyre hyjnore, Presidentin
Rugova, me shpresė se vullneti i tyre dhe ėndrra e Presidentit
pėr pavarėsi do tė bėhen realitet.
-
- Ata sot me
pjesėmarrjen nė
varrimin e Dr.Rugova, janė ndjerė se kanė dhėnė sakrificėn mė tė
madhe dhe mė tė dhembshme tė tyre. Po ashtu janė ndjerė edhe ato
pleq e plaka, dhe tė sėmurė qė s'kanė mundur tė marrin pjesė nė
varrimin e Presidentit Rugova.
Gjithēka dukej se ka shembur jetėn nė Kosovė, asnjė shenjė
tjetėr jete veē zisė dhe pikėllimit.
-
- Shtėpitė ishin boshatisur
nė kryeqytet, por edhe nė tėrė Kosovėn, duke lėnė kryesisht
fėmijėt dhe ata qė mund tė pėrkujdeseshin pėr ta, me qėllimin e
vetėm pėr t'ia bėrė nderimin e fundit Presidentit Rugova nė
ceremoninė e varrimit.
Rreth gjysmė milioni qytetarė, burra, gra, pleq, tė rinj e
fėmijė pėr vdekjen e hershme tė Presidentit 61 vjeēar dr.Ibrahim
Rugova, tė pllakosur nė dhembje tė zezė, nė lot, nė psherėtima,
e dėnesje, qė mund ta kujtojnė vetėm dhembjen pėr kryeheroin
Gjergj Kastriotin, kishin mbushur rrugėt dhe lagjet qė do tė
pėrshkonte kortezhi, deri tek varrezat.
-
- Njėkohėsisht
pėrzier me dhimbjen e dashurinė sikur vėrehej tek ta edhe frikė
se kush do ta udhėheq vendin nė rrugėn e mėtejme drejt
pavarėsisė, nė duart e kujt do tė jetė fati i tyre i mėtejmė pėr
ta pėrmbyllur realizimin e ėndrrės, me tė cilėn vdiē Presidenti
Rugova, pavarėsinė.
Lumenj njerėzish kishin vėrshuar Prishtinėn nga tė gjitha anėt
e Kosovės, qė nė orėt e para tė mėngjesit, tė papenguar nga
asgjė, as nga tė ftohtit dhe pritjet e gjata.
-
-
Ata ishin
shpėrndarė sipas kėshillave pėr respektimin e funeralit tė
Presidentit Rugova anėve tė rrugėve, tė cilat mbaheshin tė
hapura nga pjesėtarėt e SHPK-sė tė vendosur nė ēdo tri metra
largėsi, fillimisht nga rruga "Nėna Terezė", pastaj nga
udhėkryqi tek Fakulteti Filologjikė, e deri nė udhėkryqin mbi
sallėn "1 Tetori", pėrgjatė tėrė rrugės "Agim Ramadani" dhe nga
udhėkryqi te "Sllovenia sporti", deri tek varrezat nė Velani, ku
po ashtu ishin mbledhur me mijėra qytetarė nė vendin e pėrcaktuar
si dhe jashtė varrezave, para se tė arrinte atje nė orėn 10.00
kortezhi me trupin e Presidentit Rugova, i bartur nga automjetet
e TMK-sė dhe i pėrcjellur nga ato qė bartnin Familjen Rugova dhe
bashkėpunėtorėt mė tė afėrt.
Gjatė gjithė rrugės mbi arkivolin e Presidentit Rugova tė
mbuluar me Flamurin Presidencial, hidheshin valė lulesh nga duar
tė panumėrta prej adhuruesve tė tij tė pėrgjunjur.
Ndėrsa, pėr tė mbahej ceremonia nė sallėn "1 tetori", dukej
sikur shumicės nga tė pranishmėve u fanitej figura e Presidentit
Rugova, dhe i kurajonte ata pėr fatin e Kosovės. Salla ishte
zbukuruar ashtu siē e meritonte njė zi nga mė tė mėdhatė nė
historinė e kėtij trualli tė lashtė, me dhembjen qė kurrė se ka
manifestuar nė mėnyrė tė tillė.
-
- Po varroste
presidentin Rugova krijuesin e shtetit tė saj, nė prag tė
njohjes sė tij. Nė sallė ishin tė vendosura dy fotografi tė
mėdha tė Presidentit Rugova, gjashtė vula presidenciale, si dhe
flamuri presidencial pėrkrah Flamurit Kombėtar dhe tė OKB-sė, dy
shenja kėto shtetėrore, qė ia la trashėgimi kombit si dhe Himnin
e Kosovės, qė u kėndua pėrkrah Himnit kombėtar, nė hapje tė
ceremonisė, tė pasuar me njė minutė heshtje nė nderim tė
Presidentit Rugova, nė prani tė gjithė atyre burrėshtetasve,
presidentė, kryeministra, ministra, ambasadorė.
-
-
Ndėrsa, kėto janė
pasuar me fjalėt dinjitoze dhe hirplota tė kryeadministratorit
Petersen, tė kryekuvendarit Daci, tė kreministrit Kosumi, tė
z.Sollana, tė z.Xhekson dhe tė z.Berisha. Me mesazhin e
vazhdimit tė rrugės sė Presidentit Rugova pėr ndėrtimin e
shtetit modern dhe demokratik tė Kosovės, qė ishte vullneti i
Presidentit.
Sapo ėshtė nxjerrė nga salla trupi i Presidentit Rugova, i
pėrcjellur nga i njėjti kortezh, por i zgjeruar, qė nė ndėrkohė
i ishin bashkuar edhe shumė nga delegacionet qė morėn pjesė nė
ceremoni.
-
- Ky ēast, kur
Trupi i Presidentit, nga rojat e nderit tė TMK-sė u largua nga
"Shtrati i Topit" ku kishte ndejtur gjatė ceremonisė, sė bashku
me momentet kur trupi i Presidentit Rugova u lėviz pas mė shumė
se 72 orėsh nga holli i Kuvendit, pėr nė sallėn "1 Tetori" dhe
nga rezidenca e tij nė Velani pėr nė hollin e Kuvendit pėr
homazhe, ishte ēasti mė pikėllues i takimit tė ndarjeve tė
dhembshme deri nė tragjikė, sė pari pėr familjen dhe pastaj pėr
Kosovėn, pasi siē tha edhe sot Petersen, ai ishte babai i
Mendimit, Ukės e Teutės, por edhe baba i Kosovės.
-
- Lotėve tė nėnės
sė tre jetimėve, trashėgimtarėve tė Presidentit Rugova, u janė
bashkuar ata tė mijėra e mijėra syve, tė miqve tė Tij, tė
partisė, por edhe si kongresisti Eliot Engjėl, tė
bashkėpunėtorėve, tė adhuruesve e tė disa gazetarėve.
-
-
Nė qetėsi, ndėrsa
kortezhi merrte rrugėn nga salla "1 Tetori" kah ajo "Agim
Ramadani", dhjetėra mijėra qytetarė i bashkoheshin, qė nė
pamundėsi tė hapėsirės tė merrnin pjesė nė ceremoni, kishin
pritur jashtė pėr t'ia thėnė lamtumirėn e fundit nė varrim,
ndėrsa dhjetėra mijėra tė tjerė prisnin buzė rrugės tė shihnin
arkivolin e Presidentit Rugova, duke bėrė incizime me kamera dhe
miliona fotografi me aparate fotografike dhe telefona mobil.
-
-
Shumė nga ata tė pikėlluar dhe zemėrthyer, e tė pėrlotur mbanin
shtrėngueshėm portrete tė ndryshme edhe nga madhėsitė, tė
Presidentit Rugova, ndėrsa shumė tė tjerė flamuj presidencial tė
madhėsisė ceremoniale dhe tė vegjėl.
Shumė prej tyre patėn treguar gatishmėrinė ta ndihmonin
Dr. Rugovėn me ēfarėdo sakrifice, vetėm e vetėm qė ta shpėtonin
Presidentin Rugova, tė jepnin, organe, shtėpi dhe para. Por, tė
gjitha kėto nuk u mjaftonin ta shpėtonin Presidentin e tyre.
-
- Dhe kjo ishte
dhembja, e cila qė nga dita kur ai e bėri tė ditur sėmundjen e
pashėrueshme, e deri nė ditėn qė vdiq dhe tė varrimit, qė i
bėnte tė mosmjaftoheshin me ēfarėdo nderimi, pėr udhėheqėsin e
tyre edhe shpirtėror, njeriun qė i udhėhoqi drejt krijimit tė
shtetit tė pavarur, qė mbet pa u formalizuar.
Gjatė kėtyre ditėve sa ata kanė bėrė homazh dhe nė varrimin e
Presidentit Rugova kanė konfirmuar gatishmėrinė, se do tė
plotėsojnė vullnetin e pėrbashkėt pėr pavarėsi, duke ia
konfirmuar opinionit botėror sė bashku me burrėshtetasit e
pranishėm, se sakrifica e fundit e pavarėsisė sė Kosovės, ishte
shpirti i Presidentit Rugova.
Ata me pjesėmarrjen e tyre nė homazhe, gati pėr njė javė dhe nė
varrimin e Madh sot, nė ditėt mė tė ftoha prej vitesh, me
pritjet nga mė tė gjatat, i treguan botės vendosmėrinė pėr ta
ēuar nė vend amanetin e Presidentit Rugova, pavarėsinė.
Rreth orės 14.35 minuta trupi i Presidentit Rugova mbėrriti aty
ku do tė pushonte pėrgjithnjė nė "Varrezat e Dėshmorėve" nė
Velani, nė fqinjėri me rezidencėn ku kaloi 15 vjetėt e fundit tė
jetės.
-
- Shtatė minuta pas arritjes, trupi i tij po lėshohej nė
tokė, bashkė me zemrat e qindra mijėra shqiptarėve, qė kishin
ndjekur gjatė gjithė 16 vjetėve tė jetės politike, dhe tė
miliona tė tjerėve qė po e shikonin nėpėrmjet televizioneve.
-
- Ndėrsa, jehonin
tingujt mortor pėr ndarjen lamtumirėse, rojet e nderit tė
TMK-sė, po jepnin shenjė se trupi i Presidentit Rugova tanimė po
prehej nė tokėn arbėrore, u dha urdhri pėr nderimin shtetėror
me armė zjarri ceremoniale qė u shkrehėn nga tri herė, nga dy
radhėt e TMK-sė.
-
- Dhe kjo ndarje qė
nxiste deri nė thirrje vaji e gati mallkimi, po bėhej realitet,
pas gjashtė ditėsh qėndrimi edhe fizikisht pranė, ai po ikte
pėrgjithnjė. Dhe kėtė po e bėnin tė parėt, bashkėshortja Fana,
bijtė Mendimi e Uka dhe e bija Teuta, ndėrsa pasonin ato tė
familjarėve tė tjerė tė ngushtė, tė miqve, bashkėpunėtorėve dhe
udhėheqėsve tė lartė, po ashtu edhe tė atyre fetarė si myslimanė,
bektashi e katolikė.
-
- Ata tė ritit
islam nuk u larguan pa i dhėnė nderimin e tyre fetar, duanė.
Ndėrsa mė pas, njė pjesė e madhe e atyre qė kishin mbetur ende
duke pritur vėrshuan drejt varrit tė Presidentit Rugova, duke i
dhėnė lamtumirėn heroit tė tyre historik dhe mitik!
Ēmimet me tė cilat u nderua presidenti
Rugova
Presidenti Rugova u cilėsua si baba i kombit, krijues i shtetit
moderne, demokracisė moderne, arkitekt dhe strateg i pavarėsisė
sė Kosovės, i krahasuar me Gandin, Xhorxh Uashingtonin,
Linkolnin, kėto krahasime tė fundit i kanė bėrė kryesisht,
burrėshtetas tė njohur dhe diplomatė tė shquar, por edhe nga
analistė e politikan shqiptarė.
Presidenti Rugova ishte fitues i shumė ēmimeve, si laureat i
Ēmimit pėr Paqe tė Fondacionit Paul Litzer tė Danimarkės, i
nderuar me titullin Doktor Nderi tė Universitetit tė VIII tė
Parisit dhe tė atij tė Tiranės, tė fituesit tė Ēmimit Saharov tė
Parlamentit Evrpian, tė Ēmimit pėr Paqe tė Mynsterit tė
Gjermanisė, titullin Qytetar Nderi tė Venedikut, tė Milanos
dhe tė Breshias, fituesin e Ēmimit pėr paqe tė Unionit
Demokratik tė Katalonisė nė Barcelonė tė Spanjės, titullin
Senator Nderi tė Parlamentit Evropian, mirėnjohjen Mik i
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
|
|