|
-
25
janar 2006 /TN
-
-
Vitore Stefa Leka, Trieste dhe
-
Mardena Kelmendi, Trevizo
-
-
(Njė realitet pėr Figurėn e Pavdekshme Kombėtare Dr Ibrahim
Rugova)
-
-
O i
Madhi Ibrahim Rugova!
-
-
Fizikisht po ndahesh nga ne, por shpirti Yt do tė frymojė
shekull pas shekulli e deri nė amshim nė ēdo qenie arbėrore, si
njė dritė prijėse nė jetėn qytetėruese, si njė shpresė e pashuar
drejt realizimit tė aspiratave njerėzore e kombėtare.
-
-
Jemi tė sigurt nė kėtė, sepse patėm fatin e madhe dhe historik
tė tė njohim edhe nga afėr, tė tė pėrqafojmė! Pėrqafimin me Ty e
mbajmė nė zemėr gjithmonė, si njė bekim me Shenjtin!
-
-
Ata qė nuk tė njohėn, o qė nuk deshtėn tė tė njohin, edhe tė
shanė, edhe tė kritikuan... Por Ti kurrė nuk ke rėnė nė nivelin
e tyre, kurrė nuk ke njohur gjuhė tė sharjes....
-
-
Ti
ke vazhduar misionin e shenjtė nė nė ēėshtjen kombėtare, nė
realizimin e aspiratave tona tė shenjta, tė drejta, tė
natyrshme! Ti o President i Parė e mė i Madhi i republikės sė
Kosovės, nuk ke qenė vetėm lider e prijės i shqiptarėve nga
Kosova, Ti ishe lideri mbarėkombėtar, ishe gjithmonė shpresa e
kombit dhe drita e shqiptarisė, nė kėtė periudhė tė ndėrrimeve
tė shumta historike!
-
-
Sytė tanė sot janė tė mbushur me lotė, por ne nuk do tė qajmė.
Nuk do tė qajmė, sepse Vepra Jote Madhore shndritė gjithmonė
krenarinė tonė, krenarinė arbėrore.
-
-
Me
Ty do na njohė bota gjithmonė. Me Ty jemi regjistruar nė faqet
mė tė ndritura tė qytetėrimit tė kulturuar, tė vyeshėm, tė
drejtė, tė qytetėrimit me shpirtin plor dashuri e ndjenja
paqeje, lirie, demokracie, me tė gjitha virtytet qė i takojnė
njė kombi tė civilizuar.
-
-
Lavdi tė qoftė gjithmonė o prijėsi Ynė historik!
-
Zoti e bekoftė emrin tėnd tė shkruar me shkronja ari nė
historinė arbėrore dhe tė njerėzimit mbarė!
-
|
|