|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
-
- Nga sari i Nėnė Terezės te shalli
i Presidentit
-
Shkruan: Visar ZHITI
-
Nė qytetet tona tė mėdha, nė Tiranė dhe nė Prishtinė, nė sheshet
kryesore qė kanė emrin e pėrbashkėt "Skėnderbej", qytetarėt me
mijėra vazhdojnė tė ndezin qirinj nė nderim tė Presidentit
Ibrahim Rugova, tė shpirtit tė tij dhe tė bėmave tė tij, qė nė
thelb kanė dritėn.
-
Jo vetėm shqiptarėt, edhe pse mė shumė nga tė gjithė, por edhe
ata qė janė tė lidhur dhe punojnė pėr paqen nė rajon, nė
Ballkanin e trazuar, nė Europė dhe pėrtej oqeanit, nė
kontinentin amerikan, pra, shtete nga e gjithė bota, e kanė
ndjerė tė rėndė dhimbjen pėr shuarjen e parakohshme tė kėtij
Personaliteti.
-
-
Duket se ka humbur vetė prijėsi i
ēėshtjes sė lirisė sė njė populli tė vogėl, tė pėrgjysmuar, i
njė vendi kyē qė ende s'ėshtė nėpėr harta si i pavarur, i
kėputur nga dheu amė njė shekull mė parė dhe qė e kishte tė
ndaluar tė ishte atdhe, prandaj dhe gjithēka komplikohej dhe
dukej si e pamundur.
-
-
Rugova u bė bėmatari i madh i sė
pamundurės, qė mrekullisht po shkonte drejt zgjidhjes
pėrfundimtare. Ai sikur kishte marrė bekimin e shenjtores tonė,
Nėnė Terezės.
-
Ndėrsa komunizmi binte dhe Jugosllavia shpėrbėhej duke u bėrė mė
e egėr nė qendrėn e saj nė Serbi, shqiptarėt nė trojet e tyre nė
Kosovė po kėrkonin si gjithmonė tė drejtat e tyre tė
nėpėrkėmbura me gjak dhe tė mohura verbėrisht. Me mjete paqėsore
dhe demokratike, mė tė qartė se kurrė, kėmbėngulės dhe me njė
qėndresė martirizuese, prireshin nga Rugova, qė arriti t'i
mbledhė rreth vetes e tė sensibilizojė opinionin botėror, ta
bindė pa u lodhur nė tė drejtėn kombėtare, duke u cilėsuar
tashmė si "Gandi i Ballkanit".
-
Vetėm pushtuesi nuk po bindej. Nga qė po bėhej mė mizor, bijtė e
popullit rrėmbyen edhe armėt. Ishte kushtrimi i brendshėm
skėnderbejan. Ndėrsa Rugova kėrkonte ndėrhyrjen e botės pėr paqe
dhe pavarėsi, ndodhi ajo qė s'kishte ndodhur, "kryqėzata
morale". Pėr herė tė parė nė historinė e vet, koalicioni mė i
madh ushtarak, NATO, ndėrmori njė aksion tė rėndė luftarak
kundėr njė shteti europian, fqinjit dhe pushtuesit njėkohėsisht
tė vendit tė Rugovės. U arrit liria, e cila ishte aq e vėshtirė
tė fitohej vetėm me gjakun e derdhur tė shqiptarėve.
-
Dhe nė shtetin ende pa vend a nė vendin ende pa shtet, nė
kryeqytetin e tė cilit vihen menjėherė shtatoret e Nėnė Terezės
dhe tė Skėnderbeut, krahas tė rėnėve mė tė fundit, populli bėn
President Ibrahim Rugovėn, njeriun urtak dhe tė vendosur, tė
paepurin dhe tė ballėpėrballshmin, vizionarin, tė armatosurin pa
asnjė armė, me fushėbetejė idealet dhe tė drejtėn, paqen,
bisedimet, diplomacinė, bindjen, sa dhe robėrisė sė vet nuk i
iku pėrmes plojės.
-
-
Lider nė pushtim, intelektual i
klasit tė parė, politikan sa i thjeshtė dhe enigmatik, filozof
gandist nė Ballkanin e egėr, me njė shall tradicional, metaforė
e shamisė tragjike qė lidhnin nė krye rugovasit e tij, akademik,
firmė e njohur e letrave nė kulturėn kombėtare, kritik letrar
fillimisht, kryetar i shkrimtarėve dhe kryetar i partisė sė parė
opozitare, i Lidhjes Demokratike, qė tė kujtonte nė emėr Lidhjen
e hershme tė Prizrenit, me portretin e Papa Vojtilės nė sfond,
tani pėr tė kundėrshtuar hapur regjimin komunist tė sllavėve tė
jugut, hordhitė e tė cilėve i vranė babanė dhe gjyshin mbas
Luftės sė Dytė Botėrore.
-
-
Jetimi qė do tė bėhej ati i njė
kauze, asaj tė ēlirimit, duke iu kushtuar i tėri pavarėsisė sė
vendit, qė dėshironte ta fitonte me mjete paqėsore, edhe pse
kishte pėrballė padrejtėsi, mashtrime, dhunėn e njė shteti
stalinist, krime dhe gjak. U shmangej tė gjithave dhe asgjėje.
Dhe u bė ikona e paqes nė popullin e vet tė pakėt, qė e bėri tė
njohur kudo bashkė me veten.
-
Dhe tani kur po kurorėzohej ēėshtja, ėndrra, pavarėsia, nė prag
tė bisedimeve pėrfundimtare, ikėn para kohe nga jeta duke
krijuar, krahas dhimbjes sė pėrgjithshme, njė bosh tė madh, po
edhe pėshtjellim civil. Ē'do tė bėhet pas tij?
-
-
Nė kohėn postRugoviane, po e quajnė,
ndėrsa mijėra qytetarė bėjnė homazhe para arkėmortit tė
Presidentit, ngrijnė, pa e shkundur nga supet borėn e kėtij tė
ftohti tė madh, tė ardhur nga Rusia, teksa priten shumė
delegacione tė huaja perėndimore pėr ta pėrcjellė tė prehet nė
banesėn e fundit, nė varrezat e dėshmorėve nė Prishtinė. Po kush
do ta zėvendėsojė? - nuk durojnė tė pyesin gazetarėt dhe
renditen emrat mėtonjės. Dhe parathonė ndryshime nė kurs, nė
rezultatin e tratativave, nė ardhmėri, teprohet me parashikime,
madje dhe opinioni serb shpreh keqardhjen pėr humbjen e Rugovės,
duke i menduar ekstremistė pasuesit e tij.
-
Natyrisht, meritat e Rugovės janė tė padiskutueshme, puna dhe
vepra e tij janė tė pashlyeshme e mbi tė gjitha njė pėrvojė e
rėndėsishme dhe emblemė njėkohėsisht, porositė e sė cilės kanė
vlerė tė gjithmontė. Por Rugova punoi me shokė, me popullin e
tij, u besua dhe u ēmua, u mbėshtet fuqimisht nga burri i
shtetit tė shqiptarėve, Sali Berisha, pra ai hapi njė hulli, ku
mund tė vazhdojnė tė tjerė. Ai e la pėrkushtimin suprem dhe
frymėn e vet, siē tha dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik
Mustafaj.
-
-
Kurse para ca, kohėsh nė Tiranė, u
bė pėrurimi i veprės sė plotė letrare tė Ibrahim Rugovės,
organizuar nga Ministria jonė e Kulturės, nėn drejtimin e zotit
Bujar Leskaj. Pra, gjithsesi ai ka pasues, punėn, idetė dhe
bashkėpunėtorėt. Po edhe vetė Rugova ishte pasues, nuk u krijua
nga e veēanta dhe shpirti i tij nuk u importua, por sublimoi
shpirtin e popullit tė vet qė e do paqen, harmoninė, di ta njohė
tjetrin, tė bashkėjetojė dhe tė jetė i pamposhtur deri nė
sakrificė pėrballė vuajtjeve.
-
-
Ai sikur bashkoi durimin e
Skėnderbeut, kur ishte nėn pushtuesin nė kryeqytetin e
perandorisė otomane, me hovin e shenjtė tė Nėnė Terezės, qė ikte
nėpėr botė nė ndihmė tė plagėve tė njerėzimit. Rugova aspiroi
qytetėrimin perėndimor, kulturėn katolike, edhe vetė u konvertua
nė tė tillė, pėr t'u bėrė edhe mė shumė simbol i bashkimit, duke
i bashkangjitur vetes, krahas fesė muslimane tė tanishme dhe atė
mė tė hershmen, tė krishteren, sepse ai e dinte mirė se popull
nuk do tė thotė vetėm tė gjallėt e tij, por edhe gjeneratat e tė
vdekurve.
-
Fisi i tij i dha botės, krahas shpatės sė Skėnderbeut, edhe
lutjet magjike tė Nėnė Terezės, e cila vuri mbi krye sarin
indian dhe iu pėrvesh punės pėr tė shpėrndarė paqe mbi fytyrė tė
dheut. Dhe si shpėrblim prej andej, nga India e largėt, u kthye
nė Kosovė "gandizmi", qė gjeti shpirtin binjak te Rugova.
Vetveten te shqiptarėt.
-
-
Pėrsėri simboli i shamisė sė paqes.
Jo i bardhė si te shenjtorja jonė, Nėnė Tereza, por i pėrzishėm
si shalli rugovian te Presidenti. Kombi shqiptar i valėvit tė
dyja tani, njėrėn nė njėrėn dorė dhe tjetrėn nė tjetrėn, nėn
hijen e shpatės skėnderbejane. Paqe tragjike?
-
-
Megjithatė paqe dhe pastaj vjen
buzėqeshja. Nėnė Tereza buzėqeshte bukur, Rugova tronditshėm. Ai
e pa nga larg pavarėsinė, mė qartė nga tė gjithė dhe priu si njė
profet nė ecjen e funeraltė drejt saj, dhe nė mbėrritje shkoi tė
shplodhet pėr tė lėnė ta prekin tė tjerė e tė tjerė, me mijėra,
vetė popullin.
-
Dheu i truallit amtar le tė jetė sa mė i lehtė mbi tė, por
gjithsesi mė epik dhe mė i shenjtė, sepse do tė ketė brenda dhe
trupin e Rugovės. Amen!
-
Tiranė, 25 janar 2006
|
|