|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN
-
-
Shkruan: Idriz MORINA
-
-
Prishtinė, 24 janar-
Dhembja dhe tronditja pėr vdekjen e Presidentit Rugova, njeriut
mitik dhe historik tė Kosovės, po vazhdon tė lėndojė pandalshėm
zemrat e qytetarėve tė Kosovės, por edhe gjithė shqiptarinė nė
botė. Kėtė dhembje shumė nga shqiptarėt po mundohen ta zbusin
duke ngushėlluar vetvetven dhe familjen Rugova me homazhet qė po
i bėjnė para trupit, tė cilėsuar shumė prej tyre si njė shenjtė,
Presidentin Rugova.
-
-
Si nė gjithė jetėn
politike tė Presidentit Rugova nė 16 vjetėt e fundit, qė ishin
treguar, tė bindur pėr udhėheqėsin dhe njeriun e tyre tė dashur,
tė cilit me plotė besnikėri ia kishin dorėzuar dhe falur besimin
e tyre qė ti udhėhiqte sė pari nė betejėn tepėr tė vėshtirė pėr
ta sfiduar politikėn e presidentit Rugova.
-
-
Tė bindur pėr
profecinė e tij, pavarėsimin e Kosovės duke ruajtuar substancėn
njerėzore, ata sot po ritregojnė edhe mė zėshėm dhe mė fuqishėm
gjithė dashurinė, por edhe po qajnė pėr jetėn e tij tė shkurtėr
dhe vetminė e tyre. Shumė nga pjesėmarrėsit, veēmas ata tė
moshave mė tė pjekura qė bashkėjetuan me udhėheqjen e tij, dhe
gėzuan mbrojtjen e tij, janė mė tė papėrmbajtur nė shfaqjen e
emocioneve pikėlluese.
-
-
Edhe sot, homazhet
kanė filluar rreth orės 9.00 tė mėngjesit nė hollin e Kuvendit
tė Kosovės, ku ka qėndruar trupi i Presidentit Rugova mė shumė
se 24 orė, i rrethuar nga 4 roje nderi tė TMK-sė, ndėrsa i pari
e ka nderuar sot kryekuvendari Daci dhe Kryesia e Kuvendit.
-
-
Mė pas ėshtė nderuar
me homazhe nga kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi, zyrtarė tė
partisė ORA si dhe personalitete tjera tė jetės politike vendore
dhe ndėrkombėtare. Nuk kanė munguar sot as kurora lulesh nga
udhėheqės tė lartė. Sot, ato i ka ofruar gjatė ditės stafi i
UNMIK-ut, njėrėn nė emėr tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė
Kombeve tė Bashkuara Kofi Anan dhe tjetrėn nga
kryeadministratori Petersen.
-
-
Po ashtu nė grupe tė
organizuara kanė bėrė homazhe delegacione nga kuvendet e
komunave tė ndryshme, pėrfaqėsues fetar, pjesėtarė tė ShPK-sė,
punėtorė shėndetėsor, tė arsimit, por edhe minatorė, sportistė
etj. Nderime para trupi bėnė bėnė edhe udhėheqės dhe punėtorė tė
organizatave tė ndryshme vendore, tė jashtme dhe ndėrkombėtare,
nė mesin e tė cilave ata tė konfederatės sė Sindikatave tė
Shqipėrisė, tė AKM-sė etj.
-
-
Shumė nga nėpunėsit
e pėrfaqėsive diplomatike dhe zyrtarė tė administratės pas
homazheve para trupit tė Presidentit Rugova, janė ngjitur deri
nė katin e parė tė ndėrtėses ku gjendet administrata e
Presidencės, ku shumė nga zyrtarėt e lartė ndėrkombėtarė i ka
pritur Presidenti Rugova gjatė katėr vjetėve tė udhėheqjes. Nė
hollin e saj, ata nėnshkrueheshin nė librin e zisė, rreth sė
cilės janė vendosur kurora lulesh, ndėrsa anash bėnė roje nderi
poashtu Garda Ceremoniale e TMK-sė.
-
-
Askush sot sikurse
edhe dje nuk ka bėrė njė numėrim tė atyre qė kanė nderuar me
homazhe presidentin Rugova, por besohet se nėse pėrllogaritet
pėrfaėrsisht numri edhe i atyre qė kanė bėrė ngushėllime nė
rezidencėn e Presidentit Rugova nė Velani, besohet tė ketė
arritur nė rreth 200 mijė. Qė tė gjithė kėta janė treguar tė
heshtje dhe durim plotė ashtu siē i ka edukuar prijėsi i tyre, i
mbiquajtur edhe baba edhe arkitekt i pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
Jahja Leka, sė
bashku me vėllaun Ruzhdiun dhe nipin e tij nga Gjilani, qė sapo
arritėn nė fundin e kolonės tė gjatė disa qindra, qė gjendej tek
ministria e Kulturės, kishte ardhur nga Gjermania tė marrė pjesė
nė varrimin e presidentit.
-
-
Unė kam ardhur nga
Gjermania tė marrė pjesė nė varrimin e presidentit Rugova. Unė
mendoj se vendin e tij ėshtė tepėr vėshtirė ta zė dikush, na
kemi shqiptarė bollė tė zot, por veprėn e tij nuk mund ta bėjė
kush. E ka njohur krejt botėn me Kosovėn. Por, prej perėndisė
skemi ku shkojmė, thotė ai.
-
-
Dhimbja ime ėshtė
sikur e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, kemi humbur njė njeri
tė madhė, qė gjatė gjithė jetės sė vet ia ka kushtuar ēėshtjes
kombėtare shqiptare, iu shpreh ngushėllime personale. Veē
amanetin e tij ta ēojmė nė vend, ne tash populli institucionet,
thotė Naime Gashi rreth tė 40-ve, nga Prishtina.
-
-
Kam ndjenja shumė
tė kėēija, dhe i ngushėllojė gjithė Prishtinėn, Kosovėn dhe
gjithėsesi familjen Rugova, thotė me njė gojė Rona nė klasėn e
gjashtė nga Prishtina sė bashku me dy shoqet tjera, njėra nė
klasėn e shtatė dhe tjetra nė tė tetėn.
-
-
Ne e dimė pse kemi
ardhur, ėshtė dhimbja e fortė pėr vdekjen e presidentit Rugova,
thotė Ruzhdi Kadriu (39), nga fshati Slivovė i Ferizajit,
aktualisht i papunė, qė kishte ardhur tri orė mė parė, qė
gjendej diku pėtej mesit tė kolonės, dhe sė paku edhe njė orė i
duhej tė priste pėr ti ardhur radha pėr ta nderuar presidentin
Rugova.
-
-
Ska qysh ma keq,
qysh ma vėshtirė mė rėndė pėr mua personalisht dhe pėr tė gjithė
popullin. Dihet, humbje e madhe, dhembje e madhe fortė ėshtė,
nuk kemi ēka ti bėjmė. Vdekja ėshtė e domosdoshme pėr secilin,
duhet tė pajtohemi edhe me kėtė, thotė minatori rreth tė 60-ve
prej Veēuku tė Vushtrrisė qė po priste nga ora 9.00 e mėngjesit
dhe tė paktėn edhe gjysmė ore do tė kalonte nė radhė duke kaluar
gjashtė orė pritje pa u mėrzitur.Ska mė keq ėshtė shumė
tragjike, pėr tė gjithė popullin shqiptarė, tha njė tjetėr afėr
tė parit.
-
-
Ai ėshtė njė lider
qė gjithė bota e ka njohur, jo vetėm Kosova, prandaj ėshtė i
pazėvendėsueshėm, e pėr kėtė tri ditė katėr duhet me pritė nė
rend, e ti bėhen homazhet njė lideri qė veē pas njė mijė vjetsh
mund tė lind njė lider sikur ky, thotė Haqif Sahiqi. Jam duke
pritur qe pesė orė, thotė Haqifi qė ėshtė njė arsimtar nga
fshati Pojadishtė i Ferizajit.
-
-
Vdekjen e kam
pėrjetuar shumė keq, pėr Kosovėn ėshtė diēka shumė e keqe pėr
Kosovėn, ėshtė i pazėvendėsueshėm, me punėn e tij kush nuk mund
tė matet. Kėshtu qė i pushoftė shpirti nė paqe, thotė Bujar
Asllani (20) nga fshati Gjinoc i komuns sė Suharekės, qė duket
se punon nė njė firmė ndėrtimore.
-
-
Ndėrsa, sot nė shumė
pika gjithė atyre qė pritnin u shėrbehej ēaj i ngrohtė dhe
poashtu shumė nga tė ardhurit ishin veshur shuėm mė mirė pėr tė
pėrballuar tė ftohtin tepėr tė madhė.
-
-
Enver Abazi, mjek nė
njėrėn nga katėr ambulantat lėvizėse, prej gjithėsejt gjashtėve,
dy nga tė cilat statike, thotė se deri nė ora 13.30 kanė kėrkuar
ndihmė mjekėsore 44 veta. Ai thotė se qė tė gjithė kanė pasur
hipotermi, pavarėsisht prej moshės sė tyre qė ishin nga 15 vjet
deri nė mosha tė shtyer. Njėri nga tė cilėt ka pasur nevojė pėr
shtrim nė spital. Nga ato ambulanta ata transportoheshin nė dy
qendrat e mjekėsisė familjare pėr trajtim mė adekuat.
-
-
Poashtu vazhdojnė tė
jenė tejet impresive edhe reagimet e qytetarėve shqipatrė, por
edhe tė tjerėve, nė librat e zitė nė internet, por edhe nė
komentet e lexuesve nė shumė faqe interneti. Njėri nga ta thotė
se
-
Presidenti Rugova
ėshtė legjendar dhe i ka tejkaluar kufijtė shqiptarė.
-
-
Ai ėshtė legjenda e
kombit shqiptar, lideri i parė antikomunist nė tė gjithė Evropėn
Juglindore. Vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe pėr tė gjithė
kombin shqiptar, Ballkanin, Evropėn dhe tėrė liridashėsit nė
botė.
-
Zoti e bekoftė
presidentit tonė legjendar Ibrahim Rugova!, Emanuel Bajra,
Londėr, Angli. Ndėrsa njė tjetėr, ėshtė poashtu interesan:"Rugova
u largua fizikisht nė njė moment kur e la Kosovėn nė embrion tė
-
pavarėsisė,"-
shkruan Mustafė Ismaili nga Toronto e Kanadasė.
-
-
Shumica e tyre
shprehin dhembjen e papėrballueshme pėr njė zi, qė mbisundohet
nga frika pėr ardhmėrinė dhe pasigurinė qė ka krijuar nė rrugėn
aq tė sigurtė pėr pavarėsinė tė ndėrtuar nga Presidenti Rugova.
|
|