|
-
Stokholm,
25 janar 2006 /TN /QIK (Sh.Sejdiaj)
- Varrimi i Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova do tė jetė njė
ngjarje e rėndėsishme politike qė do tė pėrshkohet edhe me
diskutime pėr tė ardhmen e Kosovės nga radhėt e mysafirve tė
lartė nga bota. Kėshtu thuhet nė njoftimin e Ministrisė Suedeze
tė Punėve tė Jashtme, ku theksohet se Suedia do tė dėrgojė nė
Kosovė ministren e donacioneve, Karin Jemtinė (Carin Jämtin).
-
Ndėrkohė shefja e diplomacisė suedeze, Laila Freivalds ka
shprehur dhembjen e saj pėr vdekjen e Presidentit Ibrahim
Rugova.
-
-
Ajo ka theksuar se Rugova ishte njė
simbol i shqiptarėve tė Kosovės dhe kishte rol tė rėndėsishėm nė
negociatat qė duhet tė fillojnė pėr statusin e ardhshėm tė
Kosovės. Freivalds shpreh bindjen e saj se kėto negociata do tė
vazhdojnė pa ndonjė ndėrprerje tė gjatė dhe qetėsia do tė
mbretėrojė nė Kosovė.
-
Ndėrkaq Lars Wahlund, pėrgjegjės pėr Ballkanin nė departamentin
suedez pėr punė me jashtė, thotė se vdekja e presidentit tė
Kosovės ėshtė njė tragjedi pėr familjen e Rugovės dhe se vdekja
e Rugovės erdhi si ironi e momentit kur pikrisht duhej tė
niseshin negociatat pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės kur dihet
se i ndjeri aq shumė ishte pėrpjekur pėr pavarsinė e Kosovės.
-
Do theksuar se edhe diaspora shqiptare nė Suedi po vazhdon me
organizimin e tubimeve pėrkujtimore nė tė cilat rikujtohet
figura dhe vepra e presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova.
-
Mbledhje komemorative tashmė janė mbajtur nga Dega e LDK-sė pėr
Suedi, kurse sot dhe gjatė kėsaj jave veprimtari tė kėtilla
pėrkujtimore do tė mbajnė edhe Lidhja e Shoqatave Shqiptare nė
Suedi, si dhe shumė shoqata tjera tė shqiptarve nė shumė qytete
tė Suedisė.
-
Nė shumė mjedise ku jetojnė shqiptarėt janė vendosur libra tė
zisė ku mėrgimtarėt shqiptarė po shprehin dhimbjen dhe
pikėllimin e tyre pėr humbjen e presidentit.
-
Njohtohemi se grupe tė caktuara shqiptarėsh nga Suedia do tė
marrin pjesė nė varrimin e nesėrm tė presidentit tė Kosovės.
|
|