|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
-
Shkruan: Agron TUFA
-
Ibrahim Rrugova, njė ndėr mitet e pakta shqiptare pa asnjė
ngarkesė negative, u largua pėrgjithmonė, siē besojmė ne tė
gjithė pėr nė Pėrjetėsi. Ai u largua nė momentin kur i duhej
mė shumė se kurrė Kosovės dhe kauzės shqiptare nė Ballkan.
-
-
Ėshtė i hidhur madje edhe vetė
rregulli gjuhėsor qė na detyron tė flasim pėr tė me folje tė
kohės sė shkuar, folje tė cilat na ndėrmendin ne vdektarėve se
jemi tė pafuqishėm mbi veprėn e pandreqshme tė vdekjes.
-
-
Nuk e di (dhe pak rėndėsi ka) se
ēpėrfaqėsoi qenia e tij nė botėn tragjike shqiptare: -
domosdoshmėri historike? (sipas gjuhės sė filozofisė
materialiste); vullnesėn hyjnore (i dėrguari i Zotit pėr
Kosovėn, sipas Mero Bazes) apo ndėrhyrjen e Zotit nė histori
(sipas Baton Haxhiut).
-
-
Por trajektorja e tij e qetė
politike pėr 16 vjet nė sfondin e pėrndezur tė gjenocidit serb
mbi Kosovėn, kthjelltėsia e tij apostolike nė situatat makabre
dhe sidomos filozofia largpamėse krejtėsisht profetike na
kthejnė edhe njė herė nė meditimet mbi madhėshtinė e ndikimit tė
individit nė histori.
-
Tė zotėrosh kthjelltėsinė dhe durimin, tė ngrihesh mbi pasionet,
klithmat e gjakut dhe dhimbjet e pėrmasave apokaliptike tė
popullit tėnd qė po masakrohet njėsoj si nė kasaphanat e mėdha,
me tė cilat ėshtė e tejngopur historia e njerėzimit dhe, pėr mė
tepėr, tė mos e braktisėsh asnjėherė besimin, se liria i ka
parashikuar edhe kėto rrugė tė flijimit masiv kjo do tė thotė
tė jesh i pajisur me veti jashtėnjerėzore, tė kesh atributet e
hyjnisė brenda njėsisė njerėzore.
-
-
Ja pse merr vlerė konkrete metafora
e Mero Bazes pėr Rugovėn I dėrguari i Zotit pėr Kosovėn. Sepse
tek Rugova u gėrshetuan nė njė mėnyrė dhe ekuilibėr mbinjerėzor,
tė gjitha dėshirat dhe pengjet shpirtėrore tė shqiptarėve tė
Kosovės. Vetė Rugova ishte njeriu qė e pėrktheu dhe e finalizoi
gjithė kaosin e vuajtjeve kosovare, gjithė lėngatėn dhe
protestėn instinktive tė shqiptarėve nė gjuhė e gjeste tė
thjeshta, tė qarta, tė sinqerta.
-
Hyrja e Rrugovės nė politikė, efekti dhe toni i qetė i
ligjėrimit tė tij profetik te shqiptarėt e Kosovės, tė ndėrmend
fjalėt e ēuditshme me tė cilat iu drejtua Papa Gjon Pali II
turmės sė besimtarėve nė sheshin e Vatikanit: Tutus tuus! (Mos
kini frikė!). E gjithė veprimtaria e tij, edhe nė momentet e
kasaphanės sė 1999-ės, ndikoi nė ngjalljen e besimit dhe, nė tė
vėrtetė, ai diti ta mbajė gjallė kėtė besim reciprok deri ditėn
kur mbylli sytė.
-
Shqiptarėt e Kosovės kishin nevojė pėr fli, kishin nevojė pėr tė
vrarėt e tyre, kishin nevojė pėr mitet e tyre dhe, natyrisht,
kishin nevojė pėr njė mit qendror qė tu shėrbejė si gur themeli
pėr ngrehinėn e shtetėsisė dhe identitetit kombėtar. Ibrahim
Rrugova ishte i zgjedhuri pėr ta mbajtur peshėn e kėsaj vepre
mesianike.
-
-
Nėse i referohemi njė analogjie tė
misioneve profetike, Rugova ishte Moisiu profetik i kosovarėve,
duke i udhėhequr ata pėrmes sprovash tė vėshtira tė mbijetesės
deri sa i nxori nga shkretėtira e gjenocidit nacionalist serb.
-
Por largpamėsia e Rugovės, pėrveē pėrmbushjes sė misionit
mesianik nė historinė e kosovarėve, ka njė rėndėsi thelbėsore nė
emancipimin e madh vizionar qė i dha kulturės shqiptare nė
tėrėsi me veprėn e tij voluminoze kritike dhe studimore.
-
-
Vepra e tij qė u prezantua para
botės shkencore filologjike me rastin e Panairit Kombėtar tė
Tiranės nė nėntor 2005, pėrveē vėllimeve me tė ashtuquajturėn
kritikė klasifikuese tė zhanreve, kahjeve e rrjedhave letrare
nė krijimtarinė e shkrimtarėve shqiptarė, pėrfshinte, tė paktėn
3 vepra pėrcaktuese nė modelet e mėvonshme tė kritikės letrare
nė Kosovė e Shqipėri: Strategjia e (mos)kuptimit, Refuzimi
estetik, Kozmogonia e Bogdanit.
-
Kritiku dhe Filologu Ibrahim Rrugova, ithtar dhe recepient i
hollė i strukturalizmit dhe poststrukturalizmit francez, -
disertant i njėrit prej perėndive tė kritikės strukturale e
poststrukturale franceze, Rolan Bartit solli nė letrat shqipe
pėr herė tė parė njė metodologji tjetėr studimore, larg modeleve
socrealiste.
-
-
Kundrimi i produktit letrar si
shkencė, pa sensibilitetin dhe romantikėn demode
nacionalkomuniste, hapi njė seri tė begatė hulumtimesh mbi
autorėt shqiptarė tė traditės dhe modernitetit. Rugova qe
pionieri i parė qė solli nė shkencėn e studimeve kritike qasje
themelore, principiale, duke vėnė njė vijė ndarėse dhe duke
shėnuar divorcin nga ideologjia nė veprėn letrare.
-
-
Roli emancipues i Rugovės qėndron jo
vetėm nė qasjen strategjike ndaj veprės letrare-artistike si
formacion, mė sė pari letrar, gjuhėsor e stilistikor, por
Rrugova solli nė procedetė e kritikės sonė moderne njė
instrumentar terminologjie, nocionesh e konceptesh, tė afta tė
organizojnė lėndėn letrare sipas principesh artistike, nė njė
kohė kur qasjet ideologjike e sociologjizmi vulgar po shpinin nė
njė keqkuptim tė madh midis anės estetike dhe banalitetit
interpretativ.
-
-
Veprat e Rugovės qenė fatpėrcaktuese
pėr shumė studiues e filologė mė tė rinj, nė thelb dishepuj tė
metodės sė Rugovės, duke krijuar njė seri studimore ku
plekseshin metodat strukturale me ato hermeneutike.
-
-
Bazė e kėtyre modeleve u bėnė veprat
e Rugovės Strategjia e (mos)kuptimit, Refuzimi estetik,
Vepra e Bogdanit etj., qė patėn njė ndikim vendimtar nė
pėrvijimin e shkencave filologjike, kryesisht nė Prishtinė.
Mjaftojmė tė pėrmendim bashkėmendimtarėt dhe pasuesit e Rrugovės
nė kėtė drejtim si Mensur Raifi, Rexhep Ismajli, Gani Bobi,
Sabri Hamiti deri tek mė tė rinjtė Basri Ēapriqi, Milazim
Krasniqi, Abdulla Konushevci, Kujtim Shala etj..
-
Duke zhvilluar nė kulturėn shqiptare strategjinė e kundrimit tė
sė bukurės si kategori estetike, distancėn e pastėr me veprėn,
tė pamanipuluar nga ideologjia nacional-komuniste dhe
sociologjizmi vulgar, Rugova pėrgatiti me veprat dhe shkollėn e
tij njė lexues tė thellė e aktiv, i cili tė kėrkojė nė artin
letrar jo utilitarizmin dhe marrėdhėnien e pėrkohshme
koniukturale, por vlerat e pėrjetshme tė sė bukurės qė
trashėgohen dhe u transmetohen brezave si testament qė pėrcakton
konstitucionin shpirtėror, estetik dhe etik.
-
-
Pa njė konstitucion tė tillė, nuk
formohen elitat dhe vetėdija kombėtare e inteligjencies, jashtė
dogmatizmave dhe klisheve ideologjike dhe rrjedhimisht, pa
pėrgatitjen e kėsaj vetėdije, nuk do ta kishim vetėdijėsimin e
elitės kulturore e politike tė inteligjencies kosovare sot. Si
pėr njėrėn, ashtu edhe pėr tjetrėn, Rrugova ėshtė Ati dhe
pagėzuesi.
-
-
Ai ėshtė mėsuesi dhe profeti qė e
pėrgatiti popullin e vet pėr tia kthyer civilizimit europian
aty ku i ka rrėnjėt Kosova dhe gjithė shqiptarėt. Ky ėshtė dhe
testamenti i Rrugovės: ai pret tė lexohet qartė. Ēdo keqlexim,
ėshtė devijim fatal nga kauza e profetit.
-
Tiranė, 24 janar 2006
|
|