|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
-
-
Shkruan: Gani MEHMETAJ
-
Hija e tij ėshtė ogur i mirė, kėshtu qė edhe njė kohė tė gjatė
do ta mbrojė Kosovėn dhe shqiptarėt e Kosovės. Ai do tė jetė ora
e mirė e shqiptarėve dhe frymėzimi pėr sakrifica e maturi.
Shpresoj se puna e tij e gjatė dhe e ngulmėt do tė kurorėzohet
me sukses.
-
Pavarėsia ėshtė kompromis, pati deklaruar sa e sa herė
presidenti Rugova, duke ua bėrė me dije qarqeve ndėrkombėtare se
dikur gjakimi i shqiptarėve ishte Shqipėria Etnike. Ky gjakim
edhe mė tutje nuk ėshtė larg zemrės sė tyre, mirėpo realisht
pavarėsia e Kosovės ėshtė problemi mė imediat. Dhe ajo nuk
pėrfshinte vetėm Kosovėn e sotme dhe Shqipėrinė administrative,
Shqipėria Etnike shtrihet edhe mė gjerė.
-
-
Por pėr tė qenė mė kooperativė me
bashkėsinė ndėrkombėtare jemi tė gatshėm tė pranojmė
kompromisin, pra pavarėsinė e Kosovės. Pėr shtetin e Dardanisė,
kėtė emėrtim aq tė shpeshtė nė fjalorin politik - e jo vetėm
politik tė Rugovės, - presidenti i dardanėve ishte dhe mbetet
burrėshtetasi mė kėmbėngulės nė parimet dhe idealet e veta.
Dardania si emėrtim dhe si pėrcaktim ishte shumė i afėrt pėr
Rugovėn.
-
-
E pati filluar me flamurin e
Dardanisė, me interesimin e trashėgimisė materiale e
shpirtėrore, nė kėrkimin e rrėnjėve tė traditės, tė cilat u bėnė
element mbizotėrues nė festat kombėtare, nė theksimin me mburrje
tė rrėnjėve tona dhe me inkuadrimin e kėtyre elementeve nė
shtetin modern. Ishte vizionar qė krijoi konturat e shtetit tė
Dardanisė.
-
I qetė, i prajshėm, gjithherė i buzėqeshur, madje ndonjėherė nuk
ngurronte qė para publikut tė qeshte kumbueshėm, me qeshjen e
tij karakteristike, Rugova ishte burrėshtetasi mė kėmbėngulės
dhe mė i fortė moralisht qė e patėm nė Dardani. Ajo qė u ka rėnė
nė sy edhe tė huajve ėshtė qėndrimi i tij nė dukje i brishtė,
komunikues mė tė gjithė, i prirė qė edhe nga kundėrshtarėt tė
bėjė miq, por i pathyeshėm dhe i papėrkulshėm nė parimet pėr
pavarėsinė e Kosovės. Pėr realizimin e kėtij projekti pati aq
shumė sakrifica tė shqiptarėve tė Kosovės.
-
Hapėsira e rrudhur e Dardanisė
-
Dikur njė pjesė e pretendentėve pėr politikė tė lartė tė
Kosovės, ishin dyshues pėr mundėsinė e realizimi tė pavarėsisė.
Tash po ata dyshues tė zėshėm janė tė gatshėm tė marrin pjesė nė
grupet negociuese pėr finalizimin e pavarėsisė. Dikur qeshnin me
sarkazėm e mosbesim, duke mos e fshehur pėrshtypjen e tyre se
puna e shtetit tė Kosovės ėshtė si puna e ujit nė havan, e rrah
kot, se gjė nuk bėhet nga kjo. Kėtė e kanė thėnė shumė herė
publikisht. Besojmė se tash turpėrohen nga ajo qė e thanė dhe qė
nuk doli ashtu si e menduan ata.
-
Derisa Rugova shpalonte projektin e tij shkallė-shkallė, duke
filluar me territorin e Dardanisė (nuk pėrjashtohej mundėsia qė
shteti i ardhshėm i Kosovės tė quhet Dardani), gazetarėt
sharlatanė e tė paarsimuar, shpesh edhe me kompleksin e
inferioritetit ndaj serbit e pėrbuznin trashėgiminė dardane.
-
-
Edhe mė vonė kur presidenti synonte
ta theksonte se jemi popull antik, pasardhės tė dardanėve me
traditė e kulturė shumė mė tė lartė se fqinjėt, frymorėt
partizanė qė mendonin se ēdo gjė fillon nga koha e depėrtimit tė
hordhive partizane, e pėrjetonin si blasfemi vėnien nė pah tė
pėrkatėsisė sonė, duke e ndier veten keq. Madje, sa herė qė
presidenti e theksonte ndonjė moment nga jeta nė Dardani, ata e
banalizonin me togfjalėshin dardhat turshi. Ata sikur e kishin
ngarkesė pėrkatėsinė e tyre kombėtare dhe nuk donin qė tė jenė
pasardhės tė tė Dardanėve. Ska dyshim se nuk ishin pasardhės tė
Dardanisė, por mbetėn surrogat i konglomeratit tė papėrcaktuar.
-
-
Ata donin tė krijonin njė komb me
rrėnjė tė dala nė sipėrfaqe.
-
Pavarėsisht nga fushata e mediave, pavarėsisht nga sarkazmi i tė
shkombėtarizuarve e mercenarėve, presidenti Rugova vazhdonte tė
hulumtonte rrėnjėt nė Dardaninė antike, duke theksuar elementet
e shtetėsisė qė nė kėtė kohė. Njė komb dhe njė shtet me traditė
mbi 2000-vjeēare, qė kėrkon nėnqiellin e vet dhe hisen nė
familjen evropiane, sepse tė kėtij kontinenti jemi. Dardania
kishte hapėsirė gjeografike shumė mė tė madhe sesa qė ka Kosova
e sotme, por njė pjesė e kėsaj gjeografie ėshtė zhvatur nga
fqinjėt, sikurse qė njė pjesė e popullatės po ashtu ėshtė dėbuar
nga njė pjesė e Dardanisė antike.
-
Rugova me njė biografi tė pasur politike, letrare e
intelektuale, njė personalitet karizmatik qė rrezaton besim e
entuziazėm ndėr shqiptarėt, ishte arsye e mjaftueshme dhe
provokim i vazhdueshėm bashkėbisedimi pėr medie. Nė bisedat
private apo nė ato publike ai ishte i lehtė nė komunikim me tė
gjithė gazetarėt. Por njė pjesė e propozimeve tė presidentit u
komentuan me zjarrmi e nė mėnyra nga mė tė ndryshmet. Me debate
u prit propozimi i presidentit pėr Flamurin e Dardanisė, himnin
dhe simbolet presidenciale, kėto elemente tė shtetėsisė tė cilat
tashmė ishin tė gatshme. Pritej pranimi i pavarėsisė nga qendrat
e vendosjes.
-
-
Megjithatė flamuri i himnit bėn jetė
aktive gjatė gjithė fushatės zgjedhore nėpėr tė gjitha qendrat
mė tė mėdha e tė vogla tė Kosovės, ku u shpalua Flamuri i
Dardanisė dhe ku u intonua himni Kur ka ra kushtrimi nKosovė.
Flamuri e himni tashmė janė bėrė shenjė emblematike nė tė gjitha
tubimet me vulėn presidenciale.
-
Me vetė faktin se me kėto simbole Rugova e udhėhoqi fushatėn
zgjedhore mė 2001 dhe mė 2003, dėshmoi se shumica e shqiptarėve
i tumir propozimet e tij. Respekti e entuziazmi me tė cilėn u
pritėn promovimet e kėtyre elementeve tė rėndėsishme qė e bėjnė
njė shtet, nė njė mėnyrė apo tjetėr ishin edhe njė lloj fushate
ku krahas promovimit tė programit tė LDK-sė, pėrkatėsisht
prezentimit tė presidentit Rugova, u bė fushatė pėr simbolet e
shtetit. Partitė e tjera ende nuk kishin menduar pėr shtetin,
ende luftonin ta vendosnin veten diku nė hierarkinė mė tė lartė
tė pushtetit me UNMIK-un a pa UNMIK-un, mjafton tė kishin njė
ēikė pushtet.
Ora-rojė e shqiptarėve
-
Derisa shtypi i majtė dhe estabilishmentit politik, po ashtu i
majtė qė politikėn e kishin mėsuar nėpėr fshatra tė humbura apo
dhoma me tym tė diasporės, shkumėzonin kundėr kėtyre
propozimeve, shtypi i matur dhe ai i djathtė, natyrisht se e
tumirėn kėtė gjė. Disa udhėhoqėn fushatėn kundėr kėtyre
simboleve pa ofruar asgjė pėr kundėr argument, pos dėshpėrimit
tė tyre pse kėtė gjė e kishte bėrė Rugova e jo dikush nga tė
pėrkėdhelurit e tyre. Ēdo sukses tė Rugovės e tė Kosovės e
pėrjetonin dėshtim tė tyre.
-
Nė Shqipėri propozimi i paraqitur nga presidenti Rugova nė
pjesėn mė tė madhe u tumir. Ajo qė ishte e rėndėsishme u tumir
nga tė gjitha personalitetet relevante politike e shtetėrore.
-
Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, kryeministri Sali
Berisha, dhe mbreti Leka Zogu, e mbėshteten idenė e presidentin
Rugova duke e vėnė nė pah se askush nuk tė pranon, me flamur,
himn e simbole tė tjera tė njė shteti tjetėr. Pra e theksonin se
Kosova duhet tė ketė simbolet e veta shtetėrore, nėse pretendon
tė pranohet nė OKB dhe ta ketė flamurin nė Nju-Jork e organizmat
e tjera ndėrkombėtare. Kėto i kishte parashikuar presidenti
Rugova.
-
P.S. Vdekja e Rugovės mė rrėqeth jo vetėm pse humbėm njė
personalitet tė madh, mė tė madhin qė e patėm nė Kosovė, por me
rrėqeth kur mendoj pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr negociatat, pėr
statusin, pėr ata qė do tė bisedojnė nė emėr tė tij, apo nė vend
tė tij. Me mban shpresa se hija e tij dhe oguri i mirė i
presidentit Rugova edhe njė kohė tė gjatė do ta mbrojė Kosovėn
dhe shqiptarėt e Kosovės. Ai do tė jetė ora e mirė e shqiptarėve
dhe frymėzimi pėr sakrifica e maturi. Shpresoj se puna e tij e
gjatė dhe e ngulmėt do tė kurorėzohet me sukses. Ėshtė fatkeqėsi
qė ai nuk ėshtė mė pėr ta gėzuar, sikurse qė ėshtė fatkeqėsi qė
nuk ishte ai pėr ta nėnshkruar Deklaratėn e pavarėsisė.
-
Fragmente nga libri Pėr shtetin e Dardanisė (3)
|
|