|
-
25
janar 2006 /TN
-
-
- Shqiptaro-Amerikanet ngushėlluan dhe u lutėn pėr shpirtin e
presidentit Rugova
-
-
Nga Dalip Greca-Nju Jork
-
-
Shqiptaro-Amerikanėt nė Nju Jork, u mblodhėn nė Shtėpinė e
Lidhjes Demokratke nė Bronx-NYdhe ngushėlluan e u lutėn pėr
shpirtin e Presidentit te Kosoves. Lajmi i hidhur i ka
tronditur tė gjithė dhe ata njėri pas tjetrit hyjnė kokėulur,
ndalen prane portretit tė Presidentit tė rrethuar me shiritin e
zi dhe ngushėllojnė kryesinė e LDK-sė pėr Amerikėn, natyrisht qė
ngushėllojnė dhe njeri-tjetrin.
-
-
Njė varg i gjatė i kryesisė dhe anėtarėsisė se Lidhjes
Demokratike pėr Amerikėn, janė rreshtuar ne hyrje dhe presin
ngushėllimet krye ulur nga dhimbja. Ne krye, kryetari i LDK-se
per Ameriken Agim Rexha. Atij i duhet qė shpesh herė tė dalė e
tė presė tė sapoardhurit qė vijnė pa pushim. Secilit ia kthen
ngushėllimin me fjalė dhimbjeje:
-
-
-
Pikėllimi, tronditja e dhembja pėr humbjen e tij na goditėn
thellė, sepse me humbjen e Presidentit tė Pavarėsisė, tė
personalitetit tė pėrmasave tė mėdha.
-
-
Kosova humbi njeriun dhe udhėheqėsin, i cili, me frymėn e
mendimit e tė veprimit tė tij integrues, me kėmbėnguljen e
qėndresėn e pashembullt, me guximin e vizionin e atdhetarit tė
pashoq, nuk u ndal asnjėherė nė pėrpjekjet e tij pėr realizimin
e pavarėsisė, tė demokracisė e tė sovranitetit tė Kosovės.
-
-
Vepra e tij ėshtė e pėrmasave tė mėdha. Atė do ta vlerėsojė
koha.
-
-
Mendoj se mbetet presidenti i parė historik i Kosovės . Ai u nda
nga jeta, por ne kemi ėndrrėn e tij, kemi pavarėsinė qė presim
ta konfirmojmė. Pėr kėtė duhet tė punojmė tė gjithė, ndryshe
shkelim amanetin e presidentit, tha pėr Illyria-n, kryetari
Rexha..
-
-
Kryetari i Vatrės, inxh Agim Karagjozi, ka ardhur tė ngushėlloi.
Ai ėshtė takuar shumė herė me presidentin Rugova dhe e ēmon lart
figurėn e tij tė pazėvendėsueshme.
-
-
-
Kosova humbi njeriun e saj mė tė madh. Humbi liderin historik,
arkitektin e pavarėsisė, thotė ndėrsa ngushėllon tė pranishmit
dhe mė pas shton:- Zoti u dhėntė mend shqiptarėve, na dhėntė
mend tė gjithėve qė ta ēojmė nė vend amanetin e tij, Pavarėsinė.
-
-
Ndėrkohė qė telfoni i kryetarit Agim Rexha nuk pushon sė
tingėlluari:
-
-
-Ngushėllime, flasim nga Chikago, flasim nga Michigani, marrim
nga Florida...Po telefonojmė nga Arizona
Ishte humbje e madhe!-
flas nga Kanadaja
Flas nga Gjermania, nga Zvicra
-
-
-
Kur do tė niseni pėr nė Kosovė, a mund tė bashkohemi me
delegacionin tuaj qė tė udhėtojmė sė bashku pėr nė Prishtinė?
-
-
Sakaq atij i duhet qė tė afrohet dhe tė presė ngushėllimet.
Ėshtė njė ditė e pikėlluar, ditė morti. Poetit Mėhill Velaj, qė
ka udhėtuar nga Stamford, i lexohet pikėllimi nė sy:-Ngushėllime
kryetar! Ėshtė ditė morti pėr tė gjithė shqiptarėt.
-
-
Rrallė i kanė ardhė burra si Rugova nė kėta 200 vjetėt e fundit
Kombit shqiptar
Ndėrsa Ish kryetari i LDK-sė pėr trishtetshin,
Marjan Cubi, qė e ka udhėhequr nė ditė tė vėshtira LDK-nė dhe
qė ka bashkėpunuar pėr njė kohė tė gjatė me presidentin
Rugova, qė i qėndroi kauzės sė presidentit edhe nė ditėt mė
dramatike,e pėrjeton humbjen e madhe qė ka pėsuar kombi
shqiptar, e nė mėnyrė tė veēantė Kosova:-Dhimbja nuk i len
fjalėt qė tė shprehin atė ēka ndjen zemra dhe shpirti qė vuan
.
-
-
Lekė Gojcaj, ka qenė ndėr tė parėt qė ka ardhur kėtu sapo ka
marrė lajmin e hidhur. Ai e ka pas mik presidentin Rugova dhe
siē e ka ndjerė veten tė lumtur e krenar kur e takonte kėtu nė
Amerikė apo edhe atje nė Kosovė, ku pat shkuar shpesh me ftesė
tė presidentit, po ashtu sot ndjen dhimbjen e thellė.
-
-
-
Ai nuk ishte njeri i zakonshėm. Njerėz tė tillė Zoti ia dėrgon
rrallė njė kombi, siē na pat dėrguar Gjergj Kastriotin, siē na
pat dėrguar Nėnėn Terezė! Pah, kjo ėshtė dhimbje qė nuk na e
mban zemra, thotė Leka dhe shton:Dashtė Zoti, qė punėt e mėdha
tė kombit tonė tė ecin sipas ėndrrės sė dr. Ibrahim Rugovės! Qė
mė 1989 , kur e takova pėr tė parėn herė, nė seminarin kushtuar
Pjetėr Bogdanit, pėr tė cilin ai kishte mbrojtur dhe
doktoraturėn, unė e ndjeva se ai ishte njeri i madh dhe do ti
printe me urtėsi Kosovės-thotė Leka.
-
-
-
Hajdar Bajraktari, tek shpreh ngushėllimet pėr presidentin,
thotė se vdekja e tij ishte njė humbje tepėr e madhe nė kėto
ēaste. Kosova humbi arkitektin e pavarėsisė, njeriun qė ktheu
drejt Kosovės fytyrėn dhe kujdesin e botės perėndimore,
pėrkujdesjen e Amerikės. E kemi takuar shpesh herė nė Kosovė dhe
kėtu nė Amerikė, ai i ka mbushė mendjen amerikanėve se ėshtė
njeriu i pėrshtatshėm pėr ta ēuar Kosovėn pėrpara. Sa herė e
kemi takuar me kongresistin Engel, ai ndjehej i ēliruar nga
biseda pasi i pėrcillte mesazhet e Kosovės me njė kthjelltėsi tė
plotė.
-
-
-
Musli Mulosmani, nė ngushėllimin e tij, shpreh respektin e madh
pėr presidentin Rugova, tė cilin e konsideron si njė figurė tė
lartė kombėtare, qė diti ta ēonte Kosovėn drejt ėndrrės sė
Pavarėsisė. Kam pasur rast qė mė ka pritur nė zyrėn e vet nė
Prishtinė, ndėrsa disa herė e kemi takuar edhe kėtu, ai mbetet
njė udhėheqės i rrallė i kombit tonė tė vuajtur.Dua ti dėrgoj
ngushėllimet e pėrzemėrta familjes sė Dr. Rugovės, thotė ai pėr
Illyria-n.
-
-
Deputetja e Kosovės, Sanije tek ngushėllon thotė se tė gjithė
duhet tė jemi bashkė pėr tė realizuar atė qė ndėrtoi dr.Rugova,
presidenti i parė i Kosvės. Ėndėrra e presidentit duhet
realizuar me ēdo kusht
Shqipe Biba, ndėr ativistet e palodhura
tė LDK-sė, e shpreh dhimbjen e shpirtit me fjalė qė i dalin tė
lagura nga lotėt. Martin Shkreli, ngushėlloi nė emėr tė
Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan:Presidenti Rugova ishte
udhėheqės i rrallė, politikan i matur dhe arkitekt i pavarėsisė
sė Kosovės. Ai ishte njeri i bashkėpunimit.
-
-
Ish ambasadori i qeverisė Demokratike tė Shqipėrisė nė Kombet e
Bashkuara, shkrimtari Pėllumb Kulla, ka ardhur si shumė tė tjerė
qė tė paraqesė ngushėllimet e veta kryetarit Rexha dhe kryesisė
sė LDK-sė pėr Amerikėn.Kulla tha pėr Illyria-n: Lajmi i humbjes
sė Presidentit tė Kosovės, mė hidhėron pamasė. Kjo ndodhi nė njė
moment kyē, kur ēėshtja e Kosovės po kalon nė momentet
vendimtare tė njė pėrpjekje mbishekullore, nė tė cilėn angazhimi
i Ibrahim Rugovės u bė histori me fitore.
-
-
Unė kam arsye qė personalisht ta ndjej thellė dhimbjen, pasi
kanė qenė me dhjetėra takimet e mia me tė, qė nė Gjermani e mė
pas nė Nju Jork, ku e ndjeva dhe e ndoqa mė nga afėr, hap pas
hapi, kontributin e tij nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes
kosovare dhe futjen e saj nė agjendėn e OKB.
-
-
Mbaj mend kur si kryetar i Misionit Shqiptar nė vitin 94 i
dorėzova Kėshillit tė Sigurimit njė notė proteste pėr mbylljen e
dhunshme nga autoritetet serbe tė Institutit Albanologjik dhe tė
Akademisė sė Shkencave nė Prishtinė si edhe pėr vrasjen e dy
shqiptarėve.
-
-
Disa ditė pas protestės sonė nė Nju Jork, Presidenti Rugova nė
njė konferencė shtypi nė Prishtinė, tha: "Kėto ditė ne
protestuam pranė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė pėr mbylljen e
Institutit Albanologjik dhe Akademisė, si edhe pėr vrasjen e dy
shqiptarėve
" Kur lexova deklaratėn e Presidentit Rugova m'u
lagėn sytė nga lotėt. Ai thoshte "ne protestuam" dhe jo "Misioni
Shqiptar protestoi". E pra, ne nuk kishim biseduar me doktor
Rugovėn e megjithatė ai e ndjente se ne ishim Misioni i tij dhe
ai ishte presidenti ynė.
-
-
Fusha politike qė le pas Rugova nė hapėsirėn shqiptare e sidomos
nė Prishtinė, ėshtė mjaft e trazuar, por unė uroj dhe lus Zotin
qė kjo dhimbje qė ka prekur te gjithė kombin tonė, tė bėhet
faktor kthjellimi dhe uniteti.
-
-
Ish kryeredaktori i parė i gazetės Liria, gazeta e ish tė
pėrndjekurve politikė tė Shqipėrisė, poeti Uran Kostreci e
shpreh dhimbjen pėrmes vlerėsimit tė figurės sė presidentit
Rugova: Ikja e presidentit nė kėto momente kaq vendimtare pėr
fatin e Kosovės, ikja tani e kėtij burri tė shquar, ma thotė
zemra se ėshtė njė humbje e madhe pėr shqiptarėt, kudo qė janė.
Ky atdhetar i devotshėm dhe i menēur diti se ēfarė duhej tė
kėrkonte e si ta kėrkonte, atė qė tė gjithė e duam-Pavarėsinė.
-
-
Ekuilibri i tij bėri qė tė ishte ky njeriu mė i besueshėm jo
vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, por edhe pėr Departamentin
Amerikan tė Shtetit. Pėr mendimin tim Dr. Ibrahim Rugova ėshtė
arkitekti i pavarėsisė sė Kosovės, pavarėsi qė dashtė Zoti ta
shohim sė shpejti tė konfirmuar.
-
-
Figura e dr. Rugovės do tė mbetet pėr Kosovėn si figura e
Xhuzepe Mazzinit pėr italianėt. Dashtė Zoti qė vdekja e atij
burri tė shquar ti bėjė tė gjitha palėt e politikės nė Kosovė
mė tė matura e me tė ekuilibruara me qėllimi qė tė arrihet pėr
Kosovėn ajo pavarėsi pėr tė cilėn ai u pėrpoq aq shumė. Do tė
uroja qė edhe shteti amerikan, tė cilin presidenti Rugova, aq
shumė e besonte dhe e respektonte, ta konfirmonte sa mė shpejt
pavarėsinė e Kosovės!
-
-
.Tė gjithė shqiptarėt nuk pushuan sė ardhuri pėr tė
ngushėlluar, ata sishin vetėm nga Kosova, por edhe nga
Shqipėria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva....Niko Kirka, Feti
Rexhepi, Muhamet Omari, Zija Lepenica, Spiro Gjikondi, Skėnder
Shkreli, dhe njė varg i pambarimtė shqiptarė tė Shqipėrisė kanė
ardhur bashkė qė tė ngushėllojnė kryesinė e LDK-sė.
-
-
Edhe pasdite vonė tė sė shtunės apo dhe tė dielėn gjatė tė
gjithė ditės, nuk kanė pushuar ardhjet. Zyrat e LDK-sė ishin
tepėr tė vogla pėr tė zėnė nė hapėsirėn e tyre mijėra shqiptarė
tė ngarkuar nga dhimbja.
-
-
Ndėrsa libri, ku lėnė shėnimet, duket sikur rėnkon nga dhimbja e
atyre qė arrijnė tė zotėrojnė veten pėr tė shkruar pak rreshta
....
|
|