|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
- Qytetarėt e Kosovės, nė numėr tė madh, vazhdojnė tė presin nė
radhė tė gjata, nėpėr mot shumė tė ftohtė, pėr tė bėrė homazhe
pranė trupit tė pajetė tė Presidentit Rugova nė hollin e
Kuvendit tė Kosovės.
-
Delegacione tė shumta vendore dhe ndėrkombėtare po bėjnė homazhe
nė nderim tė jetės dhe figurės sė Presidentit Rugova.
-
Delegacione tė shumta nga bota kanė paralajmėruar pjesėmarrjen
nė funeralin e Presidentit Rugova. Disa prej tyre tashmė kanė
arritur, duke pėrfshirė edhe delegacionin e lartė nga Shqipėria,
kryesuar nga Presidenti Mojsiu.
-
Delegacioni presidencial amerikan do tė kryesohet nga z.
Alphonso Jackson, Sekretar pėr Banim dhe Zhvillim Urban. Nė
delegacionin qė ka caktuar Presidenti amerikan George W. Bush
janė edhe: z. Philip Goldberg, shef i Misionit Amerikan nė
Kosovė, dhe z. Frank Wisner, Pėrfaqėsues Special i Sekretares
Amerikane tė Shtetit nė Bisedat pėr Statusin e Kosovės.
-
Nga NATO ja konfirmohet ardhja e admiralit Harry Ulrich,
komandant i Aleancės pėr Krahun Jugor tė Aleancės,
Ndihmėssekretari i Pėrgjithshėm pėr Ēėshtje Politikė, Martin
Erdmann, etj.
-
Paralajmėrohet ardhja e presidentėve tė Sllovenisė, Kroacisė,
Maqedonisė, pėrkatėsisht Janez Dėrnovshek, Stipe Mesiq, Branko
Cėrvenkovski.
-
Nga strukturat evropiane ėshtė konfirmuar ardhja e Javier
Solanės dhe Olli Rehn it.
-
Delegacionet nga Gjermania, Zvicra dhe Austria do tė kryesohen
nga ministrat e jashtėm, pėrkatėsisht Frank Walter Steinmeir,
Michele Calmy Rey, Ursula Plasnik.
-
Britania, Franca, Turqia, Hungaria, Rumania, dhe njė numėr
vendesh tė tjera poashtu pėrfaqėsohen nė nivel ministrash.
I dėrguari i OKB sė pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisaari, dhe
ekipi i tij kanė paralajmėruar mė herėt pjesėmarrjen nė
ceremonitė mortore pėr Presidentin Rugova.
-
Pjesėmarrjen e ka paralajmėruar edhe njė delegacion nga
Vatikani, kryesuar nga Kryeipeshkvi Pier Luigi Celata, nga
Kėshilli Pontifikal pėr Dialog Ndėrfetar.
-
Ka edhe delegacione tė tjera qė kanė konfirmuar dhe pritet tė
konfirmojnė pjesėmarrjen nė ceremonitė e varrimit tė
Presidentit.
-
Grupi pėr Pritjen e Delegacioneve Ndėrkombėtare, i caktuar n! ga
Kėshilli pėr Varrim, po u bėn pritje tė organizuar nė Aeroportin
e Prishtinės delegacioneve qė vijnė nga bota.
-
Nga Aeroporti i Prishtinės njoftohet se aeroporti ka kapacitete
qė tė pėrballojė tė gjithė fluturimet e paralajmėruara tė
delegacioneve pjesėmarrėse nga bota.
|
|