|
25
janar 2006 /TN
-
- Virtytet e larta shpirtėrore dhe largpamėsia e Dr Ibrahim Rugovės
mėsim dhe shėmbėlltyrė pėr prijėsit e popujve dhe mbarė botėn
civilizuese
-
-
Kėshtu
u vlerėsua nga udhėheqėsit e institucioneve vendore tė pushtetit, tė
cilėt pėrmes mėrgimtarėve shqiptarė tė pranishėm nė kėtė mbrėmje
komemorative kushtuar Presidentit Rugova, ua kanė pėrcjellė
ngushėllimet e tyre familjarėve tė Presidentit tė ndjerė,
institucioneve shtetėrore e mbarė popullit tė Kosovės dhe mbarė
kombit shqiptar. Edhe nė sjelljet civilizuese tė mbi njėmijė
kosovarėve nė Leko e rrethinė vėrehet qartė vullneti i mirė
liridashės dhe miqėsor e tolerues, sigurisht sipas mėsimeve tė
prijėsit shembullor Ibrahim Rugova thanė krerėt e institucioneve
shtetėrore vendore. Interesim i madh i masmediave tė kėtushme qė
kanė pėrcjellur mbrėmjen komemorative.
-
-
Engjėll KOLIQI
-
-
Leko,
25 janar 2006
Kėshilli kordinues i shoqatave shqiptare nė Leko e rrethinė, sipas
vendimit tė marrė tė dielėn e kaluar, tė martėn kanė organizuar nė
Leko njė mbrėmje komemorative kushtuar Presidentit tė Kosovės Dr
Ibrahim Rugova.
-
-
Mbrėmja komemorative ka filluar nė ora 19, nė kishėn famullitare tė
Shėn Andreut, nė lagjen e Lekos Maxhaniko, ku ėshtė celebruar
Meshe Shenjte pėr shpirtin e Ibrahim Rugovės, nė gjuhėn shqipe,
udhėhequr nga prifti i ardhur enkas pėr kėtė nga Kosova Dom Fatmir
Koliqi. Nė kėtė meshė ka bashkėcelebruar edhe prifti vendės Dom
Alessandro Chiesa, mik i madh i shqiptarėve e qytetar nderi i
Stubllės, i shpallur mė 11 gusht 2005, nė shenjė falėnderimi pėr
ndihmat e mėdha kundrejt mėrgimtarėve shqiptarė kėtu, tė cilėt nė
lokalet fetare, rekreative e sportive tė famullisė sė tij zhvillojnė
tė gjitha veprimtaritė, si nė shtėpinė e tyre.
-
-
Mbrėmja komemorative qė pas meshe ka vazhduar nė teatrin e
famullisė, me theksime dhe dėshmi pėr jetėn dhe veprėn madhore tė
Presidentit Rugova, nė shėrbim tė realizimit tė aspiratave tė
popullit tė Kosovės pėr pavarėsi dhe pėrgjithėsisht tė aspiratave
kombėtare mbarėshqiptare, gjithnjė me rregullat dhe vlerat mė tė
larta tė civilizimit, demokracisė, tolerancės dhe tė dashurisė sė
mirėfilltė njerėzore.
-
-
Kanė
qenė tė pranishėm krerėt e institucioneve shtetėrore vendore - tė
Kėshillit tė Rrethit (Consiglio Provinciale), tė Prefekturės, tė
Kuesturės, tė Komunės sė Lekos, pėrfaqėsues tė sindikatave,
pėrfaqėsues tė partive nė pushtet dhe tė atyre opozitare,
pėrfaqėsues tė bashkėsive etnike tė emigrantėve, si dhe njė numėr i
madh gazetarėsh tė qendrave lokale radiotelevizive dhe tė gazetave "Il
Giornale di Lecco", " La Provincia di Lecco", "Il Resegone" etj.
-
-
Vlenė
tė pėrmendet pjesėmarrja e Presidentit tė Kėshillit tė Rrethit
Virgino Brivio, zėvendėspresidenti dhe ministėr provincial i punės
Alfredo Marelli, Prefekti i sapozgjedhur i Lekos Carlo Fanara etj.
Fjalėn kryesore, me evokime nga jeta dhe vepra madhore e Presidentit
Rugova e ka mbajtur kryetari i Shoqatės "Nėna Tereze" Pashk
Ballabani, i cili ka thėnė se pėrkushtimi kėmbėngulės dhe i menēur i
Presidentit Rugova pėr vulosjen e aktit tė pavarėsisė dhe
sovranitetit tė Shtetit tė Kosovės, do tė kurorėzohet sė shpejti,
por ai na ka lėnė njė zbrazėsi tė madhe, kėshtuqė nė Ditėn e Madhe
tė vulosjes sė Pavarėsisė, ne do kėndojmė e vallėzojmė me lotė nė
sy, sepse Ai do tė na mungojė.
-
-
Megjithatė ka shtuar Pashku kudo qė shkojmė jemi krenarė, sepse
kudo trajtohemi e respektohemi me admirim, nė saje tė shėmbėlltyrės
sė lartė civilizuese dhe intelektuale tė Presidentit Rugova, tashmė
i pranishėm edhe nė zemrat e tė gjithė paqedashėsve, anekėnd botės.
-
-
Edhe
autoritetet vendore tė pranishėm nė kėtė mbrėmje komemorative kanė
vlerėsuar lartė veprimtarinė e menēur dhe me njė kulturė tė lartė
politike tė Presidentit Rugova, duke e quajtur misionar tė madh tė
paqes dhe tė demokracisė dhe predikues e kultivues tė dashurisė sė
mirėfilltė njerėzore. "Virtytet e larta shpirtėrore dhe largpamėsia
e Dr Ibrahim Rugovės ka qenė dhe do tė mbetet deri nė amshim mėsim
dhe shėmbėlltyrė pėr prijėsit e popujve dhe mbarė botėn civilizuese.
-
-
Ai me
menēuri dhe me kulturė dashurie ka bllokuar edhe kryekriminelin e
Ballkanit Millosheviqin dhe ka vėnė nė mat-pozicion bashkėsinė
ndėrkombėtare, duke mos i lejuar mė tė luajnė e tė tregtojnė me
fatin e kombit tė Tij", ka thėnė ndėr tė tjera Z. Marelli, duke
folur nė emėr tė institucioneve vendore tė Lekos. Brizida Balla
mėrgimtare nga Durrėsi ka thėnė se dhembja pėr humbjen e figurės sė
madhe kombėtare e ndjen barabar ēdo shqiptar, pa marrė parasysh a
ėshtė shqiptar nga Kosova, nga Shqipėria, apo nga viset e tjera,
sepse ne jemi njė dhe kurrė nuk i kemi pėrfillur ndarjet e dhunshme
nga arbitrazhi ndėrkombėtar.
-
-
"Dr
Ibrahim Rugova ėshtė konsideruar nga mbarė shqiptarėt si lider
mbarėkombėtar, sepse me shembullin e tij ne jemi mėsuar tė
kultivojmė atdhedashurinė dhe dashurinė e mirėfilltė njerėzore e tė
angazhohemi gjithnjė e mė shumė e mė konkretisht, koform rrethanave
dhe dinamizmit shumė tė shpejtuar tė proceseve, nė pėrmbushjen e
aspiratave tona kombėtare tė ligjshme dhe tė natyrshme.
-
-
Ai ka
zėnė vendin e merituar nė tė njėjtėn faqe tė historisė sonė
kombėtare, bashkė me Gjergj Kastriotin Skėnderbe dhe me Tė
lumturuarėn Gonxhe Bojaxhiun Nėnė Terezėn", ka pėrfunduar Zonja
Balla. Njėri nga pėrfaqėsuesit e sindikatave, duke u pėrkulur para
portretit tė Presidentit Rugova, ndėr tė tjera ka thėnė se edhe janė
shumė tė kėnaqur me sjelljet dhe kulturėn e lartė tė mėrgimtarėve
kosovarė nė Leko, tė cilėt i sheh si ambasadorė tė vėrtetė tė
dėrguar nga i Madhi Ibrahim Rugova.
-
-
Ėshtė
hapur edhe Libri i Zisė dhe tė gjithė tė pranishmit janė regjistruar
e shumė prej tyre edhe kanė shkruar njė kujtim pėr Presidentin
Rugova.
|
|