|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
- Me tė mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės, Presidenti Alfred
Moisiu deklaroi se "humbja e Presidentit Rugova ėshtė njė humbje
shumė e madhe pėr tė gjithė shqiptarėt, jo vetėm pėr shqiptarėt
e Kosovės".
-
"Presidenti Rugova ka qenė njeriu qė diti ta ndėrkombėtarizojė
procesin e Kosovės, i cili u doli zot aspiratave tė popullit tė
tij", tha Moisiu dhe u shpreh i sigurit se ėndrra e Presidentit
Rugova pėr ta bėrė Kosovėn tė pavarur do tė bėhet realitet.
-
Ndėrkaq Kryeministri Berisha theksoi se "Presidenti Ibrahim
Rugova ishte misionar i madh i paqes, lirisė, dhe pavarėsisė".
-
Zoti Berisha e cilėsoi Presidentin Rugova si "legjendėn e
qėndresės qytetare paqėsore".
-
"Presidenti Rugova ėshtė njė mik qė do ta kujtoj pėr jetė",
theksoi Berisha.
-
Pyetjes sesi i parashikonte zhvillimet nė Kosovė pas ndarjes nga
jeta tė Presidentit, Berisha tha se zhvillimet do tė jenė
pozitive, duke shprehur bindjen se "idealet pėr tė cilat Ibrahim
Rugova i kushtoi jetėn dhe energjitė e tij do tė shndėrrohen nė
realitet".
-
"Jam i bindur se udhėheqja politike e Kosovės ka tė gjithė
menēurinė, pėrkushtimin, vendosmėrinė, pėr t'i konkretizuar ato
sė bashku me tė gjithė qytetarėt e Kosovės, nė frymėn e
kultivuar nga Presidenti Rugova, tė njė Kosove demokratike, tė
njė Kosove faktor paqeje dhe stabiliteti, tė njė vendi tė lirė
tė pavarur, ku tė gjithė qytetarėt pavarėsisht nga origjina
etnike, tė jetojnė tė lirė si qytetarė tė barabartė para
ligjit", nėnvizoi Kryeministri Berisha.
|
|