|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
- Shoqata, organizata e individė vazhdojnė tė dėrgojnė mesazhe
ngushėllimi prė Presidentin Rugova.
-
Partia Radikale Transnacionale, Itali: "Nė kėtė moment tė
vėshtirė dhe dhembjeje pėr humbjen e Presidentit tė Kosovės,
z.Ibrahim Rugova, jemi afėr Jush, me tė gjithė shoqet, shokėt
dhe miqtė e Partisė Radikale Transnacionale. Jemi sot pėr tė
njėjtat motive nga tė cilat kemi qenė gjithmonė me ju edhe nė
vitet e vėshtira tė dhunės kriminale tė shpėrthyer kundėr tė
drejtave tuaja njerėzore dhe politike nga krimineli Millosheviq
dhe regjimi i tij, por dhe i aleatėve tė tij ndėrkombėtarė, tė
mbėshtetur edhe nga ligėsi europianėsh.
-
Nė kėtė moment besoj se duhet ta bėj njė gjė tė tillė edhe nė
emėr tė shokut dhe mikut tonė tė pėrbashkėt, Antonio Russo, qė
ndau nė mėnyrė vėllazėrore me ju momentet mė tė vėshtira dhe
tragjike tė Kosovės, duke mbijetuar gjatė bombardimeve dhe
dhunės serbe nė Prishtinė, pėr tė shkuar mė vonė nė Gjeorgji nė
emėr tė punės pėr Radion Radikale, por edhe si militant nė favor
tė viktimave shumė shekullore tė gjenocidit kundėr Ēeēenisė.
-
Shpresoj qė nė saje edhe tė rianėtarėsimit dhe pjesėmarrjes suaj
nė jetėn e partisė sonė tė pėrbashkėt (Partisė Radikale
Transnacionale), tė marrim sa mė shpejt dhe konkretisht njė
betejė tė pėrbashkėt, qė populli i Kosovės tė mirėpritet, siē
edhe e meriton kėtė tė drejtė nė Bashkimin Europian.
-
Humbja e Presidentit tė Kosovės, z.Ibrahim Rugova ėshtė e
dhimbshme edhe sepse prestigji qė ai kishte mundur ta fitonte nė
tė gjithė botėn forconte detyrat dhe rėndėsinė Tuaj.
-
Me pėrshėndetje tė pėrzemėrta, ju sjell nė mėnyrė tė veēantė
ngushėllimet mė tė sinqerta edhe nė emėr tė mikes, Emma Bonino",
i juaji, Marko Panela.
-
Kumuniteti shqiptar nė Kuebek, Kanada: "Ndajmė me gjithe
popullin shqiptar pikėllimin dhe dhembjen per vdekjen e
Presidentit Rugova. Ne nje periudhe te veshtire per popullin
tone ai kishte pranuar thirrjen e atdheut dhe i qendroi besnik
idealit te tij gjer ne fund. Vepra e tij eshte inspirim per te
gjithe neve qe assesi mos t'i ikim sakrificave te domosdoshme ne
tendecat tona per te realizuar aspiratat legjitime to popullit
shqiptar".
Shoqata Humanitare "Gėrvallajt", Arau: Njeriu qė
rrezatonte menēuri e lumturi! Me dhembje dhe pikėllim tė thellė
morėm lajmin e hidhur pėr vdekjen e Presidentit tonė tė dashur.
Vdekja e Presidentit tone te dashur preku thellė tė gjithat
zemrat qė kane gjak shqiptari ne mbarė rruzullin tokėsor. Ju
lutem qė t'i pranoni ngushėllimet e anėtarėve tė shoqatės sonė".
-
Teatri Kombėtar i Operas dhe Baletit nė Shqipėri: "E
ndjej sė brendshmi tė jem bashkė me Ju nė kėto ditė tė
pėrjetimit kombėtarisht tė dhimbjes pėr humbjen e shumė tė
nderuarit, Presidentit Ibrahim Rugova.
Tė gjithė jemi pushtuar nga trishtimi i thellė qė krijon vakumi
i largimit nga jeta tė njė personaliteti tė patjetėrsueshėm, i
njė intelektuali tė kualiteteve tė larta tė mendimit dhe
veprimit, i njė vizionari realizator tė idealeve dhe ideve tė
njė komuniteti mbarė.
-
Ēdo argument pėr tė sjellė sė shpejti atė ēka dr.Ibrahim Rugova
pėrfaqėson nė Kosovė e pėr Kosovėn sė pari, e mė pas pėr gjithė
shqiptarėt ėshtė vėrtetė i varfėr.
-
Personalisht i pėrulem veprės sė Tij kombėtare sė tėri, por asaj
qė u realizua nė Kosovė nė veēanti pėr ngritjen sa ēelen sytė tė
instituconeve qė mundėsojnė zhvillimin muzikor profesional dhe
atė kulturor e artistik, frutet e sė cilės gėzoni ju artistėt e
devotshėm, publiku artdashėr i Kosovės dhe tė gjithė ne tė
tjerėt dėshirojmė tė ndjejmė pėrherė gėzimet sė bashkė",
drejtori Zhani Ciko.
-
Kryetarja e Komitetit tė Helsinkut pėr Mbrojtjen e tė
Drejtave tė Njeriut nė Serbi, Sonja Biserko i dėrgon njė
telegram Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė tė cilin
shkruan:
-
"Me rastin e vdekjes sė liderit Tuaj dhe Presidentit tė Kosovės,
Ibrahim Rugova, ju shprehim ngushėllimet mė tė thella. Shkuarja
e Ibrahim Rugovės nga skena politike paraqet humbje tė
pakompensueshme pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
-
-
Si politikan qė hyri nė skenėn
politike tė Kosovės nė rrethanat mė dramatike tė krizės
jugosllave nė fund tė viteve '80-ta tė shekullit tė kaluar,
Ibrahim Rugova ka treguar njė menēuri qė rrallė ndeshet tek
liderėt e kėtyre hapėsirave. Ndaj dhunės brutale mbi popullatėn
shqiptare nga ana e regjimit tė Beogradit, Ai u pėrgjigj me
mosdhunė.
-
-
Me kėtė gjest, nė vitet qė erdhėn, u
shkri nė njė program tė llojit tė vet politik dhe tė aksioneve
politike me pėrmasa tė gjėra. Ibrahim Rugova me durim trasoi
rrugėn drejt ardhmėrisė evropiane tė Kosovės dhe tė gjithė
banorėve tė saj. Pėr shkak tė politikėsė sė tij tė veēantė,
vdekja e tij lė zbraztėsirė tė madhe. Shpresojmė qė ju, si
partia mė e madhe nė Kosovė, do tė vazhdoni rrugėn qė ua ka lėnė
Presidentit Rugova si trashėgimi tė tij tė ēmuar.
-
Ju lutem qė t'i shprehni ngushėllimet tona mė tė sinqerta
anėtarėve tė familjes sė Presidentit Rugova", me respekt Sonja
Biserko.
|
|