|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
- Gjatė ditės sė djeshme nė Luginė tė Preshevės janė mbajtur
akademi pėrkujtimore me rastin e vdekjes sė Presidentit Ibrahim
Rugova.
-
-
Po ashtu Partia pėr Veprim
Demokratik me seli nė Preshevė ka mbajtur akademi pėrkujtimore
me udhėheqėsit e kėtij subjekti nė strukturat partiake dhe tė
vetadministrimit lokal.
-
Nė fjalėn e rastit, kryetari i PVD-sė, Riza Halimi, pas nderimit
tė veprės sė kryetarit Rugova me njė minutė heshtje, ėshtė
deklaruar se nė "kėto momente tė dhimbshme dhe tė pikėllueshme
edhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės janė duke e ndarė
pikėllimin me popullin e Kosovės dhe gjithė shqiptarėt kudo qė
janė".
-
-
Halimi ėshtė shprehur se "shqiptarėt
kanė humbur bartėsin e filozofisė sė re politike ndėr shqiptarėt
dhe kreatorin e Republikės sė Kosovės".
-
Ai tha se gjeneratat e ardhme do ta kujtojnė dhe kultivojnė
veprėn e Dr. Ibrahim Rugovės pėr Liri, Pavarėsi dhe Demokraci,
sidomos pėr jetėsimin e idesė sė tij pėr integrimin e Kosovės nė
strukturat evropiane dhe euroatlantike si dhe miqėsinė e
pėrhershme me SHBA-nė.
-
Presidenti Rugova ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm edhe
nė organizimin e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės dhe
orientimet e tyre politike qė nga fillimi i sistemit
shumėpartiak.
-
Ndėrkohė edhe nė Bujanoc, organizuar nga vetadministrimi lokal
dhe kryetari i komunės Nagip Arifi, ėshtė mbajtur mbledhje
komemorative me rastin e vdekjes sė Dr. Ibrahim Rugovės.
-
-
Nagip Arifi theksoi kontributin qė
Dr. Rugova ka dhėnė pėr ēėshtjen e Kosovės dhe sensibilizimin e
ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi.
-
Me kėtė rast ėshtė kėrkuar nga mediat komunale qė tė respektojnė
zinė e shpallur nga autoritetet nė Kosovė deri nė ditėn e
varrimit tė presidentit Rugova.
-
Ndėrkaq, nga drejtorėt e shkollave shqipe ėshtė kėrkuar qė orėt
e para tė mėsimit, gjatė ditės sė nesėrme, t'i kushtohen jetės
dhe veprės sė Presidentit Ibrahim Rugova.
-
Ndėrkohė, Partia pėr Veprim Demokratik ka hapur librin e
shėnimit tė kujtimeve pėr Presidentin Rugova nė zyrat e saj nė
Preshevė dhe Bujanoc.
-
Edhe udhėheqėsia e vetadministrimit lokal nė Preshevė, nė njė
tubim tė djeshėm ka kujtuar jetėn dhe veprėn e presidentit
Rugova, duke kėrkuar nga institucionet lokale qė t'i pėrmbahen
zisė pėr Presidentin e vdekur.
-
Siē merret vesh, edhe shqiptarėt e kėtij rajoni kanė
paralajmėruar pjesėmarrjen e delegacionit tė vet nė ditėn e
varrimit, i cili do tė pėrbėhet nga katėr pėrfaqėsues politikė
lokalė tė Preshevės, katėr tė Bujanocit dhe njė pėrfaqėsues nga
Medvegja.
|
|