|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
- Kryeministri i Kosovės, ka pritur delegacionin shtetėror tė
Shqipėrisė, qė kryesohej nga Presidenti i Shqipėrisė, Alfred
Moisiu.
-
-
Nė delegacionin shqiptarė ishin edhe
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit tė
Shqipėrisė, Jozefina Topalli; Ministri i Punėve tė Jashtme,
Besnik Mustafaj dhe qeveritar tjerė shqiptarė.
-
-
Kryeministri Bajram Kosumi nė
pritjen e delegacionit shtetėror tė Shqipėrisė, shoqėrohej nga
zėvendėskryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, ministrat dhe
zėvendėsministrat e Qeverisė sė Kosovės.
-
Nė emėr tė delegacionit, Alfred Moisiu ka shprehur ngushėllimet
e tij Qeverisė sė Kosovės dhe popullit tė Kosovės pėr vdekjen e
presidentit Rugova. "Erdhėm pėr t'i dhėnė lamtumirėn e fundit
Presidentit Ibrahim Rugova dhe pėr tė ndarė me juve dhembjen",
ka thėnė Presidenti Moisiu nė kėtė takim.
-
Kryeministri Kosumi ka shprehur falėnderimin pėr ngushėllimet e
Presidentit Moisiu.
-
-
-
"Shumica nga ju e keni njohur nga
afėr Presidentin Rugova, ndaj edhe jemi falėnderues pėr
gatishmėrinė tuaj pėr tė ndarė dhembjen me neve nė kėto ditė tė
pikėllimit pėr qytetarėt e Kosovės. Ibrahim Rugova i ka dhėnė
imazh modern lėvizjes pėr pavarėsi tė Kosovės", ka vlerėsuar
kryeministri Kosumi.
-
"Kjo ėshtė humbje e madhe qė ėshtė ndjerė nga tė gjithė
shqiptarėt kudo qė gjenden", tha Kryeministri Sali Berisha.
-
Kosova ka humbur njeriun e Kosovės moderne tė paqes dhe
tolerancės. "Kosovės do t'i mungojė Ibrahim Rugova, por do tė
mbetet trashėgimia e tij politike e trupėzuar nė qytetarėt e
Kosovės", ka theksuar kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
-
Nė vazhdim, Sali Berisha ka apeluar te klasa politike qė tė
vazhdojė traditėn e trasuar nga Rugova pėr ndėrtimin e njė
shoqėrie tė shėndoshė qė do tė reflektojė stabilitet dhe paqe nė
rajon.
-
Nė emėr tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ngushėllime ka shprehur edhe
kryetarja e Kuvendit te Shqipėrisė, Jozefina Topalli. Ajo nė
fjalėn e saj e ka vlerėsuar Dr.Ibrahim Rugovėn si njeri me
profil gandist dhe paqėsorė. "Ne, por edhe Ballkani dhe mė gjerė
kanė humbur njė vizionar", ėshtė shprehur Jozefina Topalli.
-
Duke falėnderuar delegacionin shqiptarė pėr ngushėllimet,
zėvendėskryeministri Adem Salihaj, ka vlerėsuar Dr.Ibrahim
Rugovėn si njė ikonė tė pavarėsisė sė Kosovės. "Ai ka hapur
derėn e pavarėsisė. Pavarėsia nėn drejtimin e tij ishte de fakto
e realizuar", ėshtė shprehur zėvendėskryeministri Salihaj.
|
|