|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kosovė: Vazhdojnė homazhet pėr Presidentin Rugova

 
 

 

25 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (24.01.2006) - Kėshilli Ekzekutiv i Varrimit tė Presidentit Rugova, i cili u mblodh pėrsėri sot pasdite nė Prishtinė nėn drejtimin e kryetarit tė parlamentit Nexhat Daci miratoi elementet kryesore tė protokollit tė ceremonisė sė varrimit tė Presidentit. Ceremonia qendrore do tė mbahet ditėn e enjte nė Sallėn “1 Tetori” nė Prishtinė, duke filluar nga ora 13:00, ndėrsa varrimi nė Varrezat e Dėshmorėve nė lagjen “Velania” tė Prishtinės. 


Nė ceremoninė zyrtare do tė mbajnė fjalėn e rastit kryeadministratori Soren Jesen Petersen, kryetari i parlamentit Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi, nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, dhe pėrfaqėsuesi i familjes sė Presidentit Rugova.

Edhe nė orėt e vona tė mbrėmjes, qytetarėt e Kosovės vazhdonin tė bėnin homazhe pranė arkivolit tė presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, i cili ėshtė vendosur qė prej mėngjesit tė sė hėnės nė hollin e parlamentit tė Kosovės.

Kėshilli i varrimit tha tė martėn se orari pėr homazhet publike nė hollin e parlamentit pėr tė mėrkurėn do tė jetė nga ora 09:00 deri nė 18:00, por do tė kihet parasysh fluksi i madh i qytetarėve nė orėt e pasdites.

Kėshilli Ekzekutiv i Varrimit tė Presidentit Rugova, i cili u mblodh pėrsėri sot pasdite nė Prishtinė nėn drejtimin e kryetarit tė parlamentit Nexhat Daci miratoi elementet kryesore tė protokolit tė ceremonisė sė varrimit tė Presidentit.

Ceremonia qendrore do tė mbahet ditėn e enjte nė Sallėn “1 Tetori” nė Prishtinė, duke filluar nga ora 13:00, ndėrsa varrimi nė Varrezat e Dėshmorėve nė lagjen “Velania” tė Prishtinės.

Nė ceremoninė zyrtare do tė mbajnė fjalėn e rastit kryeadministratori Soren Jesen Petersen, kryetari i parlamentit Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi, nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, dhe pėrfaqėsuesi i familjes sė Presidentit Rugova.

Delegacione tė shumta nivelesh tė ndryshme qeveritare kanė paralajmėruar pjesėmarrjen nė ceremonitė mortore tė Presidentit Rugova.

Kėshilli Ekzekutiv i Varrimit pritet tė pėrcaktojė nesėr pasdite vonė hollėsitė pėrfundimtare tė ceremonisė sė funeralit tė Presidentit Rugova.

Kėshilli Organizativ pėr organizimin e ceremonisė sė varrimit tė presidentit, u ka kėrkuar Trupave mbrojtėse tė Kosovės tė bėjnė nderime gjatė homazheve dhe tė pėrcjellin funeralin me nderime ceremoniale.

Trupat mbrojtėse tė Kosovės do tė pėrcjellin tė enjten funeralin e presidentit tė ndjerė nga parlamenti i Kosovės deri te  Salla e Sportit “ 1 Tetori” nė Qendrėn e Studentėve nė Prishtinė, ku do tė bėhet ceremonia e fundit  e lamtumirės.

Organizimi dhe mbarėvajtja  e ceremonisė do tė jenė  pėrgjegjėsi e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės. Nė pėrfundim tė kėsaj ceremonie TMK-ja do tė pėrcjellė me nderime arkivolin e presidentit deri nė varreza dhe lėshimi i arkivolit nė varr do tė pėrcillet me tė shtėna nderi.

Pėr kėtė ceremoni Komandanti i TMK-sė, gjenerali Agim Ceku, ka urdhėruar ngritjen e gatishmėrisė dhe angazhimin e tė gjitha Zonave dhe Njėsive Vartėse tė TMK-sė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.