|
-
Prishtinė,
25 janar 2006 /TN /QIK
-
Shkruan: Bernard
Kushner*
-
( Bernard
Kouchner )*
-
Ibrahim Rugova, 61-vjeēar, i quajtur "Gandi i Ballkanit ", sapo
vdiq. Konsumues i madh cigaresh nė vendin ku tė gjithė pinė
duhan. Ai vdiq nga kanceri nė mushkėri. Nė kėtė plan nuk arrita
ta bind. Vishej gjithmonė me kostum tė errtė, tė gėshtenjtė ose
tė hirtė, me kėmishė tė bardhė e kravatė, ai mbante nė qafė
gjithmonė njė shall mėndafshi. Nė rrafshinėn e Kosovės dhe nė
malet pėrreth, ky burrė ishte unik.
-
-
Ai mendonte dhe shprehej si
intelektual dhe e kishte mėrzi tė bėhej i pari. I urrente
mbledhjet publike ku shprehej pa karizėm, me zėrin e ulur dhe me
arsyen e njė profesori tė formuar nė Sorbonė.
-
-
Ai ēapitej nėpėr kėto rajon tė
ashėrd dhe fshatra pa ndonjė mėshirė a keqardhje dhe preferonte
zyrėn shtėpisė sė vet nė lagjen shik tė Prishtinės. Ai e urrente
dhunėn dhe mendonte se debati, e vetmja rrugė e suksesit, mbetej
gjithmonė e mundshme.
-
Nė Ballkan trimėria e egėr, kuraja heroike, shprehja masive,
fizike e angazhimit pėrshfaqen nė ēdo gjest tė njerėzve. Ata
shkojnė nė treg ose i ruajnė veturat sikur sakrificė. Thuhet se
nė Kosovė fėmijėt mėsohen pėr ta njohur vetėm njė frikė: atė si
tė tregohet ajo.
-
-
Njerėzit e Ballkanit, me psikizmin e
modeluar gjatė shekujve tė betejave, pėrpiqen qė gjithmonė tė
japin prova tė kėsaj trimėrie tė pezmatuar qė nxit kėrkimin e
rrezikut me duele tė pakuptimta. Nė kėtė kontekst burrėrie,
teoria e jo dhunės, ajo tė cilin ai e ligjėronte me ngulm,
ngjate njė strehim i gjorė, nė mos dhe jo degradues. "Ibrahim",
siē e quanin tė gjithė, me njė buzėqeshje aq gjentile dukej i
kundėrt.
-
Nė Kosovė ekziston hendeku ndėrmjet atyre qė morėn armėt nė duar
dhe atyre qė pėrdoren metoda mė tė buta, mė moderne, mė
mediatike. Hashim Thaēi, shef i UĒK-sė, nė opozitė, ushtari
Ramush Haradinaj, i bėrė kryeministėr dhe plaku Ibrahim Rugova
simbolizojnė zgjidhje qė mbeten tė papajtuar njė kohė tė gjatė.
Kjo diferencė mbetet e madhe tani, nė kohėn kur, nėn udhėheqjen
e finlandezit Marti Ahtisarit, do tė fillojnė bisedimet e
serbėve dhe kosovarėve pėr statusin final tė Kosovės.
-
Kur u zgjodh president i Kosovės, ai mori zyrėn e madhe me
mobile druri tė errtė qė ka qenė mė parė e imja, ku mė herėt
kishte qėndruar guvernatori serb, nė ndėrtesėn e Qeverisė. Por
ai gjithmonė i pranonte vizitorėt nė shtėpinė e madhe familjare
nė rrugėn pėr nė Gėrmi.
-
-
Kopshti dhe bodrumi ziheshin nga
sigurimi. Ibrahim Rugova priste mysafirėt sipėr shkallėve dhe i
shpinte ata nė dhomėn e pritjes me shqiponjėn dykrerėshe tė
flamurit tė Kosovės pėr tė evituar ngjashmėrinė me flamurin
shqiptar, tė dizajnuar nga ai vetė, tė cilėn askush nuk e donte.
Dy foto tė mėdha e paraqisnin me Melin Ollbrajtin dhe me
kryetarin Klinton. Dhoma ishte me pėrlot trofe. Drejtori i
kabinetit tė tij, subtili Skender Hyseni, ishte gjithmonė aty.
-
-
E ngrinim njė gotė dhe qeshnim pėr
kohėt e ikura, pėr vizitėn time tė parė nė vitin 1991 fshehtas
dhe tė rezistencės pasive ndaj Slobodan Milosheviqit, "kur
Ibrahim Rugova, me forcėn e bindjes, ia kishte dalė tė krijonte
njė administratė shqiptare nėntokėsore, shkolla nėpėr bodrume
dhe klinika nėpėr parkingje.
-
-
I evokonim vendimet politike pėr tė
filluar dialogun pėr Kosovėn me serbėt, ithtar i tė cilit ishte
Ibrahim Rugova, me temė kryesore, kushtet e serbėve tė mbetur nė
Kosovė, gjithnjė tė rrezikuar nėse jo dhe tė dhunuar. Ibrahim
Rugova ndante indinjatėn me ne.
-
-
Ai qe aq shumė kohė ishte
shėnjestėr, ai qė mbijetoi shumė pėrpjekje pėr vrasje, pranonte
gjithmonė tė shkonte nė shtratin e viktimave serbe dhe tė m
erret pozitėn pėr respektin e tė drejtave tė njeriut. Sigurisht
se kjo nuk mjaftonte qė tė ndaleshin aktet e kėqija.
-
Pas takimit Ibrahim Rugova rregullisht e shoqėronte tė ftuarin e
vet nė zyrėn e pritjes, me tryezat e mbuluara me mineralet plot
ngjyra nxjerrė nga toka e Kosovės, xeheroret e Trepēės. Ai
ofronte njė gur shkėlqyes, njė gur tė praruar, simbol i kėtij
vendi tė vrazhdė -e masiv, pa butėsi e dashuri, ku kėngėt e
trimėrisė zėvendėsojnė gjithnjė kėngėt e dashurisė.
-
Bashkėsia ndėrkombėtare bashkohet vetėm nė fatkeqėsi. Ne e kemi
harruar ca Kosovėn, pėrpjekjet diplomatike, dhembjet e lindura
nga regjimi pėrjashtues i vendosur nga Milosheviqi qė i ngjante
'aparteidit.
-
-
Ne kemi humbur nga pamja qindra
mijėra shqiptarė tė dėbuar nga rajon i nga ithtarė tė Slobodan
Milosheviqit, luftėn ajrore qė e bėmė aty, zgjedhjet e
suksesshme dhe tė pėrcaktuara nga vetė shqiptarėt. Kosova ka
pėrjetuar njė eklips indinjate.
-
-
Vdekja e Ibrahim Rugovės, kryetar pa
pallat e pa komb, luftėtar idesh, luftėra i paqes, njė burrė
kėmbėngulės dhe i vetmuar qė e dėrgoi popullin e vet drejt njė
tė ardhmeje qė nuk do tė jete veēse e mirė, na pėrkujton
angazhimin tonė dhe premtimet tona.
-
Pa tė, pa kėmbėnguljen e tij, pa rezistencėn e refuzimit tė tij,
nuk do tė kishte sot as Kosovė as shpresė sė lirisė pėr tė. Ai
ishte njė erudit, mė me dėshirė autokrat, i paparashikueshėm dhe
fleksibėl njėkohėsisht, njeri i dialogut, luftėtar kėmbėngulės,
shumė popullor dhe megjithatė izoluar, gjithnjė i sjellshėm, aq
sa druajtja e tij, kultura e tij e thellė dhe maturia e bėnin
ndonjėherė krenar.
-
-
Dhe afėr tij kaloi Historia.
-
Paris, 24 janar 2006
-
(*Autori ėshtė profesor nė CNAM,
themelues i Mjekėve tė Botės, ka qenė pėrfaqėsues i lartė i
Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė)
|
|