|
25
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (24.01.2006) -
Linda Karadaku-Ndou
Shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Filip Goldberg, nė njė
intervistė dhėnė Zėrit tė Amerikės tha se Kosova pa presidentin
Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė
tjetėr, por njerėzit kėtu do ta respektojnė shumė trashėgiminė e tij
dhe do tė shkojnė pėrpara me idetė qė u la ai.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Goldberg, presidenti Rugova ishte mik
i Shteteve tė Bashkuara dhe ju e keni mbėshtetur aq shumė. Cili
ėshtė boshllėku qė la ai nė Kosovė me vdekjen e tij?
Ambasadori
Goldberg:
Presidenti Rugova ishte symbol i Kosovės nė gjithė botėn, ishte edhe
simbol nė Kosovė, mund ta shohėsh kėtė nga grupet e shumta tė
njerėzve qė kalojnė para trupit tė tij, nė ndėrtesėn e Parlamentit.
Ata
po e bėjnė kėtė me dinjitet dhe respekt shumė tė madh dhe dashuri
shumė tė madhe. Ėshtė njė pjesėmarrje e jashtėzakonshme. Mendoj se
Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme,
politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr, por njerėzit kėtu do ta
respektojnė shumė trashėgiminė e tij dhe do tė shkojnė pėrpara me
idetė qė u la ai. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Rugova mbante tri pozita shumė tė rėndėsishme.
Ishte kryesues i grupit negociator, president i Kosovės dhe
udhėheqės i partisė mė tė madhe nė vend, Lidhjes Demokratike. Si
mendoni se do tė plotėsohen kėto vende, veēanėrisht kryesuesi i
grupit negociator dhe i presidentit?
Ambasadori
Goldberg:
Pa dashur tė diskutoj shumė pėr politikėn sepse kjo ėshtė kohė zie
kur duam thjeshtė ti bėjmė nderimet presidentit Rugova dhe familjes
sė tij, mund tė them se vizioni i tij pėr tė ardhmen ishte shumė i
lidhur me procesin e statusit pėrfundimtar. Dhe ēdo gjė qė do tė
bėhet nė periudhėn qė pason, duhet marrė parasysh procesin e
statusit pėrfundimtar, jo vetėm pėr tė mirėn e tė gjithė popullit tė
Kosovės, por edhe nė kujtim tė presidentit Rugova.
Kjo
do tė thotė se kushdo qė do tė bėhet president i Kosovės, (dhe tani
nuk ka president, do tė duhet tė vendoset se cili do tė jetė
presidenti tjetėr), procesi do tė ndihmohet nga ajo zgjedhje.
Procesi i negociatave pėr statusin pėrfundimtar do tė vazhdojė nga
grupi i unitetit, nga grupi negociator qė ngriti presidenti Rugova
si njė nga veprimet e tij tė fundit si president dhe tė cilin e
udhėhoqi aq mirė.
Ky
proces do tė vazhdojė, sepse ėshtė nė interes tė tė gjithė njerėzve
kėtu dhe sepse do tė nderojė kujtimin e tij sepse kjo ėshtė ajo qė
ishte mė e rėndėsishme pėr tė, e ardhmja e Kosovės. Kjo do tė thotė
se duhet tė jetė njė grup uniteti, njerėzit duhet tė bėhen bashkė
dhe shpresoj se vdekja e presidentit Rugova do tė ndihmojė dhe do ta
bėjė mė solid kėtė unitet edhe pse ai nuk ėshtė kėtu pėr tė
ndihmuar, pėr ta udhėhequr.
Zėri i
Amerikės:
A prisni negociata shumė tė vėshtira apo tė vėshtira
pėr kėto dy pozita, atė tė kryesuesit tė grupit negociator dhe tė
presidentit?
Ambasadori
Goldberg:
Nuk dua tė flas pėr politikė pėr momentin, por ajo qė mendoj ėshtė
se kryesuesi i grupit negociator, siē u ngrit nga presidenti Rugova,
ėshtė presidenti i Kosovės. Nuk ka president tė Kosovės, dhe mendoj
se do tė ishte shumė mirė nėse pas zisė zyrtare, fillon procesi pėr
tė zgjedhur njė president tė ri, sepse ėshtė shumė e rėndėsishme,
pėr tė ardhmen dhe kujtimin e dr.Rugovės.
Ai
luajti njė rol unik, ai ėshtė i pazėvendėsueshėm nė kaq shumė
mėnyra, si udhėheqės, si symbol dhe si njė figurė e madhe pėr botėn
dhe popullin e Kosovės. Por ajo qė mund tė bėhet ėshtė qė kujtimi i
tij tė nderohet duke e ēuar kėtė proces pėrpara, nė tė cilin ai
besonte kaq shumė.
Kjo
mund tė bėhet pėrmes zgjedhjes sė njė personi konsensual, dikush qė
do ti bashkojė njerėzit, veēanėrisht nė atė grup negociator, nė
mėnyrė qė tė mbahet takimi i Vjenės, procesi tė shkojė pėrpara, nė
mėnyrė qė tė mos humbet kohė, sepse mendoj se kjo do tė ishte gjėja
e fundit qė do tė kishte dashur presidenti Rugova. //rd//
|