|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

Bob Dole: Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova ėshtė bėrė tashmė “njeriu i epokave”

 
 

 

24 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (22.01.2006) - U dėshpėrova thellėsisht kur mėsova lajmin pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovės.

Dr. Rugova ishte njė njeri i madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės pėr njė shtetet sovran, tė pavarur dhe tė njohur nga komuniteti ndėrkombėtar.

Ka qenė privilegj pėr mua tė punoja nė aspektin profesional me Dr. Rugovėn dhe ta konsideroja atė njė nga miqtė e mi mė tė ngushtė gjatė rreth dy dekadave qė kur u njoha me tė.

Mendja dhe zemra ime ėshtė nė kėto momente me familjen e tij dhe me gjithė Kosovėn.

Pėrpjekja e madhe e Presidentit Rugova pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės ka tė njėjtat pėrmasa me fushatat e ngjashme paqėsore dhe historike tė Mahatma Gandidit, Nelson Mandelės dhe Martin Luther Kingut.

Ashtu si presidenti amerikan, Abraham Lincoln, Presidenti Rugova ėshtė bėrė tashmė “njeriu i epokave”.

Gjatė muajve tė fundit, Dr. Rugova e luftoi kancerin me tė njėjtin dinjitet dhe qėllim.

Megjithėse ai e humbi kėtė betejė, ėndrrat e tij pėr Kosovėn do tė realizohen sė shpejti.

Prandaj dhe familja e miqtė e zotit Rugova mund tė gjejnė edhe rehati kur e dinė se dashurin e tij e sinqertė dhe e pamasė pėr Kosovėn do tė mbijetojė.

Ėshtė shpresa ime e madhe se administrata amerikane, negociatorėt ndėrkombėtarė dhe udhėheqėsit e tjerė tė Kosovės do tė respektojnė vizionin e zotit Rugova, duke ndjekur njė proces pėr statusin pėrfundimtar politik tė Kosovės qė do tė ēojė nė sovranitetin e Kosovės, njohjen nga komuniteti ndėrkombėtar dhe shtetin e pavarur plotėsisht dhe pa kushte me njė vend nė Kombet e Bashkuara nė vitin 2006.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.