|
-
23
janar 2006 /TN
-
-
Shkruan: Engjėll Koliqi, Itali
-
I dashur President,
-
Sė pari falėnderoj Zotin qė kombit tonė ia dhuroi njė njeri tė
madh me emrin IBRAHIM RUGOVA!
Me bindje tė plotė mendore e shpirtėrore vlerėsoj se nė
ranglistėn e personaliteteve tė mėdha tė Kombit
-
-
Shqiptar je dhe mbetesh gjithmonė nė
vendin e tretė:
-
1. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu
-
2. Gonxhe Bojaxhiu Nėna Tereze
-
3. Ibrahim Rugova
-
...
Mbas kontributit tė madh shkencor, nė lėmin e letrave shqipe,
mrekullisht vullneti Yt u ngjit me vullnetin e Zotit, qė nė
periudhėn shumė tė vėshtirė dhe vendimtare pėr kombin tonė, pėr
kombin e ndarė padrejtėsisht nga interesat dhe turpet e
diplomacive ndėrkombėtare, ti pėrkushtohesh kombit, nė luftėn
vendimtare pėr jetėsimin e aspiratave tona kombėtare tė drejta
dhe tė natyrshme.
-
-
Nė kėtė luftė, megjithė rreziqet e
panumėrta ke ditur ta zgjedhėsh rrugėn e paqes dhe tė dashurisė
njerėzore dhe me njė diplomaci gjithmonė tė pėrkryer i ke
ngushtuar tė gjitha qarqet e diplomacive botėrore dhe tė
qendrave arbitrare ndėrkombėtare, qė me pamundėsinė e gjetjes mė
tė hapėsirave tė manipulimit me fatin e popullit tonė veē janė
pėrgatitur ta shpallin aktin final tė njohjes sė Pavarėsisė sė
Kosovės, fryt e angazhimit tėnd tė pandalshėm dhe tė palodhshėm,
me dashuri tė madhe pėr popullin tėnd, pėr paqen dhe mirėqenien
njerėzore, tė veshur gjithmonė me dashuri tė mirėfilltė.
-
-
Akti i madh do tė shpallet sė
shpejti, por ne do tė kremtojmė me lot nė sy. Megjithatė
krenaria nuk do tė na mungojė, sepse Ti shpirtėrisht do tė jesh
me ne nė kremte dhe nė ēdo hap tė jetės sonė.
-
-
Trupi Yt do tė prehet nė qetėsi nė
dheun e Kosovės sė Lirė tė pavarur dhe sovrane, ēfarė e ke
dashur gjithmonė dhe pėr ēka e ke pėrgatitur, kurse shpirti Yt
do tė frymojė gjithmonė nė zemrat tona dhe me shembullin tėnd qė
na mėsoi njė dashuri shenjtėrie, ne do tė ecim ballėhapur dhe do
ti pėrballojmė tė gjitha sfidat dhe pengesat qė na sjell jeta.
-
Zotohemi President i Dashur, me mėsimet tua do tė jemi gjithmonė
shembull i mirė nė familjen e madhe tė kombeve evropiane, me
dashuri tė mirėfilltė njerėzore qė burimin e ka nė traditat e
shenjta arbėrore!
-
Lavdi e pėrjetshme Veprės Kolosale dhe tė Shenjtė tė Presidentit
tė Kosovės Ibrahim Rugova!
Zoti e bekoftė trupin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova
dhe Tokėn e Kosovės deri nė pėrjetėsinė e amshuar!
Zoti e bekoftė shpirtin e Ibrahim Rugovės, tė shndritur nė
amshim me vezullima shenjtėrie!
-
Zoti e bekoftė Familjen Rugova!
-
Zoti e bekoftė Kosovėn dhe popullin
e saj!
-
Zoti e bekoftė mbarė Kombin
Shqiptar!
-
Me kujtim tė pėrhershėm dhe me krenari qė tė njofta nga afėr.
|
|