|
-
Nju
Jork, 23 janar 2006 /TN /QIK
- Federata Panshqiptare e Amerikės VATRA nėpėmje njė deklarate
shprehet se lajmi i vdekjes sė parakohshme tė Presidentit tė
Kosovės dr. Ibrahim Rugova i ka hidhėruar e tronditur
thellėsisht.
-
"E dinim qė doktor Rugova vuante nga njė sėmundje e
pashėrueshme, por ne, si gjithė shqiptarėt kudo nė botė,
luteshim e mbaheshim me shpresė se ai do tė jetonte edhe ca kohė
pėr tė vazhduar nė krye tė Grupit Negociator dhe pėr tė arritur
idealin e tij tė lartė, realizimin e pavarėsis sė Kosovės.
-
Vdekja e Presidentit Rugova nė kėtė kohė tepėr kritike pėr tė
ardhmen e Kosovės ėshtė njė fatkeqėsi e madhe pėr kombin
shqiptar. Ai ishte i pazavendėsueshm. Kėto janė ditė zie pėr ne
shqiptarėt.
-
Na mbetet vetėm tė shpresojmė se pėrfaqėsuesit e Kosovės do tė
gjejnė frymėzim nė shembullin e tij dhe do tė veprojnė me urti e
pėrgjegjėsi atdhetare e politike, nė harmoni me njėri tjetrin,
nė mbėshtetje tė kėrkesave tė drejta tė popullit tė Kosovės.
-
U shprehim ngushėllimet tona vėllazėrore familjes sė Presidentit
Rugova, udhėheqjes shtetėrore dhe gjithė popullit tė Kosovės",
thuhet nė deklaratėn e Federatės Panshqiptare tė Amerikės VATRA
me seli nė Nju Jork.
|
|