|
-
23
janar 2006 /TN
Lidhja Shqiptare e Prizrenit
-
(Albanin League of Prizren)
-
Nju Jork, ShBA
-
-
Telegram Ngushėllimi popullit martir tė Kosovės dhe familjes sė
tė ndjerit Dr. Ibrahim Rugovės
-
-
Populli i Kosovės humbi
-
birin e madhė dhe Ballkani Gandin e papėrsėritshėm
-
Ne mėrgimtarėt e hershėm nė SHBA, tė mbledhur sot mes dhimbjes
dhe pikėllimit tė madh pėr humbjen e burrit tė madh tė shtetit
tonė Dr. Ibrahim Rugovės, formulojmė ngushėllimet mė tė sinqerta
pėr kėtė bir tė madh tė tė gjithė kombit shqiptar dhe gjithė
shqiptarėve kudo nė botė.
-
-
Dr. Ibrahim Rugova, ky Gandhi i shqiptarėve udhėhoqi pėr dy
dekada me vendosmėri, pėrkushtim, menēuri dhe guxim pėrpjekjen e
madhe tė qytetarėve tė shtypur tė Kosovės pėr liri. Ai gjithnjė
luftoi pėr Pavarėsinė e plotė tė vendit tė tij, si njė burrė i
madh shteti, duke pėrdorur armen e Paqes dhe tolerancės pėr
arritjen e fitores sė popullit tė tij pėr Liri.
-
Dr. Ibrahim Rugova, u nda nga tė gjithė ata qė e deshėn dhe e
respektuan aq shumė, por jeta, shpirti, vepra e tij shndėrrohen
nė dritė frymėzimi e thirrje tė fuqishme, pėr qytetarėt e
Kosovės, pėr tė vazhduar tė bashkuar veprėn e tij tė ndritur,
pėr tė ēuar pėrpara Kosovėn si njė shoqėri demokratike tė lirė,
tė pavarur, tė integruar nė Bashkimin Europian e NATO.
-
-
Nė
emėr tė anėtarėve dhe Kryesisė sė Lidhjes Shqiptare te
Prizrenit nė ShBA, ju shprehim popullit liridashės tė Kosovės,
bashkėshortes, fėmijėve tė Presidentit Dr. Rugova, ngushėllimet
mė tė sinqerta, ndajmė me ju dhimbjen dhe zinė, lutem me ju, qė
Shpirti i tij i Madh tė gjejė Paqen e merituar dhe tė frymėzojė
qytetarėt e Kosovės, pėr bashkimin nė realizimin e plotė tė
veprės sė tij tė madhe, Kosovės tė Pavarur evropiane tė ndėrtuar
mbi Paqen, Tolerancėn, bashkėjetesėn e qytetarėve tė barabartė
para ligjit.
-
-
Qoftė i pėrjetshėm kujtimi dhe vepra e madhe e pavdekshme e Dr.
Ibrahim Rugovės!
-
Sekretari i
Pėrgjithshėm
-
i
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė ShBA
-
Tomė Mrijaj
|
|