|
23
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (22.01.2006) -
Edhe komuniteti shqiptaro
amerikan e priti me pikėllim vdekjen e zotit Rugova. Eksperti i
ēėshtjeve shqiptare, Profesor Nikollas Pano, e cilėsoi humbjen e
Ibrahim Rugovės si njė tragjedi tė madhe pėr familjen e tij si edhe
pėr mbarė popullin e Kosovės.
Kjo, tha
Profesor Pano nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės, ėshtė njė
ngjarje qė mund tė ketė ndikim tė madh mbi procesin e bisedimeve pėr
statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Ibrahim Rugova, tha Profesor Pano, ishte simboli i lėvizjes sė
shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi. Ai ishte njė udhėheqės
revolucionar, qė mund tė krahasohet me Mahatma Gandin e Indisė dhe
Martin Luther Kungun nė Shtetet e Bashkuara.
Rugova ishte njė udhėheqės qė kėrkonte arritjen e objektivave tė tij
politike me rrugė paqesore dhe kjo i siguroi atij mbėshtetje dhe
respekt tė madh nė komunitetin ndėrkombėtar.
Profesor Pano tha se nė njė farė mėnyre, vdekja e Rugovės i kujton
vdekjen e parakohshme tė Martin Luther Kingut. Sikurse Martin Luther
Kingu, Rugova pati njė ėndėrr; ėndėrra e tij ishte Kosova e pavarur
dhe sikurse Martin Luther Kingu, Ibrahim Rugova nuk jetoi pėr tė
parė realizimin e ėndrrės sė tij. Nė kėtė pikėpmaje theksoi zoti
Pano, kjo ishte njė tragjedi e madhe.
Eksperti i ēėshtjeve shqiptare tha se ndikimi i menjėhershėm i
vdekjes sė Rugovės do tė jetė njė vonesė nė bisedimet mbi statusin
pėrfundimtar. Do tė jetė e nevojshme qė delegacioni i Kosovės nė
bisedime tė plotėsohet, por zoti Pano tha se nuk mendon qė do tė
ketė ndryshime nė qendrimin e pėrgjithshėm politik, pasi anėtarėt e
delegacionit janė me tė vėrtetė tė bashkuar nė tė gjitha pikat,
kryesisht pėrfaqėsimi i vullnetit tė popullit tė Kosovės, i cili
kėrkon pavarėsinė.
Profesor Pano tha se ēėshtja tani ėshtė tė zgjidhet pasardhėsi i
zotit Rugova, i cili ishte edhe simboli i unitetit tė popullit tė
Kosvės dhe shtoi se ēėshtja sesa do tė vonohen negociatat pėr
statusin pėrfundimtar mund tė varet shumė nga negociatat pėr
gjetjen e njė pasardhėsi tė Rugovės.
Megjithatė, ai nuk parashikon ndonjė krizė politike nė Kosovė:
Mendoj se do tė ishte gabim i madh sikur udhėheqėsit e partive tė
ndryshme politike tė Kosovės tė angazhohen nė kėtė kohė nė grindje
tė parėndėsishme politike apo luftė pėr pushtet. Ajo qė duhet tė
ndodhė nė Kosovė, tha Profesor Pano, ėshtė tė hapen diskutimet midis
grupive tė ndryshme politike nga tė cilat tė dalė njė udhėheqės i
pranueshėm pėr tė gjithė.
Ai
tha se ėshtė me rėndėsi qė populli i Kosovės tė tregohet i qetė dhe
i pėrmbajtur nė kėtė periudhė kritike kalimtare tė historisė sė tij.
Ėshtė qenėsore, shtoi profesor Pano, qė tė gjithė nė Kosovė ta
kuptojnė gjendjen kritike nė tė cilėn nodhet Kosova dhe populli si
edhe udhėheqėsit e tij politikė tė mos bėjnė asgjė qė do tė largonte
vėmendjen nga objektivi pėrfundimtar, zhvillimi i negociatave qė
shpresohet tė ēojnė nė pavarėsinė e Kosovės.
Edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr Nju Jorkun me
rrethe, Marian Cubi, i cili shėrben tani si nėnkryetar i degės,
shpehu pikėllim tė thellė pėr vdekjen e zotit Rugova. Vdekja e
Ibrahim Rugovės, tha zoti Cubi, ėshtė njė humbje e rėndė pėr
Kosovėn dhe mbarė kombin shqiptar. Ai ia pėrkushtoi gjithė jetėn
lirisė e pavarėsisė sė Kosovės si edhe demokratizimit shqipėtar nė
gjirin evropian dhe me miqėsinė e pėrhershme me Shtetet e
Bashkuara.
Kryetari Rugova, tha zoti Cubi, na mėsoi sesi tė orientohemi
politikisht dhe shpirtėrisht qė tė bindim botėn pėr lashtėsinė tonė,
autoktoninė tonė dhe vlerat tona historike e tradicionale.
As
zoti Cubi nuk pajtohet me zėrat se vdekja e Rugovės do tė pasohet me
njė krizė politike nė Kosovė: Mendoj se veprimtaria e tij ka ēuar
nė krijimin e njė mjedisi ku tė mos ketė kriza e vėshtirėsi, tė mos
ketė dyshime pėr vazhdimsinė politike dhe tė pėrpjekjeve pėr
zgjidhjen e statusit pėrfundimtar.
Ėshtė e kuptueshme, shtoi zoti Cubi, se personaliteti i Rugovės dhe
aftėsitė e tij nuk mund tė zėvendėsohen, por vepritaria,
bashkėpunimi dhe duresa e tij kanė ēuar nė organizimin dhe krijimin
e institucioneve tė themelta tė afta pėr ta udhėhequr popullin nė
rrugėn e duhur.
|