|
-
Prishtinė,
23 janar 2006 /TN /QIK
- Nė njė ceremoni tė shkurtėr tė mbajtur sot nė Zyrėn e SHBA-ve
nė Prishtinė, shefi i misionit Philip Goldberg udhėhoqi uljen e
flamurit amerikan nė gjysmėshtizė pėr tė nderuar Presidentin e
ndjerė tė Kosovės Ibrahim Rugova.
-
-
"Tė shtunėn, kur dėgjova pėr
vdekjen e Presidenti Rugova, thashė se Kosova ka humbur njė
udhėheqės tė madh. Por, ne nė SHBA humbėm njė mik tė madh dhe tė
pėrkushtuar", u shpreh Golberg.
-
"Nė botė nuk ka shumė udhėheqės apo popuj tė cilėt kanė aq shumė
dashuri dhe respekt pėr Shtetet e Bashkuara sikur qė pati
Presidenti Rugova dhe ka populli i Kosovės.
-
-
Dhe si rrjedhojė e respektit pėr tė,
respektit pėr miqėsinė e tij me Shtetet e Bashkuara dhe
respektit pėr popullin e Kosovės, unė e ndjej se ėshtė shumė e
qėlluar qė edhe ne tė lėshojmė flamurin amerikan nė gjysmėshtizė
gjatė kėsaj periudhe tė zisė.
-
-
Kjo ka njė domethėnie tė madhe pėr
ne dhe jam i sigurt se do tė ketė edhe pėr popullin e Kosovės
gjithashtu", theksoi z.Goldberg, ndėrsa ulej flamuri i SHBA-sė
nė gjysmėshtizė nga komandanti i njėsisė sė Marinės sė SHBA-ve.
-
"Presidentin Rugova e njoha shumė mirė gjatė kėtij njė viti e
gjysmė tė fundit. Pėr herė tė parė e takova para njėmbėdhjetė
viteve nė Uashington, dhe pėrveē asaj qė ai bėri si udhėheqės
dhe me tė vėrtetė si njė simbol i Kosovės pėr botėn unė e
njoha atė edhe si njė njeri shumė tė kėndshėm dhe tė pėrzemėrt.
-
-
Dhe mendoj se tani do tė ishte e
drejtė qė, gjersa dėshirojmė dhe lutemi qė shpirti i tij tė
pushojė nė paqė, tė ndalemi pėr njė ēast para se tė largohemi
nga kjo kohė shumė e ftohtė - dhe tė mbajmė njė minutė heshtjeje
nė pėrkujtim tė tij, dhe pėr njė tė ardhme tė ndritur kėtu, dhe
pėr tė mbajtur nė mend kėtė mik tė madh tonin", theksoi
z.Goldberg, duke nderuar sė bashku me punonjėsit e Zyrės sė SHBA-ve
po mbanin njė minutė heshtje.
|
|